Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dielli i vjeshtës shkëlqen fort në shtegun e pyllit, përgjatë të cilit po ecin 20 burra të armatosur duke vëzhguar me kujdes zonën. Kanë kaluar disa ditë që kur disa para-militarë serbë të armatosur rëndë sulmuan një patrullë policore këtu në Kosovë, në fshatin Banjskë. Një oficer policie u vra një tjetër u plagos.
Sulmuesit serbë, rreth 30 burra, u strehuan në manastirin pranë fshatit. Portat e dëmtuara në hyrje dëshmojnë për dhunën e ushtruar. Në fund të përleshjes mbetën të vdekur edhe 3 serbë, ndërsa 4 të tjerë u arrestuan. Pjesa tjetër e njësisë arriti të arratisej. Pra u duk sikur lufta ishte gati të shpërthente sërish.
Sulmi ndaj patrullës së policisë së Kosovës, vetëm sa e ka përshkallëzuar krizën në këtë rajon, të cilit nuk i kanë munguar asnjëherë krizat. Në vitin 1998, pas luftërave që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë, në dhunë u përfshi edhe Kosova. Në atë kohë, ajo ishte ende pjesë e Serbisë.
Shqiptarët e Kosovës kishin vuajtur për dekada nga diskriminimi i serbëve, dhe ndërsa dhuna u përshkallëzua, u bënë shumë masakra, që e detyruan NATO të ndërhynte në krah të shqiptarëve të Kosovës. Në vitin 2008, Kosova shpalli zyrtarisht pavarësinë nga Beogradi, por Serbia nuk e ka njohur ende këtë akt.
Dhe as as Kina apo Rusia, për të mos përmendur 5 shtete anëtare të Bashkimit Evropian.
Shqiptarët etnikë përbëjnë rreth 95 për qind të popullsisë në Kosovë, ndërsa pakica serbe jeton kryesisht në veri, jo shumë larg kufirit me Serbinë. Gjatë 24 viteve të fundit, misioni i KFOR i udhëhequr nga NATO e ka ruajtur paqen në rajon.
Por incidenti i javës së kaluar tregon se sa e brishtë është aktualisht situata. Së pari, Kosova kërkoi që Perëndimi të vendoste sanksione kundër Serbisë. Më pas, ushtria serbe marshoi deri në kufirin me Kosovën. Në fillim, qeveria serbe mohoi praninë e trupave përpara se të njoftonte se disa prej tyre do të tërhiqeshin.
Gjithsesi mbeten ende shqetësimet për një vatër të rindezur të konfliktit në Evropë. Dhe mëngjesin e kësaj të marte, forcat speciale - nën mbrojtjen e trupave të KFOR-it - janë duke kërkuar nëpër pyllin e Kosovës për gjurmë të sulmit. Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, zyrtarët e qeverisë janë të sigurt se sulmuesit ishin “terroristë serbë” nën udhëheqjen e Milan Radoiçiç.
Ata ishin të armatosur me armatim të rëndë të prodhuar në Serbi. Mendohet se Radonçic ka lidhje të ngushta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Ai ka qenë nënkryetar i partisë politike Lista Serbe, që konsiderohet si një burim i ndikimit serb në Kosovë. Shtetet e Bashkuara kishin vendosur më herët sanksione ndaj tij dhe ai vetë e pranoi se ishte organizatori i sulmit.
Ai u arrestua javën e kaluar në Serbi, por më pas u la i lirë. Qeveria në Kosovë pretendon se udhëzimet për sulmin kanë ardhur direkt nga Beogradi. Ndërkohë për banorët në veri të Kosovës, në qytetin e ndarë të Mitrovicës, kriza po zmadhohet çdo ditë që kalon. Lumi Ibër e ndan Mitrovicën në gjysmën veriore dhe atë gjysmë jugore.
Serbët shpenzojnë dinarë në njërën anë, dhe shqiptarët e Kosovës shpenzojnë euro në anën tjetër. Në të dy anët, njerëzit mblidhen në kafene moderne, fëmijët luajnë në rrugë, fasadat shkërmoqen ngadalë dhe kabllot e rrymës elektrike varen nga shtyllat. Shumë pak njerëz mund të shihen duke ecur nëpër urën e financuar nga BE, e cila aktualisht është sërish e mbyllur për trafikun e makinave.
Është ora 19:30 e mbrëmjes kur Aleksandar Arsenijeviç hyn në barin “Akvarijus”. Ai ulet bashkë me një grup njerëzish të përfshirë në diskutime të zjarrta dhe ndez një cigare. 31-vjeçari, ish-mësues kimie, është bërë zëdhënës i pakicës serbe në Kosovë, pasi ka themeluar një iniciativë të quajtur Mbijetesa Serbe.
Pikërisht këtë pakicë thuhet se është i interesuar ta mbrojë presidenti serb Vuçiç.
Arsenijeviç është lindur dhe rritur në Mitrovicë, dhe ishte vetëm 7 vjeç kur filloi lufta. Ai e kujton ende zhurmën e bombave. Arsenijeviç nuk beson se ushtria serbe do të sulmojë për aq kohë sa në Kosovë janë paqeruajtësit ndërkombëtarë.
Por ai është i shqetësuar se sulmi ndaj patrullës së policisë së Kosovës mund të pasohet nga akte të tjera në të ardhmen. “Unë e ka paralajmëruar se mund të ndodhë diçka e tillë”- thotë Arsenijeviç. Në Mitrovicën Veriore shumë njerëz i njohin personat që u përfshinë në sulmin ndaj policëve shqiptarë të Kosovës.
