Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryeministri Edi Rama shpiku Diellën, si diellin që do të zgjidhë hallet e shqiptarëve, por edhe hallin e tij me korrupsionin. Ose më saktë me shmangien nga përgjegjësia të zyrtarëve që janë zhytur në afera korruptive.
Diella do të ndriçojë edhe Bujqësinë shqiptare, sektorin, që ka ndërkombtarizuar korrupsionin qeveritar.
Korrupsion që ka asgjesuar sektorin e bujqësisë, dhe që ka privuar mijëra shqiptarë nga përfitimet e fondeve të Bashkimit Europian.
Në emisionin e sotëm, do tju tregojmë se si qeveritarë, zyrtarë madje dhe kriminelë kanë vjedhur fondet që ishin të destinuara për bujqësinë e fermerët, e jo vetëm kaq, por kanë privuar fermerët e vuajtur nga 112 milionë euro që Bashkimi Europian kishte planifikuar tua jepte nëpërmjet fondeve të IPARD.
Një histori vjedhje, rrënimi të bujqësisë, falimentimi të blegtorisë dhe lulzimit të kopshteve private e bizneseve të zyrtarëve të qeverisë, në programimin Shqipëria 2030 të Edi Ramës është transformuar në rritje të Bujqësisë, përkundër sa thotë vetë INSTAT. Abuzimi dhe bllokimi i fondeve nga Bashkimi Europian në programin Shqipëria 2030 është përkthyer në 5. 2 miliardë subvencione që sipas qeverisë përfitojnë 67 mijë e 100 fermerë.
Shifrat e propagandës së Edi Ramës, veç injorimit të realitetit si në kohë kohë të diktaturës, janë kthyer edhe në një fasadë skandaloze të abuzimit me djersën dhe paratë që sot duhet të ishin në xhepat e feremrëve shqiptarë.
Tashmë, pas satelitëve që transformuan bujqësinë shqiptare, me miliona euro të shkuara dëm, zgjidhja do të vij nga Diella, që do të mund të largojë nga përgjegjësia edhe Krifcën e radhës.
Në vitin 2015, Parlamenti i Shqipërisë ratifikoi marrëveshjen kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të mbështetjes financiare të Bashkimit Europian për Shqipërinë, në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit IPA II.
Kjo marrëveshje ishte baza ligjore, mbi të cilën Bashkimi Europian do të niste të shpërndante dhjetëra milionë euro ndihmë financiare për Shqipërinë në vitetet në vijim. Një ndër instrumentet mbështetës, ishte pikërisht ai për bujqësinë. Programi IPARD II, për Bujqësinë, parashikonte mbështetje financiare në vlerën e 94 milionë eurove për fermerët shqiptarë, ku financimi ndahej në masën 75% nga Bashkimi Europian dhe 25 % nga Qeveria Shqiptare.
Sipas marrëveshjes, fondet IPARD do të mbështesnin financiarisht fermerët shqiptarë në tre masa:
Masa 1 përfshinte “Investime në asetet fizike të ekonomive bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: Qumësht; Mish;Fruta;Perime; Vreshti
Masa 3 përfshinte “Investime në përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: Përpunimi i qumështit dhe qumështit; Përpunimi i mishit; Përpunimi i frutave dhe perimeve; Verë
Masa 7 përfshinte “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i biznesit” me fokus të veçantë në sektorët e mëposhtëm: Prodhimi i bimëve medicinale, kërpudhave, mjaltit, bimëve zbukuruese dhe kërmijve; Përpunimi dhe tregtimi i bimëve mjekësore dhe aromatike të egra dhe të kultivuara, kërpudhave dhe mjaltit; Përpunimi në nivel ferme dhe tregtimi i produkteve bujqësore; Akuakulturë; Natyra dhe Turizmi Rural; Shërbime për popullatën dhe bizneset rurale; Industria e zejtarisë dhe objektet e prodhimit; Prodhimi dhe përdorimi i energjisë së rinovueshme.
Nga një informacion zyrtar, rezulton se 94 milionë euro mbështetje të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare, të programit IPARD, u shpërndanë në kuadër të këtij programi. Në total, gjatë gjithë proramit IPARD, u hapën katër thirrje, ndërsa numri total i përfituesve të 94 milionë eurove, është vetëm 431 persona. Emisioni plug disponon listën e plotë të përfituesve, nga ku vihet re se të vetmit që nuk përfituan ishin fermerët shqiptar, pasi të gjitha fondet u shpërndanë për një grup personash, zyrtarë të lartë, familjarë të qeveritarëve, apo personazhe të botës së errët të krimit.
