web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kontrollet e SPAK/ Në pranga edhe dy miqtë e Evis Berberit

2024-03-14 09:36:00, Aktualitet CNA

Kontrollet e SPAK/ Në pranga edhe dy miqtë e Evis Berberit

Pas arrestimit të Evis Berberit kreut të ARRSH-së, janë vënë në pranga dhe dy miqtë e tij, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Këta të fundit janë administratrorë të kompanisë B-VAAL, ENG-10, tani DAAM.

Berberi ka qenë administrator tek kjo kompani para se të merrte detyrën, ku ka dhënë dorëheqjen në 1 shkurt të 2019.

Në 2021 administratori i kësaj kompanie u emërua Ervis Lami, i cili është dhe aktualisht.

Ndërkohë 100% të aksioneve i ka Valter Begaj, ndërsa Evis Berberi nuk figuron të ketë aksione në këtë kompani./ CNA





Lajmet e fundit nga