Ose së paku i njohin ata që u vranë. Arsenijeviç thotë se serbët në Kosovë po radikalizohen dhe jo pa arsye. Në nëntorin e vitit të kaluar, serbët që jetojnë në Kosovë u larguan nga bashkitë, gjykatat dhe të gjitha institucionet shtetërore në vend. Ky veprim erdhi me kërkesë të presidentit serb Vuçiç në përgjigje të një mosmarrëveshjeje mbi targat e makinave.
Tani që nuk ka më asnjë person që përfaqëson interesat serbe në institucionet publike, aktivisti Arsenijeviç po kërkon të mbushë vakumin. “Komuniteti serb nuk ka besim tek institucionet”- thotë ai, duke shtuar se në parim Kushtetuta e Kosovës mund të përfshijë mbrojtje të forta për rajonet multietnike, por ato nuk janë zbatuar kurrë.
Problemi më i madh, thotë Arsenijeviç, qëndron tek forcat policore. Në vitin 2021, qeveria e Kosovës vendosi njësi speciale në pjesën veriore të vendit. Të trajnuar për operacione antiterror, ata përbëhen ekskluzivisht nga shqiptarë të Kosovës, përkundër faktit se kushtetuta e vendit kërkon që forcat policore në rajonet multietnike të pasqyrojnë përbërjen e popullsisë.
Në Mitrovicë, njësitë speciale nisën të marrin gjithnjë e më shumë detyra që normalisht kryheshin nga forcat e rregullta policore, thonë banorët, në aspekte të tilla si ndalimi i trafikut ose ndalimi i festave tepër të zhurmshme natën vonë. Këtu qarkullon një histori, sipas së cilës oficerët e policisë në një pikë kontrolli në veri të Mitrovicës dyshohet se qëlluan mbi një makinë në lëvizje.
Policia pretendon se makina tentoi të anashkalojë postbllokun, por deri më tani ka refuzuar të publikojë pamjet video të ngjarjes. Arsenijeviç thotë se njerëzit ndihen ne veri sikur janë në mëshirën e dy liderëve, Kurtit në Kosovë dhe Vuçiç në Serbi. Nëse njerëzit nuk kanë më një mënyrë për të shfryrë pakënaqësinë e tyre, thotë një grua, atëherë dhuna është gjithçka që mbetet.
Arsenijeviç e dënon sulmin e milicisë serbe në Banjska. “Unë shpreh keqardhjen për humbjen e 4 jetëve”- thotë ai, duke shtuar se i gjithë incidenti mund të ishte shmangur nëse do të ishin dëgjuar paralajmërimet. Frika nga përshkallëzimi i mëtejshëm, është diçka mbi të cilën mund të pajtohen të gjithë në Mitrovicë.
Afërdita Syla, një shqiptare e Kosovës e cila jeton në pjesën jugore të qytetit, drejton një shoqatë e cila është njohur nga organizatat ndërkombëtare për shkak të qëllimit për të cilin përpiqet: tejkalimin e ndarjes etnike. Por që nga incidenti anëtarët e stafit që jetojnë në pjesën veriore të qytetit, kanë ndaluar së ardhuri në zyrën që gjendet në Mitrovicën Jugore, nga frika se mos sulmohen.
Syla e kupton që njësitë speciale të policisë janë të frikshme për serbët, por njerëzit në jug kanë një pikëpamje të ndryshme. Ata i shohin ato si një siguri për mbrojtjen. Barrikadat në pjesën veriore të qytetit janë djegur vazhdimisht nga flakët vitet e fundit. Arsenijevic është i shqetësuar pas sulmit të 24 shtatorit. Ai është duke biseduar me shumë njerëz. “Nëse një luftë mund të përfundojë, edhe kjo situatë mund të marrë fund. Unë po përpiqem t'i bind njerëzit për këtë. Ekzistojnë të gjitha shanset për të bërë jetë normale”- thotë ai. Nga Muriel Kalisch “Der Spiegel”/ Pershtatur nga CNA
Këtë javë kisha menduar të shkruaja mbi negociatat midis p...
Në korrik, disa foto nga samiti i NATO-s në Lituani tr...
Nga blerjet e minutës së fundit në supermarket, porosi...
1967 - Forcat boliviane ekzekutojnë udhëheqësin e njohur r...
Pëshpëritni nëse keni nevojë. Guxoni që ta mendoni. Në çdo...
Imagjinoni sikur SHBA-ja të mos jetë më në gjendje, ose th...
Që nga Lufta e Dytë Botërore, çdo 20 vite apo më shumë...
Që në momentin që mësova se në vitin 1947, Uollter Lip...
Është e paqartë arsyeja pse brirët mbeten ende sot një...
2001 - Shtetet e Bashkuara nisin pushtimin e Afganistanit ...
Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar...
1973 - Lufta e Jom Kipur, çon në prag të konfliktit Sht...
A ka vërtet një komplot për të rrëzuar Xhorxhia Meloni...
2011 - Vdes themeluesi i “Apple”, Stiv Xhobs Stiv Xhobs, ...
Evropianët u tallën kur Donald Trump i quajti ata “keqbërë...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një sërë riorganizime...
Çdo vit, rreth 2.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe...
1957 - Bashkimi Sovjetik lëshon i pari në hapësirë sat...
Demografia Ella Bibiavava, drejtoreshë e Akademisë së Shke...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...