
Ja pse 1 miliard njerëz rrezikojnë të humbasin dëgjimin
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Njeriu më i moshuar që dihet se ka jetuar në botë ishte francezja Zhanë Kalme, që vdiq në moshën 122 vjeçare. Megjithatë, një kinez i quajtur Li Çing-Juen dyshohet se e mposhti në këtë garë, duke jetuar 134 vjet më shumë.
Në fillim, vetë Li pretendonte se kishte lindur në vitin 1736. Por të dhënat qeveritare të zbuluara më vonë mbi jetën e tij, e përcaktuan datën e lindjes së tij në vitin 1677. Kjo do të thotë se kur vdiq në vitin 1933 ai ishe plot 256 vjeç. Në kushtet kur jetëgjatësia më e madhe e verifikuar është më pak se gjysma e moshës së supozuar të Li, a gënjeu herbalisti kinez?
Apo një njeri i lindur në shekullin XVII e theu vërtet rekordin për jetëgjatësinë më të madhe në botë? Në vitet 1920, historia e çuditshme e Li Çing-Juen bëri bujë në mbarë botën. Li dyshohet se kishte lindur në provincën kineze të Siçuan të Kinës në vitin 1677 ose 1736.
Ai pretendoi se e kishte kaluar shekullin e parë të jetës si një herbalist udhëtues, duke mbledhur bimë mjekësore nga pyjet dhe malet e vendit. Pasi mbushi 100 vjeç, ai nuk mund të udhëtonte më aq lehtë, ndaj filloi të shiste barishtet që mblidhnin të tjerët.
Po ashtu thuhej se Li Çing-Juen ishte martuar 24 herë, dhe vetëm gruaja e tij e fundit kishte mbijetuar. Po ashtu kishte të paktën 180 pasardhës që përfshinin 11 breza. Në librin e tij “I pavdekshmi”, gjenerali kinez Yang Sen, i cili ishte takuar me Li në vitin 1927, e përshkroi atë si një të moshuar me “një shikim të mirë dhe një hap të shpejtë”.
“Ai është 2.13 metra i gjatë, ka thonj shumë të gjatë dhe një çehre të kuqërremtë”- shkroi ai.
Në të njëjtën mënyrë, edhe kryekomandanti kinez Vu Peifu ishte kurioz mbi njeriun e jashtëzakonshëm. Nëse sekreti i jetëgjatësisë fshihej në malet e Siçuanit, Vu donte që ta zbulonte atë.
Vu Peifu thuhet se u takua me Li Çing-Juen në fundin e viteve 1920, për të mësuar këshillat e tij për të pasur një jetë sa më të gjatë. Li i shpjegoi gjeneralit se për dekada me radhë ai kishte jetuar kryesisht me barishte dhe verë të bërë nga orizi.
Por Li shtoi se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte më shumë se sa dieta ushqimore. Ai tha se qasja e tij “se si përfitohet sa më shumë nga çdo shekull” nisi me “qetësinë e brendshme”.
Pra ai ia atribuoi jetëgjatësinë e tij paqes shpirtërore... Thuhet se këshilla e Li ishte: “Mbaje zemrën e qetë, ulu si një breshkë, ec me lehtësinë e një pëllumbi dhe fli si një qen”.
Po ashtu, sipas librit të Peter Kelder “Sekreti i lashtë i Burimit të Rinisë”, një student i Li Çing-Juen i quajtur Da Liu, pohoi se meditimi, ushtrimet e frymëmarrjes dhe lëvizja fizike e vazhdueshme ishin arsyet kryesore e jetëgjatësisë së tij të pazakontë.
“Jetëgjatësia ime ka ardhur sepse unë jam ushtruar çdo ditë, rregullisht, me sektësi dhe me sinqeritet për 120 vjet”- u thoshte ai nxënësve dhe kureshtarëve që e pyesnin.
Megjithëse Li pretendoi se ai ishte 256 vjeç në kohën e vdekjes, dhe jo pak njerëz e besuan këtë gjë, është e paqartë nëse ka prova të forta për të mbështetur pretendimet e tij.
Në fillim të shekullit XX-të, fqinjët e Li-së u betuan se gjyshërit e tyre e kujtonin atë që në rininë e tyre, dhe se atëherë ai kishte qenë tashmë plak. Ndërkohë rreth vitit 1928, profesori Vu Çung-Çien i Universitetit Minkuo dyshohet se gjeti të dhëna zyrtare të qeverisë së kohës që tregonin se Li kishte lindur vërtetë në vitin 1677.
