LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Euro dhe dollari amerikan prekin fundin/ Kursi i këmbimit, 8 dhjetor 2022

8 Dhjetor 2022, 08:14, Ekonomi CNA

Euro dhe dollari amerikan prekin fundin/ Kursi i këmbimit, 8 dhjetor 2022

Të interesuarit për këmbimin e euros apo dollarit amerikan me lekun këto ditë këshillohen t'i mbajnë monedhat e huaja, pasi janë më të zhvlerësuara se kurrë.

Dollari amerikan po prek fundin. Për tetë ditë, nga 112 lekë që këmbëhej ka rënë në 109 lekë.

Edhe euro ka regjistruar një rënie të konsiderueshme, duke u bërë kështu çdo ditë e më shumë pa vlerë.

Euro ka prekur kuotat e 115 lekëve, ndërsa franga zvicerane ka shkuar në pozicionin që mbante euro, duke u këmbyer me 116 lekë.

Monedha e huaj që ka vlerë më të lartë në këmbim me lekun mbetet paundi britanik, pavarësisht rënieve të herëpashershme që ka shënuar.

Sot, me 8 dhjetor 2022, dollari amerikan blihet me 109.9 lekë dhe shitet me 111.3 lekë.

Euro blihet me 115.7 lekë dhe shitet 116.4 lekë.

Paundi britanik sot blihet me 133.4 lekë dhe shitet me 135 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 116.5 lekë, ndërsa në shitje me 117.4 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 80.2 lekë dhe në shitje me 82.5 lekë.

Më poshtë po sjellim të dhënat e këmbimit valutor, për të gjitha monedhat e huaja./CNA.al

Euro dhe dollari amerikan prekin fundin/ Kursi i këmbimit, 8 dhjetor 2022

Lajmet e fundit nga