web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

SKANDALOZE/ Alfred Peza u vendos orar punonjësve të RTSH se kur do të hanë

2024-03-15 11:44:00, Aktualitet CNA
SKANDALOZE/ Alfred Peza u vendos orar punonjësve të RTSH se kur do
Alfred Peza

Drejtori i RTSH-së, Alfred Peza nuk ndalet me urdhrat dhe shkresat që u dërgon punonjësve të këtij institucioni, të cilët muajt e fundit i ka terrorizuar. 

Shumcën e tyre e ka shkarkuar, por edhe ata që kanë ngelur apo që ka emëruar vetë, i "bombardon" çdo ditë me e-maile dhe urdhra, mënyrë kjo për të përmbushur tekat e veta. 

Së fundmi, Peza ka dhënë urdhër që të gjithë punonjësit e RTSH-së të konsumojnë ushqimin nga ora 11:30-13:30. Në e-mail saktësohet se në ambientet e RTSH-së është krijuar një ambient i posaçëm bar-kafe si dhe një ambient i përshtatur për të konsumuar ushqim. 

Ai u ka vënë edhe orar punonjësve se kur duhet të konsumojnë kafe, në mënyrë që të mos cënohet puna në zyrë.

Këto ngjajnë me urdhra komunizimi që mesa duket Peza nuk ka mundur të ndahet nga ato. /CNA 

SKANDALOZE/ Alfred Peza u vendos orar punonjësve të RTSH se kur do

SKANDALOZE/ Alfred Peza u vendos orar punonjësve të RTSH se kur do





Lajmet e fundit nga