"Po pi qumësht të rritem"/ Pankartat "pikante" të protestës së sotme
Në ditën e 37 të protestës, protestuesit kanë vijuar të sh...
Në ditën e 37 të protestës, protestuesit kanë vijuar të sh...

Nga 9532 aplikime të rivlerësimit për periudhën shkurt-prill në buxhetin e shtetit janë arkëtuar rreth 1.6 mld lekë apo rreth 16 mln euro.
Në total Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) për periudhën 2-mujore ka llogaritur arkëtimin e 3.2 mld lekëve apo rreth 34 mln euro.
Nga 2 shkurti 2026 deri më 27 Prill 2026 sipas të dhënave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, vënë në dispozicion për Monitor nga NAREA, në total kanë aplikuar 9,532 qytetarë.
Por deri tani tatimi 5% për rivlerësimin e pronave është paguar nga 22% e aplikuesve, apo në numër 2,114 e tyre. Totali i tatimit të paguar prej tyre dhe transferuar në tatime, sipas të dhënave llogaritet në vlerën e 1,59 mld lekëve.
53% e aplikimeve rezultojnë me tatim të papaguara (5,053 aplikime të përllogaritura nga ASHK por të papaguara)
25% e tyre apo 2,365 aplikimeve rezultojnë të refuzuara nga ASHK.
Numri i aplikimeve më së shumti është i përqendruar në Tiranë dhe Durrës.
42% e totalit të aplikimeve janë në Tiranë, 18% e tyre janë nga qytetet Durrës, Kavajë dhe Krujë. Aplikimet e qytetit të Vlorës përbëjnë 6%, në Lezhë është përqendruar 4.5% e tyre, në Sarandë 4%, në Fier 4% etj.
Në rrethe rivlerësimi vijon me çmimet e 2016-s
Ndryshe nga Tiranë ku qytetarët që po kryejnë rivlerësimin nëpërmjet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës mund të kryejnë procesin, me çmimet e referencës të ndryshuar në vitin 2023. Në fund të korrikut 2023 për Tiranë hynë në fuqi çmimet e reja për 32 zonat kadastrale.
Në rrethe procesi i rivlerësimit nga ASHK vijon të kryhet me çmimet e vendosura që në 2016. Nëse qytetarët do të kërkojnë të rivlerësojnë pronat sipas vlerës së tregut, procesin duhet ta kryejnë nëpërmjet ekspertit privat të licencuar.
Në muajin korrik 2025 Ministria e Financave, propozoi një hartë e re çmimesh për rrethet me rritje deri 200% (rritja më e lartë në zonën pranë portit të Durrësit). Çmimet e reja parashikoj të hynin në fuqi nga 1 janari 2026. https://monitor.al/nga-1-janari-sa-do-te-rritet-taksa-e-nderteses-per-shtepite-dhe-dyqanet-per-119-zona-ne-rrethe/
Një qytetar që disponon një apartament në Durrës, konkretisht në zonën afër Portit, në këtë zonë është vlerësuar se krahasuar me 2016, vlera e referencës së pronës është rritur 200%. Çmimi i propozuar është 200 mijë lekë për metër katror. Por nëse qytetari kërkon ta shëse pronës dhe të përfitojë nga tatimi 5% nëpërmjet rivlerësimit, vlera e pronës së tij do të llogaritet me referencat e përcaktuara në vitin 2016, të cilat janë ende në fuqi. Pra vlera e apartamentit të tij do të llogaritet me çmimin e referencës së Durrësit në vlerën e 67,500 lekë për metër katror.
Çmimet e propozuara në 2025 ende nuk janë miratuar. Por këtë vit mbi projektvendimin e propozuar Ministria e Financave shtoi zona të reja kadastrale, duke përfshirë për herë të çmimet si zona më vete edhe fshatrat. Aktualisht zonat rurale nuk kanë çmim reference. Për to përdoret çmimi i qytetit, por i reduktuar 35%.
