Shqipërisë i është rritur më shumë kostoja e argëtimit, sipas indeksit të harmonizuar me BE të çmimeve
Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit, edhe s...

Pas hyrjes në fuqi të udhëzimeve për zbatimin e ligjit të “Paqes Fiskale” dhe atij për faljen e detyrimeve tatimore, doganore dhe të pushtetit vendor ekspertët paralajmërojnë se afatet e shkurtra për aplikim dhe pagesa mund të krijojnë vështirësi për bizneset dhe administratën tatimore.
Audituesi ligjor Bujar Bendo thekson se udhëzimet e ligjeve janë miratuar dy muaj me vonesë, ndërsa afatet për zbatimin e tyre janë shumë të kufizuara.
“Që në fillim do të doja të theksoja një disproporcion në kohë të efektshmërisë së akteve administrative. Me dy muaj vonesë është nxjerrë udhëzimi i ministritë financave për marrëveshjen e Paqes Fiskale. Po në këtë limit kohor është nxjerrë edhe një udhëzues i administratës tatimore. Ky i fundit ka përcaktuar subjektivisht një afat kohor të shtrënguar të hyrjes në fuqi të vetë ligjit. Praktikisht do të krijojë shumë probleme me zbatueshmërinë e procesit”, pohon ai.
Edhe kontabilisti Sotiraq Dhamo vlerëson se bizneset kanë shumë pak kohë për të përfituar nga falja e detyrimeve dhe gjobave.
Ai sjell si shembull periudhën 5–30 qershor 2026, kur subjektet duhet të aplikojnë, të kryejnë pagesat dhe të dorëzojnë dokumentacionin përkatës, brenda 25 ditëve.
Kontabilisti Dhamo sugjeron se administrata tatimore duhet shtyjë afatin për kryerjen e pagesave brenda 30 Qershorit 2026.
“Konstatoj se edhe koha për të aplikuar për fshirjen e detyrimeve dhe gjobave është shumë e shkurtër, pasi edhe udhëzimet kanë dalë me vonesë. Pra, e drejta për të kërkuar apo për të fshirë detyrimet dhe gjobat për vitet 2015–2024 fillon nga data 5 qershor, dhe për të falur gjobat, p.sh. nëse paguhet 50% e detyrimit, duhet të bëhet pagesa brenda 30 qershorit. Pra vetëm 25 ditë për të njohur e zbatuar këtë të drejtë ligjore. Mbase duhet të shtyhet me ligj ky afat i datës 30 qershor”, shprehet Dhamo.
Sipas kalendarit të publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, aplikimet në sistemin “e-Filing” për Marrëveshjen e Paqes Fiskale nisën nga 15 maji dhe përfundojnë më 5 qershor 2026. Ndërsa deri më 30 qershor subjektet duhet të dorëzojnë marrëveshjen e nënshkruar, të paguajnë tatimet për rideklarimet dhe të ngarkojnë pasqyrat financiare të korrigjuara.
Po ashtu, deri më 30 qershor 2026 bizneset duhet të paguajnë 50% të detyrimeve për periudhën 2015–2019 për të përfituar faljen e pjesës tjetër, ndërsa afati final për pagesat e tjera dhe faljen e penaliteteve përfundon më 31 dhjetor 2026. Deri më 30 Qershor është afati i fundit, për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara për periudhat deri më 31.12.2024, për të përfituar faljen e gjobave për deklarim të vonuar.
Përveç tatimeve, ligji për faljen e detyrimeve ka nisur të zbatohet edhe nga administrata doganore dhe pushteti vendor.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave më herët njoftoi se afati për faljen e pjesshme të detyrimeve doganore të papaguara për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 31 dhjetor 2019, konkretisht në masën 50% është deri më 30 Qershor 2026.
“Nëse paguan deri më 30 Qershor 2026, përfiton falje deri në 50% të principalit dhe 100% të gjobave dhe kamatëvonesave”, sqaroi administrata doganore.
Edhe Drejtoria e Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave të Bashkisë së Tiranës, njoftoi se edhe për detyrimet e papaguara ndaj pushtetit vendor të periudhës 1 Janar 2015 – 31 Dhjetor 2019, parashikohen dy alternativa për përfitim: pagesa e 50% të principalit deri më 30 Qershor 2026, me faljen e pjesës tjetër, ose pagesa e 75% të principalit deri më 31 Dhjetor 2026, me faljen e pjesës së mbetur. Në të dy rastet falen të gjitha gjobat dhe kamatëvonesat.
Kategoritë e detyrimeve që përfitojnë nga fshirja/shuarja
Detyrimet e papaguara deri më 31 dhjetor 2014
Fshihen plotësisht detyrimet e papaguara që i përkasin periudhave tatimore deri më 31.12.2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet detyrimi principal.
Detyrimet e papaguara për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019
-Shuhet 50% e detyrimit principal, nëse 50% e mbetur paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026;
-Shuhet 25% e detyrimit principal, nëse 75% e mbetur paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht. Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.
Detyrimet e papaguara për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024
Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026./Monitor.al
Rritja e çmimeve është përshpejtuar muajt e fundit, edhe s...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut ka pësuar përsëri rën...
Këtë të mërkurë në tregun valutor, monedha euro do të këmb...
Banka e Shqipërisë e mbylli vitin 2025 me rezultat financi...
Nisja e zbatimit të ligjit “Për marrëveshjen e paqes fiska...
Nga 9532 aplikime të rivlerësimit për periudhën shkurt-pri...
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Këtë të martë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në bler...
Veprimet e bankingut në distancë (home banking), nëpërmjet...
Rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tre...
Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse edhe në prill, për...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të hapë përsëri procedurën e a...
Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar bizneseve të pak...
Këtë të hënë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Tregtarët e kontratave të së ardhmes për naftën priren të ...
Shpërthimet e fundit të hantavirusit dhe norovirusit në an...
Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër il...
Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria ...
Këtë të diel, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karbura...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Përtej dëshirës për të qenë sa më elegantë në mbrëmjen e m...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley ësht...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Një valë raketash dhe dronësh rusë ka goditur të gjithë Uk...
Familja e aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk u p...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...