- 126 PERFITUES NE THIRRJEN E PARE
- 173 PERFITUES NE THIRRJEN E DYTE
- 144 PERFITUES NE THIRRJEN E TRETE
-34 PERFITUES NE THIRRJEN E KATERT
Numri i ulët i aplikantëve që përfitonin miliona euro, dhe refuzimi i aplikimeve nga fermerë realë, ngriti dyshime se diçka nuk po shkonte me programin IPARD. Inxhinieri Romeo Nazarko, të cilit iu refuzua aplikimi për ndërtimin e një pemtoreje ne Ersekë, bëri një ankesë pranë OLAF, Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit Financiar. Pas një hetimi intensive dhe serioz, në korrik të vitit 2023, OLAF publikoi skandalin, miliona euro të IPARD ishin grabitur në Shqipëri.
Në njoftimin publik, që OLAF bëri në vitin 2023 për skandalin në Shqipëri, jepte të dhëna të rëndësishme që orientonin se me fondet e IPARD ishin kryer vepra të rënda penale, përfshi korrupsionin nga zyrtarët shqiptarë.
Pas një sërë hapash kompleksë hetimorë, duke përfshirë kërkimet dixhitale forenzike të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, ARDA-n dhe operatorët e tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.
• Aplikantëve u kërkohej të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre te një kompani lokale konsulence;
• Kontrata që jepeshin pa konkurs, ose përmes një konkursi të manipuluar (me oferta të rreme të paraqitura);
• Çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale. Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ta konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë eurosh, si të papranueshme.
Po në Korrik të atij viti, Frida Krifca, ndryshe nga OLAF, pretendonte se nuk kishte korrupsion dhe abuzim me fondet IPARD dhe se sipas saj, pezullimi i vetëm ishte kësti i radhës mbështetës për bujqësinë shqiptare.
Por teksa Frida Krifca gënjente ditën për diell nga foltorja e Kuvendit, vet OLAF kishte njoftuar në komunikatën publike, se i kishte kërkuar Komisionit Europian që të pezullonte grantet e mbetura të IPARD II, me vlerë 33 milionë euro dhe programin IPARD III me vlerë 112 milionë për Shqipërinë.
"Pas hetimit të saj, OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ta konsiderojë një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë për Aplikime IPARD II prej 33 milionë eurosh, si të papranueshme. OLAF rekomandoi gjithashtu që BE të parandalojë shpenzime të panevojshme prej 112 milionë eurosh nga fondet e ardhshme (IPARD III) për Shqipërinë, derisa të merren masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm" shkruan OLAF.
Madje, ndryshe nga Krifca, që pretendonte se nuk flitej për korrupsion, vetë OLAF e cilësonte aferën si “kriminale” ndërsa dosjen hetimore ia dërgonte edhe SPAK-ut të Altin Dumanit.
"Duke pasur parasysh aktivitetet e mundshme kriminale të zbuluara gjatë hetimit, OLAF gjithashtu i dërgoi një kopje të gjetjeve të saj autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë"/ Plug, Syri.net
Kompania ONE ka bllokuar disa nga mediat informative dhe pje...
“Po bën gati një vit e gjysmë që s’ e kam parë me sy. Më k...
Emisioni “Stop” në Tv Klan në një lagje të Kasharit, pasi ...
Ylber Djerri nga Thethi, është drejtuar në emisionin “Stop...
Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari ...
Prej javësh CNA ka sjellë një sërë materialesh, investigim...
Gazetari Flavio Qarri, në rrjetet e tij sociale, ka ndarë ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur ...
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të ...
Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe...
Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv ...
CNA publikoi një audioregjistrim ku zonja Evi Kokalari Ang...
Banorët e fshatit Zëmblak në Bashkinë e Maliqit janë ngrit...
Tiranë/Stamboll-Historia e zgjerimit të flotës së “Air...
Në disa shkrime të njëpasnjëshme CNA ka sjellë materia...
Delirim, fshehje nga e vërteta. Kjo është sjellja që do të...
Nëpërmjet një investigimi që lindi menjëherë pas publikimi...
Evi Kokalari është një personazh jo i panjohur për pub...
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgji...
Në hyrje, kazanë plehrash që kutërbojnë duke qelbur dynjan...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...