web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksi Elbasan-Qafë Thanë/ Inspektim nga Rama dhe Balluku: Kanë përfunduar 42% e punimeve

2023-08-25 11:54:00, Aktualitet CNA

Aksi Elbasan-Qafë Thanë/ Inspektim nga Rama dhe Balluku: Kanë

Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë inspektuar punimet në aksin Elbasan-Qafë Thanë , pjesë e Korridorit të 8.

Ky aks së bashku me aksin Durrës - Prishtinë - Nish do t’i japë Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje - Perëndim për lëvizjen e mallrave.

Bëhet me dije se deri më tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse.

Gjithashtu ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve./ CNA





Lajmet e fundit nga