web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Altin Ndoci në dosjen “Plumbi i Artë”/ Klodiana Lala: Akuzohet për vrasje dhe plagosje në vitin 2019

2026-01-15 16:03:00, Aktualitet CNA

Altin Ndoci në dosjen “Plumbi i Artë”/ Klodiana Lala:

Gazetarja Klodiana Lala ka ndarë sot detaje lidhur me shtyrjen e seancës së dosjes “Plumbi i Artë”, ku pjesë e procesit është edhe Altin Ndoci.

Në një dalje televizive, Lala u shpreh se në këtë dosje, Ndoci akuzohet për vrasje dhe plagosje të kryera në vitin 2019.

Sipas gazetares, arratisja e Ndocit u bë shkak jo vetëm për shtyrjen e seancës, por do të vijojë me disa procedura të tjera, teksa ndaj tij ekzistojnë dëshmi për disa krime.

“Altin Ndoci duhet të paraqitej sot në Gjykatën e Posaçme për proces për përballje me drejtësinë, por nuk u paraqit për shkak të arratisjes. Në dosjen “Plumbi i artë” ai akuzohet për vrasje dhe plagosje në 2019. Viktimat ishin armiq të organizatës së Çopjave, kryesisht në aktivitetin e trafikut të narkotikëve në Amerikën latine, por edhe në kuadër të ngjarjeve kriminale në Elbasan dhe më gjerë. Por Ndoci nuk u paraqit sepse u arratis, avokati shpjegoi disa detaje. Gjykata do i drejtohet Policisë së Shtetit për informacion, nëse ky person është zyrtarisht në arrati dhe i kërkuar. GJKKO do presë shkresën e Policisë për Ndocin. Avokatët kanë bërë ironi në proces për rastin për shkak të situatës së dosjes, sepse ata po përpiqen të rrëzojnë dëshminë e të penduarit Nuredin Dumani. Ka një përplasje të ashpër në këtë proces. Nga hetimet e deritanishme për rastet e para Ndoci nuk doli i përfshirë në dy ngjarjet, por u hetua për të paktën 4 vrasje të tjera në lidhje me dosjen “Plumbi i artë”. Sipas dëshmisë së Dumanit ai kishte kryer vrasjen e Andi Zylyfit dhe të paktën 4 vrasje të tjera që janë nën hetim, por tani ndodhi arratisja”,-tha gazetarja./CNA





Lajmet e fundit nga