Po ashtu u pretenduan se ishin gjetur edhe të dhëna që tregonin se qeveria perandorake kineze e kishte uruar zyrtarisht Li për ditëlindjen e tij të 150-të dhe 200-të. Ndërkohë, një artikull i vitit 1929 në gazetën amerikane “Miami Herald” u mrekullua pas historisë së Li Çing-Juen.
“Dokumentet që përcaktojnë datën e lindjes së këtij të moshuari kinez duket se janë vërtetuar mirë”- shkruhej ndër të tjera në artikullin në fjalë.
Megjithatë, shumë njerëz mbeten ende mosbesues në lidhje me pretendimet e kinezit.
A jetoi vërtet 256 vite Li Çing-Juen? Një ekspert i gjenetikës nga Universiteti i Bostonit në SHBA, dr.Tomas Perls tha në vitin 2020 se “nga pikëpamja demografike, një pretendim për një jetëgjatësi prej 256 vitesh është i pamundur”.
Herbalistët kinezë pohuan se trajtimet e tyre kishin veti medicinale. Por a mund ta mbanin ato gjallë një njeri për më shumë se 250 vjet? Edhe gjatë viteve të fundit të jetës së Li, disa shprehën dyshime mbi moshën e tij reale. “Për sytë e skeptikëve perëndimorë ai ngjante shumë si çdo 60-vjeçar tjetër kinez”- raportoi revista “TIME” në vitin 1933.
Edhe “New York Times” la të kuptohet gjithashtu se pretendimet e Li mund të mos kenë qenë të sakta. “Shumë nga njerëzit që e kanë parë kohët e fundit deklarojnë se pamja e tij e fytyrës nuk është e ndryshme nga ajo e personave 2 shekuj më të vegjël se ai”- shkruante në atë kohë gazeta amerikane.
Ka shumë gjasa që Li të ketë vjedhur identitetin e një paraardhësi të vdekur prej kohësh, apo të dikujt tjetër me të njëjtin emër për të forcuar pretendimet e tij, gjë që do të shpjegonte të dhënat zyrtare të qeverisë, gjithnjë nëse ato kanë qenë realisht të vërteta.
Edhe sot shumë ekspertë mendojnë se nuk ka gjasa që dikush ta dijë saktësisht se sa vjeç ishte Li Çing-Juen në kohën e vdekjes. Ai mund të ketë qenë shumë i vjetër, ndoshta edhe më shumë sesa rekordi zyrtar prej 122 vjetësh, por me siguri jo 256 vite./ Përshtatur dhe përkthyer nga CNA.al
Nëse jeni një i ri që po mendon ende se çfarë duhet të bëh...
Mëngjarashë quhen ata njerëz që shkruajnë me dorën e majtë...
Unë i kam pasur gjithmonë fiksim hartat. Fëmijëria ime kal...
Skenari më i keq i klimës së këtij shekulli nuk është ngro...
Nëse do t’ju kërkohet të ecni diagonalisht nëpër një fushë...
Edhe pse teknologjia e re dhe kërkimet e avancuara, e kanë...
Disa njerëz shqetësohen se teknologjia është shumë e p...
Nëntori vjen gjithmonë i lagësht në Tiranë. E bashkë me të...
Faktet rreth jetës së Napoleon Bonapartitm arritjet e tij ...
Shteti ishullor i Qipros është i ndarë prej më shumë se 50...
Historia e mbijetesës së familjes Shtermer ishte e panjohu...
Termi “oligark” është bërë shumë i zakonshëm që nga fillim...
Njerëzit u nënshtrohen operacioneve plastike për një sërë ...
Një studim i tillë nuk mund vinte në një kohë më të përsht...
Një nga puthjet më të famshme në histori, nuk është midis ...
A do t’iu dukej e çuditshme nëse unë do të refuzoja të...
Kablloja e linjës “THE ASIA-AFRICA-EUROPE-1 INTERNET” ...
Një mëngjes dimri në vitin 1892, në dukje një ditë si ...
Mbrëmjen e 29 tetorit, mbi 100 mijë njerëz u derdhën në rr...
Për fat të keq pyetjes nëse është i mundur parashikimi i t...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dh...
Pelluzohet nga detyra një efektiv policie në Elbasan, ...
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i s...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet ...
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligj...
Numri i viktimave në Turqi dhe Siri ka shkuar në të pa...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën se ai pr...
FBI-ja arrestoi dy persona, duke përfshirë udhëheqësin e n...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...
E shtuna nuk ka sjellë asnjë ndryshim në këmbimin e monedh...