“Kanë pamjet e aksidentit…”, çfarë e mban në Shqipëri qytetarin që jeton në Zvicër
Ylber Djerri nga Thethi, është drejtuar në emisionin “Stop...

Emisioni “Stop” në Tv Klan në një lagje të Kasharit, pasi Hyrjan Plaku tregon se shtëpia e tij u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019.
Nga programi i rindërtimit përfitoi 34 milionë lekë nga shteti, për të ndërtuar një banesë të re. Ai lidhi kontratë me firmën “Xhuvani Hasrama shpk”, me shpresën se do të ngrinte një shtëpi të fortë dhe të sigurt për familjen.
Por, sapo u fut në banesën e re, muret nisën të çaheshin nga jashtë edhe nga brenda. Edhe dyshemeja kishte probleme. Pllakat ishin vendosur keq dhe në disa vende betoni kishte dalë në sipërfaqe. Për më tepër, disa pjesë të preventivit, si veranda dhe shtrimi i saj me pllaka nuk ishin realizuar fare.
“Nga tërmeti i 2019-ës u dëmtua shtëpia e vjetër dhe përfituam nga programi i rindërtimit. Përfituam 34 milionë. Lidha kontratë me firmën “Xhuvani Hasrama shpk”. Pasi morëm shtëpinë nisën plasaritjet e shtëpisë. Ka pasur çarje shumë të mëdha, të dukshme me sy të lirë. Shtrimi i pllakave është bërë pa nivel dhe nuk është mbushur. Po jetojmë me frikë. Jemi veti i gjashtë në këtë shtëpi dhe nuk kam siguri”, tha denoncuesi.
I indinjuar, Hyrjani vendosi të denoncojë rastin. Ai tregoi, se kishte kaluar 22 milionë lekë nëpërmjet bankës, 8 milionë në dorë dhe kishte mbajtur vetëm 4 milionë lekë për vete, për nevoja familjare. Por kur u përball me gazetarin, Amarildo Hasrama, djali i pronarit të firmës ndërtuese, e pranoi se kishte pasur disa dëmtime, por i justifikoi me tërmetet që kanë ndodhur edhe pas ndërtimit.
“Ne, më tepër e kemi ndihmuar atë, se një pjesë ia kemi marrë dhe një pjesë i ka mbajtur vetë ai. Kanë ndodhur disa plasaritje mbas këtyre tërmeteve, që ndodhën tani mbrapa, po ia kemi thënë, që do ia riparojmë, për ta ndihmuar, jo se e kemi detyrim, se për aq lekë, sa i kemi marrë, s’ka lidhje me lekët, që ka marrë ( me grantin).I ka mbajtur vetë, unë e kam mbyllur se “hajd’ gjynah”.
Mbasi ka marrë lekët, nuk ka dashur t’i bëjë. I ka mbajtur lekët. Në llogari bankare nuk ka dhënë asnjë lek ai, edhe ato, që ka dhënë, i ka dhënë në dorë. Dhëndri i vet m’i ka sjellë lekët, nuk m’i ka sjellë ky. Tani, shtëpi tërmeti është ajo, edhe sikur të ishte me lekët e shtëpisë së tërmetit ( në shumën totale) me aq lekë, po prapë nuk janë cilësore. Ti në qoftë se nuk më jep lekët mua, si firmë ndërtimi, unë çfarë do bëj? Është më e sigurt se plinti, pllaka. Ia kam bërë me pllakë. Do t’ia rregullojmë, do t’ia sistemojmë nga jashtë…”, u shpreh Amarildo, duke lënë të kuptohet se cilësia e ndërtimit nuk mund të ishte më e lartë se aq./tvklan.al
Ylber Djerri nga Thethi, është drejtuar në emisionin “Stop...
Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari ...
Prej javësh CNA ka sjellë një sërë materialesh, investigim...
Gazetari Flavio Qarri, në rrjetet e tij sociale, ka ndarë ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur ...
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të ...
Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe...
Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv ...
CNA publikoi një audioregjistrim ku zonja Evi Kokalari Ang...
Banorët e fshatit Zëmblak në Bashkinë e Maliqit janë ngrit...
Tiranë/Stamboll-Historia e zgjerimit të flotës së “Air...
Në disa shkrime të njëpasnjëshme CNA ka sjellë materia...
Delirim, fshehje nga e vërteta. Kjo është sjellja që do të...
Nëpërmjet një investigimi që lindi menjëherë pas publikimi...
Evi Kokalari është një personazh jo i panjohur për pub...
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgji...
Në hyrje, kazanë plehrash që kutërbojnë duke qelbur dynjan...
“Air Albania” erdhi si një diamant për Shqipërinë, emri i ...
Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike t...
Mero Bazes po i dalin zbuluar të gjitha zullumet dhe pasur...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...