E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Në tetor kanë rënë çmimet e prodhimeve për herë të parë në dy vjet e gjysmë. Zyra Federale e Statistikave njoftoi të hënën (20.11) se çmimet e prodhimit kanë rënë në tetor mesatarisht me 4.2 për qind krahasuar me muajin e kaluar. "Kjo ishte rënia e parë e çmimeve krahasuar me muajin e mëparshëm që nga maji 2020." Në shtator kishte një rritje të prej 2.3 për qind.
Rënia është një surprizë e madhe. Ekonomistët e anketuar nga agjencia e lajmeve "Reuters" kanë pritur rritje të inflacionit prej 0.9 për qind, krahasur me muajin e kaluar. Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, norma e inflacionit është 34.5 për qind më e lartë, por edhe këtu është shënuar rënie, pasi inflacioni në gusht dhe shtator ka qenë më i larti prej fillimit të matjeve në vitin 1949, me 45.8 për qind krahasuar me një vit më parë.
Këto zhvillime japin shpresë se inflacioni i lartë po arrin gradualisht kulmin e tij. Një rënie spektakolare e çmimeve pas gjithë atyre muajve të rritjes së konsiderueshme të çmimeve nuk pritet. Por ekonomisti i LBBW, Jens-Oliver Niklasch thotë, se "kjo është ndoshta shenja e parë e një lehtësimi ciklik të presioneve nga çmimet." Kjo rënie është pasojë e uljes së kostove për konsumatorët me shumicë.
Çmimet e larta të energjisë nxisin inflacionin
Çmimet e prodhimit reflektohen edhe në çmimet e shitjes së prodhuesit. Përveç çmimeve të shitjes me shumicë dhe çmimeve për mallrat e importuara në Gjermani, ato tregojnë edhe bazën për çmimet e përgjithshme. Të gjitha ato ndikojnë në çmimet e konsumit, mbi të cilat Banka Qendrore Evropiane e mbështet politikën e saj monetare.
Prandaj, çmimet e prodhimit konsiderohen si pararendëse për zhvillimin e kostos së jetesës. Kur prodhuesit rrisin ose ulin çmimet e tyre, kjo zakonisht prek edhe familjet, të paktën pjesërisht. Në statistika, çmimet krijohen që nga dalja e mallit prej portave të fabrikës e deri tek shitja. Në tetor, çmimet e konsumit në Gjermani kanë qenë 10.4 për qind më të larta se një vit më parë, që është norma më e lartë e inflacionit që nga viti 1951.
Arsyeja kryesore për rritjen kaq të lartë të inflacionit në nivel prodhues është energjia, e cila ka kushtuar dukshëm më shumë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë më 24 shkurt.
Çmimet e prodhimit në këtë sektor kanë qenë 85,6 për qind më të larta se në tetor 2021. Nafta e lehtë për ngrohje kushtoi 76,2 për qind më shumë se një vit më parë. Karburantet 30,8 për qind më shumë. Por krahasuar me shtatorin e këtij viti, çmimet e energjisë kanë rënë në sektorin e prodhimit mesatarisht me 10.4 për qind, "kryesisht për shkak të rënies së çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit natyror”, thonë statisticientët.
Ushqimi ka qenë 25.1 për qind më i shtrenjtë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Çmimet në veçanti janë rritur për gjalpin (+66,3 përqind), mishin e derrit (+47,0 përqind), djathin dhe kuarkun (+38,3 përqind) dhe qumështin (+36,1 përqind). Ndërsa kafeja ishte 29.1 për qind më e shtrenjtë se në tetor 2021.
Konsumatorët: Shumë herët për relaksim
"Shifra e sotme është kryesisht pasojë e rënies së çmimeve të energjisë për konsumatorët e mëdhenj. Për konsumatorët e vegjël, pra edhe për familjet private, çmimet e energjisë elektrike dhe gazit vazhduan të rriten edhe në tetor," thekson Jens Oliver Niklasch. "Për konsumatorët privatë, kulmi i inflacionit nuk ka ardhur ende."
Ralph Solveen nga Commerzbank mendon, se shifrat e fundit për uljen e inflaconit në sektorin e prodhimit japin shpresë se as kulmi i normave të inflacionit për çmimet e konsumit nuk është larg. Megjithatë, norma e inflacionit mund të rritet deri në fillim të vitit të ardhshëm, pasi çmimet më të larta të energjisë ndonjëherë arrijnë tek familjet me një vonesë të konsiderueshme. "Por çmimet që tashmë janë në rënie të ndjeshme në nivel prodhues, tregojnë se ky efekt duhet të mbarojë brenda disa muajsh, veçanërisht kur shihen ndërhyrjet e shtetit për frenimin e çmimit të gazit dhe të energjisë elektrike. Kjo do të ulë çmimet vitin e ardhshëm”, thotë Solveen.
Megjithatë, sipas tij, problemi i inflacionit është larg zgjidhjes përfundimtare. "Për shkak se me rritjen më të madhe të rrogave, kompanitë po përballen me një rritje të mëtejshme të kostove, të cilat të paktën pjesërisht do t'ua kalojnë prapë klientëve të tyre. Përveç kësaj, faktorë strukturorë si zhvillimi demografik dhe mungesa e punëtorëve, kostot e dekarbonizimit dhe problemet e globalizimit janë faktorë që mund të ndikojnë në rritjen e çmimeve në afat të mesëm."/DW
Një numër i monedhave të qëndrueshme, si dhe altcoin t...
Monedha e huaj më me vlerë në tregun shqiptar, mbetet paun...
Monedhat e huaja e nisin javën pa ndonjë ndryshime në këmb...
Dollari amerikan ka rënë në kuotat e 112 Lekëve. Euro vijo...
Dollari amerikan ka rënë pikiatë në tregun valutor. Ai këm...
Dollari amerikan ka “ngecur” në vend. Edhe monedha e Euroz...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja të k...
Dollari amerikan blihet dhe shitet më lirë se një ditë më ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat...
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonom...
Sot, me 15 nëntor 2022, dollari amerikan blihet me 112.7 l...
Perspektiva globale ekomomike është më e zymtë se parashik...
Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e Energjitikës, Belinda Ba...
Monedhat e huaja e nisin këtë javë ashtu siç e mbyllën pa ...
Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici, ka analizuar situ...
Dollari amerikan sërish ka shënuar rënie sot. Euro vijon t...
Dollari amerikan, nga kuotat e 116 lekëve ka rënë në 114 l...
Edicioni i sotëm i "Il Sole 24 Orë" i jep hapësirë të ma...
Franga zvicerane është monedha e huaj që ka shënuar rritje...
Ish-zv.ministri i Ekonomisë, Elton Haxhi, ka kritikuar...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...