Sëmundja vdekjeprurëse viktoriane bën një rikthim të tmerrshëm
Rastet e dyshuara të kolerës kanë arritur pothuajse në...

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, do vizitojë Izraelin dhe Jordaninë gjatë kësaj jave, teksa lufta e Izraelit në Rripin e Gazës dhe kritikat ndërkombëtare po intensifikohen.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së njoftoi të mërkurën se Blinkeni do të niset prej Uashingtonit të enjten dhe do të jetë në Izrael dhe Jordani të premten, dhe se ndalesa të tjera në Lindjen e Mesme janë të mundshme për të.
Blinkeni e kishte vizituar Izraelin pak pas sulmit të Hamasit në qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor. Ai udhëtoi tri herë në Izrael dhe në gjashtë vende arabe gjatë saj vizite.
Jordania njoftoi të mërkurën se e ka tërhequr ambasadorin e vet në Izrael dhe se nuk do ta lejojë ambasadorin e Izraelit në Jordani të kthehet në vend. Ajo tha se nuk do t’i ndryshojë këto vendime derisa të përfundojë konflikti në Gazë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se Blinkeni do ta nënvizojë përsëri mbështetjen e administratës Biden për të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur, por, gjithashtu, do ta theksojë rëndësinë e minimizimit të viktimave civile dhe të garantimit se ndihmat humanitare arrijnë tek palestinezët e pafajshëm në Gazë.
Sigurimi i lirimit të qindra pengjeve që po mbahen nga grupi militant Hamas në Gazë, lehtësimi i kalimit të palestinezëve me pasaporta të huaja dhe të huajve nga Gaza në Egjipt, si dhe parandalimi i shpërthimit të një lufte më të gjerë rajonale, do të jenë çështje kyçe në agjendën e tij, tha Miller.
Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, i bënë thirrje të martën Kongresit amerikan t’u dërgojnë ndihma menjëherë Izraelit dhe Ukrainës, duke argumentuar se mbështetja e gjerë e ligjvënësve amerikanë për ndihmat do të dërgonte sinjal të fuqishëm për kundërshtarët në të gjithë botën.
Austin dhe Blinken dëshmuan më 31 gusht para Komisionit për Ndarje Buxhetore të Senatit, derisa Kongresi po e shqyrton kërkesën e presidentin amerikan, Joe Biden, për 105 miliardë dollarë ndihma emergjente për Ukrainën, Izraelin dhe sigurinë kufitare të SHBA-së.
Mbi 8.500 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, shumica gra dhe të mitur, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në Gazë të martën, pa bërë dallim në mesin e civilëve dhe luftëtarëve të vrarë. Kjo shifër nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.
Mbi 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të Hamasit. Militantët po ashtu kanë rrëmbyer afër 240 persona, sipas autoriteteve izraelite./ REL
Rastet e dyshuara të kolerës kanë arritur pothuajse në...
Ish-Ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut...
Me sulmet e përditshme të forcave izraelite në javët e fun...
Gjykatësit hetues francezë të mërkurën vunë nën hetim ...
Kur Donald Trump u bë president në vitin 2017, ai ia kaloi...
Ukraina tha të mërkurën se 118 qytete dhe fshatra u bombar...
Bullgaria ka dëbuar një gazetar rus. Shkak për dëbimin...
Autoritetet dhe organizatat e shoqërisë civile në shumë ve...
Jordania ka tërhequr ambasadorin e saj në Izrael. Lajmi ës...
Udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollah Ali Khamenei u bë...
Gjykata e Lartë në Bjello Pole ka liruar nga paraburgimi s...
Një virus që shkakton ethe hemorragjike u zbulua për herë ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur sot zg...
Të mërkurën, Prokuroria e Dhomave të Specializuara po ...
Shtetet e Bashkuara dhe vendet të tjera po analizojnë ...
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë një bil...
Autoritetet e Pakistanit u kanë dhënë kohë 1.7 milionë...
Senatorë nga të dy partitë politike shprehën dyshime të ma...
Bolivia është bërë vendi i parë që ndërpreu lidhjet me...
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ai i Shtetit Antony...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...