Armë, kokainë dhe cannabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është shprehur se nuk ka asnjë urgjencë në kërkesën e PD-së për të diskutuar në parlament për investigimin e "RAI 3".
Kryeministri theksoi se fillimisht duhet thënë e gjithë e vërteta në italisht dhe pastaj t’i vijë radha opozitës.
Rama shkruan se “kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët pa diskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund.”
“Po nëse nuk fliska dot kryeministri i Shqipërisë me një drejtor të RAI-t se cënoka lirinë e atyre që cënuan dinjitetin e vendit dhe institucioneve tona, duke censuruar komplet fjalët e të akuzuarve pa asnjë provë e asnjë fre, e pastaj duke i akuzuar se nuk kishin thënë asnjë fjalë, kush do të flasë në emër të dinjitetit të këtij vendi e të së drejtës elementare të çdo shqiptari (qoftë edhe të shqiptarit më të keq, që nuk është fare rasti), për të mos u denigruar publikisht nëpër botë pa i dhënë as mundësinë të mbrohet?
Apo do flasin xhahilët e çingijet e Shqipërisë dhe ahengxhinjtë e tyre të klubeve televizive të natës, të cilët kur Shqipëria goditet në një media të huaj e kanë festë e shtrojnë gosti me tava plehrash përpara shqiptarëve, se edhe i gënjen mendja gjynahqarët e paudhë që do ta çojnë miletin në këmbë për muhabetet që qelbin vetë!
Shkurt llafi, s’ka asnjë urgjencë për një poshtërim të radhës të parlamentit të Shqipërisë me një interpelancë të kërkuar nga autorët e prapaskenës së asaj shfaqjeje të shëmtuar në dëm të krenarisë legjitime të çdo shqiptari për Shqipërinë, e në radhë të parë të shqiptarëve që jetojnë me nder e krenari sot në Itali, pasi kanë kaluar një kalvar të tërë poshtërimesh nga artikuj, emisione e gjasme investigime të tilla në të shkuarën e errët të shtypit italian e sidomos të RAI-t ndaj Shqipërisë.
Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund. Kështu që xhahilët, çingijet e ahengxhinjtë e tyre, le të vazhdojnë tallavanë e tyre me dollitë e gëzimit për denigrimin e Shqipërisë në atë emision skandaloz dhe le të mbrojnë Italinë e lirinë e RAI-it nga ndërhyrjet e mia, se helbete si njerëz pa atdhe që janë, punojnë për çdo të huaj që me qëllim apo nga padija është gati ta denigrojë Shqipërinë, duke nxjerrë në mexhelise jashtë kufijve tanë plehrat e shtëpisë së këtyre këtu”, shkruan Rama./ CNA
Prime Minister Edi Rama, in a long reaction on the "X"...
The fourth protest lasted two hours in front of the Ti...
At the end of today's protest, Adriana Kalaja of the Allia...
Protesters try to break the police cordon to get inside Ti...
The situation is tense. The General Secretary of PL, Tedi ...
The doors of the City Hall are closed. The citizens, toge...
Numerous police forces were seen today at the next protest...
In addition to flares and smokers, the protesters threw ap...
Qytetarët kanë treguar zemërimin e tyre ndaj korrupsionit ...
The General Secretary of PL, Tedi Blushi, has called on th...
The situation in front of the Municipality of Tirana i...
The well-known actor, Mehdi Malkaj, said during the pr...
Regjisori Edmond Budina ka marrë pjesë sot në protestë...
The political leader of the PD for Tirana, Belind Këlliçi,...
Adriana Kalaja, one of the organizers of the protest in fr...
The head of the FRPD, Besart Xhaferi, has stated that ...
Today, the protest of the Alliance for the Protection ...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Today, the citizens, the opposition and the Alliance for t...
Journalist Elvi Fundo explained this evening, the affa...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
It took more than two years, but now the EU can begin acce...
US President Donald Trump announced that the US military h...
Iran has taken new measures to strengthen the protection o...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...
The labor market has shown worrying trends in early 2026. ...