“Shtëpi tërmeti janë”, përplaset me ndërtuesin për cilësinë e punimeve
Emisioni “Stop” në Tv Klan në një lagje të Kasharit, pasi ...

“Po bën gati një vit e gjysmë që s’ e kam parë me sy. Më ka marrë shumë malli.”
Rasti i Erjon Sinanit, një banor nga Tirana ka rikthyer në qendër të vëmendjes një çështje të ndjeshme, kujdestarinë e fëmijëve pas një tragjedie familjare.
Në prill të vitit 2023, Erjoni humbi brenda një nate dy nga personat më të dashur, bashkëshorten dhe vëllain, duke e lënë të vetëm me dy fëmijë të mitur, atëherë vetëm 2 dhe 4 vjeç. Pas humbjes së bashkëshortes, Erjoni, i gjendur në mes të dhimbjes dhe pasigurive vendosi që përkohësisht t’i çonte fëmijët te prindërit e bashkëshortes, për të kaluar momentet e para të vështira.
Por, kur kërkoi t’i merrte fëmijët mbrapsht, për t’i rritur vetë u përball me kundërshtimin e gjyshërve dhe dajës së fëmijëve. Çështja shkoi në gjykatë dhe kjo e fundit vendosi, që fëmijët t’i jepeshin në kujdestari gjyshërve dhe dajës.
‘Stop” takoi punonjësen për mbrojtjen e fëmijëve, e cila tha se fëmijët duhet të qëndronin me babin.
“Unë gjithmonë jam habitur se si palët kanë përfunduar pranë dyerve të gjykatës, sepse sipas mendimit tim, pa asnjë lloj hezitimi fëmijët duhet të shkonin pranë babait”, tha punonjësja sociale, Joana Filo.
‘Stop’ ndaloi edhe pranë punonjëses sociale të njësisë administrative Lundër, atje ku jetojnë gjyshërit e fëmijëve.
“Fëmijët jetojnë me gjyshërit, janë regjistruar në shkollë private. Ku e di unë se kush i ka regjistruar. Për momentin janë më të sigurt me gjyshërit. Unë nuk i di kushtet e babait. Mendoj që e kam bërë punën time. Për momentin është i sigurt me gjyshërit”, thotë punonjësja sociale.
Vendimi u bazua ndër të tjera në një raport psikologjik të hartuar nga psikologia Ines Haxhimali, e cila argumentoi se fëmijët janë më të stabilizuar në ambientin aktual dhe se nëse babai dëshiron t’i marrë, duhet të ndryshojë banesën, për të shmangur traumat që lidhen me vendin e tragjedisë.
Sipas psikologes Gejsi Anamali, në këtë rast po luhet me çështjen e banesës për një traumë, që fëmijët nuk kanë patur mundësi ta memorizojnë, për shkak të moshës së vogël.
“Një fëmijë 18 muajsh vërtet ndjen mungesën e prindit sepse patjetër që ndjehet, por nuk ka përjetuar asnjë nga skenat. Po ashtu dhe fëmija 3 vjeç. I kthehemi rastit më përpara, që djali nuk ka qenë prezent natën kur ka humbur jetën nëna dhe vajza ka qenë e vogël. Atëherë unë i quaj të përjashtuar nga përballja me traumën në rastin e parë.
Patjetër mungesa e njërit prindit do të vazhdojë të jetë një traumë edhe kur ata të jenë të rritur, do ndjenë mungesën dhe do të përballen me situatën. Por, heqja e kujdestarisë së babait dhe lënia në kujdestari të dy gjyshërve të cilët kanë pikë së pari moshën, që ligji jonë nuk e lejon dhe një dajë i cili nuk ka strukturën, familjen. Pra nuk ka një bashkëshorte dhe fëmijë.
Ku bazohet, ky baba është përdorues, është i papërgjegjshëm, është me precedent penal, është me sjellje devijante, është me çrregullime të shëndetit mendor?! Asnjë nga këto gjëra nuk e pashë të cituar në raport. Atëherë me cilën të drejtë e dashur kolege, ligjvënës e ligjzbatues, u heqim të drejtën këtyre fëmijëve për të qëndruar pranë babait. Nuk mundet të bëjnë një kërkesë të tillë për lëvizjen nga ajo banesë dhe për qëndrimin në një tjetër”, tha psikologia Ines Haxhimali./tvklan.al
Emisioni “Stop” në Tv Klan në një lagje të Kasharit, pasi ...
Ylber Djerri nga Thethi, është drejtuar në emisionin “Stop...
Rreth një muaj më parë në Suharekë të Kosovës, 48-vjeçari ...
Prej javësh CNA ka sjellë një sërë materialesh, investigim...
Gazetari Flavio Qarri, në rrjetet e tij sociale, ka ndarë ...
Në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan kanë mbërritur ...
Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të ...
Shaban Tonuzi një qytetar nga Durrësi, tregon se jeton dhe...
Në Fushë-Prezë, në rrugën e Rinasit emisioni “Stop” në Tv ...
CNA publikoi një audioregjistrim ku zonja Evi Kokalari Ang...
Banorët e fshatit Zëmblak në Bashkinë e Maliqit janë ngrit...
Tiranë/Stamboll-Historia e zgjerimit të flotës së “Air...
Në disa shkrime të njëpasnjëshme CNA ka sjellë materia...
Delirim, fshehje nga e vërteta. Kjo është sjellja që do të...
Nëpërmjet një investigimi që lindi menjëherë pas publikimi...
Evi Kokalari është një personazh jo i panjohur për pub...
Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgji...
Në hyrje, kazanë plehrash që kutërbojnë duke qelbur dynjan...
“Air Albania” erdhi si një diamant për Shqipërinë, emri i ...
Një nga thesaret më të çmuara arkeologjike dhe historike t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...