web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FAKTI/ Mediat e inceneratorëve cenurojnë opozitën

2024-03-15 11:29:00, Aktualitet CNA

FAKTI/ Mediat e inceneratorëve cenurojnë opozitën

Disa nga mediat proqeveritare në vend, apo që janë paguar nga inceneratorët cenusojnë konferencat e opozitës. Për ata që duan të kuptojnë se kush janë mediat e blera, situata duket qartë në fotot e mëposhtme. 

Shumica e televizioneve informative si, News 24 e Irfan Hysenbelliu, Ora News e Xhemal Pasmaçiut, Report Tv e Carlo Bollinos nuk futën live konferencën e PD, ku nga selia blu u njoftua se do të bëhej një kallëzim në SPAK për aferën korruptive me Eko-Park në Durrës, në zonën e Porto Romanos. 

Mediat e tallavasë së pushtetit sigurisht nuk mund të transmetojnë konferenca të tilla ku akuzohet qeveria Rama për bashkëpunim me "kokat" e aferës së inceneratorëve. 

Edhe pse PD në konferencë renditi akuzat dhe shkeljet për këtë pojekt, asnjë nga televizionet informative të sipërpërmendura, përfshirë këtu edhe Euronews Albania, nuk e transmetoi live./CNA 

FAKTI/ Mediat e inceneratorëve cenurojnë opozitën

FAKTI/ Mediat e inceneratorëve cenurojnë opozitën





Lajmet e fundit nga