web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

70% e shqiptarëve mbështesin Altin Dumanin, Zaloshnja: Në SPAK do shkojë ish-presidenti

2024-04-27 10:52:00, Aktualitet CNA
70% e shqiptarëve mbështesin Altin Dumanin, Zaloshnja: Në SPAK do
Altin Dumani

Në një intervistë televizive, analisti Eduard Zaloshnja u shpreh se 70% e shqiptarëve kanë vlerësim pozitiv për kreun e SPAK Altin Dumani. 

Ai theksoi më tej se në bazë të sondazheve të kryera deri më tani, Dumani ka një mbështetje më të madhe dhe se kryeministri i vendit Edi Rama. 

Ai tha se Dumani ka po dërgon në SPAK zyrtarë të lartë, ku flitet se do të shkojë edhe një ish-president. 

“Thjesht për Altin Dumanin unë nuk kam bërë ndonjë sondazh, njëherë që bëra ishte për personazhet e vitit të kaluar. Kjo është një traditë që bëhet që nga vitet ’20 në Amerikë dhe më rezultoi që Dumani ishte personazhi më i vlerësuar nga publiku shqiptar krahasuar me Edi Ramën që kishte gjysmën e përkrahjes së tij. Ka qenë i vetmi sondazh kur unë kam pyetur në mënyrë specifike me emër. Për SPAK kam bërë 2-3 sondazhe këto kohët e fundit. Përkrahja aktualisht është 70% për publikun shqiptar brenda Shqipërisë. Po flas për 2 mln banorë të rritur që nga sondazhet online apo të barometrit, duke i mesatarizuar kuotat e tyre, jemi te niveli 70% që kanë opinion pozitiv për punën e SPAK. Njerëzit e thjeshtë shohin se SPAK po lëviz sepse më para kapte ndonjë zyrtar të vogël aty këtu, gjatë këtyre 3 viteve të fundit po çon në gjykatë njerëz të rëndësishëm, flitet që do çojë një ish-president dhe ish-kryeministër tjetër. Nga ç’po thuhet, se njerëzit e thjeshtë nuk janë juristë, përshembull sondazhin nga Konispoli në Vermosh morëm njerëz të thjeshtë sipas vendit, moshës, gjinisë. Duke e përmbledhur, këta njerëz të thjeshtë duke ndjekur lajmet, 70% e tyre sot kanë vlerësim pozitiv për punën e SPAK. Ardhja e Dumanit e ka rritur ritmin e punës në SPAK”, tha Zaloshnja./CNA 





Lajmet e fundit nga