Për shembull, aktualisht çmimi i referencës për qytetin e Durrësit është 67,500 lekë për metër katror. Në projektvendimin e ri të publikuar te konsultimit publike në korrik 2025 është propozuar që Durrësi të ndahet në 13 zona kadastrale për çmimet e referencës, me vlera që variojnë nga 45 mijë lekë deri në 200 mijë lekë për metër katror (çmimi 200 mijë lekë është për zonën e Portit ku po ndërtohet projekti “Durrës Yahts Marina”).
Në Durrës zona kadastrale më vetë janë propozuar edhe vija e parë e ndërtimit në fshtrat e Gjirin të Lalzit dhe Hamallaj me vlerë 190 mijë lekë për metër katror. Për fshatrat e Himarës, si Dhërmi dhe Palasë janë propozuar referenca me vlerë 140 mijë lekë/m2. Në fshatin Vuno çmimi i referencës do të jetë 100 mijë lekë dhe në Livadh 81 mijë lekë/m2.
E njëjta logjikë është ndjekur për përcaktimin e çmimeve të zonovave rurale edhe në jug të vendit. Për zonën rurale të Sarandës, çmimi më i lartë i referencës në vlerë n prej 100 mijë lekë për metër katror është propozuar për Ksamilin.
Në Vlorë, çmimet e referencës për vijën e parë bregdetare të fshatrave, si: Radhimë dhe Orikum është propozuar 90 mijë lekë/m2. Për Velipojën është propozuar çmimi i referencës në vlerën e 75 mijë lekë për metër katror, dhe për zonën e Tales në Lezhës 70 mijë lekë për metër katror.
Por edhe kjo ndarje e re për çmimet e referencës së rretheve ende nuk është miratuar.
Ministri i Financave Petrit Malaj gjatë një seance në Kuvendin e Shqipërisë shpjegoi se çmimet e referencës po rishikohen sërish, ku grupi ndërinstitucional i ngritur për këtë qëllim po merr të gjithë kohën e nevojshme për të nxjerrë çmimet sa më reale që i përafrohen tregut. / Monitor
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të tregti...
Këtë të martë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në bler...
Veprimet e bankingut në distancë (home banking), nëpërmjet...
Rritja e pagave po zhvlerësohet nga inflacioni i lartë tre...
Eksportet kanë vijuar tendencën rritëse edhe në prill, për...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të hapë përsëri procedurën e a...
Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar bizneseve të pak...
Këtë të hënë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Tregtarët e kontratave të së ardhmes për naftën priren të ...
Shpërthimet e fundit të hantavirusit dhe norovirusit në an...
Në Tiranë, planet për blerjen e një banese janë më afër il...
Thuajse një dekadë më parë kur vrulli i ndërtimit, ecuria ...
Këtë të diel, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në blerj...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karbura...
Këtë të shtunë, dollari do të këmbehet me 81.5 lekë në ble...
Një analizë e Bankës së Shqipërisë tregon se ekspozimi dir...
Punësimi në sektorin bankar u rrit më tej në tremujorin e ...
Investimet publike nga fondet e huaja kanë shënuar një rën...
Cilësia e punës nuk përcaktohet vetëm nga paga, por nga nj...
Këtë të premte, dollari do të këmbehet me 81 lekë në blerj...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një vatër zjarri është aktivizuar në fshatin...
Dy mjete lundruese, Jet Ski, janë bllokuar në Sarandë ...
Një person është arrestuar në Fier për një zjarr të rënë n...
Policia e Fierit ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me ...
Makina luksoze, veshje të kushtueshme dhe aksesorë të shtr...
Dita e sotme do të karakterizohet nga mot kryesisht i qënd...
Ditën e Diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një ditë e dedikuar shëndetit, solidaritetit dhe bashkëpun...
Presidenti rus Vladimir Putin ka të ngjarë të jetë në pozi...
Qeveria e re e Hungarisë, e drejtuar nga kryeministri Péte...
Presidenti Donald Trump ka konfirmuar se i ka kërkuar FIFA...
Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të S...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe s...
Kur flitet për 10 çështje kyçe të ekonomisë, debati në Shq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...