LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“As” në diplomim!/ I riu punon postier, institucionet i mbyllin dyert

12 Shkurt 2024, 21:29, Denoncim CNA

“As” në diplomim!/ I riu punon postier, institucionet i mbyllin

Historia e Gazmir Muçës, është njëra prej atyre, që dëgjojmë shumë mes të rinjve shqiptarë.

Gazmiri një djalë 29-vjeçar, i diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Institutin Bujqësor për Inxhinieri Pyjore.

Por ai nuk ka gjetur dot asnjë mundësi, për t’u futur në tregun e punës. Gazmiri ka vendosur të qëndrojë në Shqipëri me shpresën se do të fitojë me ndershmëri një vend pune në profesion.

Gazmiri tregon, se është interesuar me kërkesa zyrtare, por nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sot ai punon si postier në një subjekt privat, por ajo, që do, është një punë në profesion.

Gazmir Muça: I përfundova studimet në vitin 2023, aktualisht edhe Master Shkencor. Si shumë të rinj të tjerë që kanë zgjedhur të largohen në Europë dhe nëpër botë unë zgjodha të diplomohem këtu pranë UBT, kuptohet për një të ardhme sa më të mirë. Mundësitë kanë qenë shumë të dobëta, pothuajse zero fare. Kemi sakrifikuar shumë për të mbaruar këtë cikël.

Gazetari: Kam parë që rezultatet e tua kanë qenë shumë të mira?

Gazmir Muça: Pasioni ka qenë shumë i madh në momentin që kam filluar studimet për këtë zanat.

Gazetari: Ku ke trokitur ti për të kërkuar të ardhmen tënde në profesion?

Gazmir Muça: U bënë dy vite që jam shkëputur dhe nga Bachelori dhe trokitjet kanë qenë pothuajse në dyer të ndryshme, të drejtorive përkatëse, Bashkisë Tiranë. Deri më sot nuk më është dhënë mundësi që të gjej punë në zanatin tim. Kam dërguar CV disa herë tek Zonat e Mbrojtura, po ashtu edhe tek pjesa e APR, por përgjigja ka qenë gjithmonë, duhet me prit. Ka pasur vende vakante, por se si janë zëvendësuar atje është çështje tjetër. Për ta bërë problematike është sepse si rasti im mund të ketë mjaft të rinj që e vuajnë këtë çështje. Duke mos u punësuar në zanat atëherë kemi zgjedhur të punojmë në një postë, zanat komplet jashtë zanatit. Siç edhe e shikoni kam vazhduar punë me një postë private.

Punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura i thotë Gazmirit, se aktualisht në këtë institucion nuk ka vende të lira pune.

AKZM Tiranë, punonjësja: Gazmir, unë kujtohem, se kujtoj edhe kërkesën. Ne, këtu, nuk kemi burime njerëzore. Ne jemi administratë rajonale dhe punësimet i bën Agjencia, Drejtoresha e Përgjithshme. Gazmiri ka bërë një kërkesë dhe është brenda parametrave, nuk e vë fare në dyshim, atë e vlerësojnë Burimet Njerëzore, drejtoresha. Nëse krijohet ndonjë hapësirë, s’ma do mendja, që…

Gazmir Muça: Patjetër që po, por ne donim të dinim përgjigjen! Unë kam lënë te drejtori, jo një herë, por disa herë një kërkesë dhe kërkesa ime nuk më është kthyer fare, qoftë nga ana pozitive, qoftë nga ana negative. Një përgjigje të protokolluar, për të më thënë, që s’kemi vende ose…

AKZM Tiranë, punonjësja: Aktualisht nuk ka vend pune, absolutisht, sigurisht, që nuk ka, se është struktura 22 vetë. Janë rojet mjedisore. 10 vetë janë në administratë, 10 vetë janë në terren./tvklan

Lajmet e fundit nga