Një shoqëri multi-kulturore pa integrimin e duhur, është e destinuar të dështojë
Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështj...

Demografia Ella Bibiavava, drejtoreshë e Akademisë së Shkencave të Ukrainës, është e sigurt për shifrat që jep. Vetëm pak ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin foli për 71 mijë ushtarë ukrainas të vrarë që nga fillimi i luftës. Ndërkohë Kievi nuk jep të dhëna.
Cili është numri i vërtetë të vrarëve?
100 mijë, dhe këta vetëm në mesin e ushtarakëve.
Si e llogaritni këtë?
Të dhënat zyrtare për vdekjet janë sekrete. Ndaj duhet të mjaftohemi me vlerësimet. Në Institutin Kombëtar Ptoukha, ne përdorëm numrin e lindjeve (që mbeti publike) dhe shumë tregues të tjerë duke përfshirë kartat SIM të celularëve. Për të shmangur numërimin e atyre që kanë 2 telefona, kemi qasjen në vendndodhjen e tyre. Duke kombinuar gjithçka, mund të themi se fatkeqësisht kemi mbi 100 mijë të vrarë. Këta janë në shumicë meshkuj dhe në momentin më produktiv të jetës.
Po nga civilët?
Ne duhet të kuptojmë, nëse burri im që vdiq nga një atak në zemër gjatë një bombardimi, duhet të konsiderohet apo jo viktimë e luftës. Por problemi më i madh është numërimi viktimave në zonat e pushtuara. Në këtë rast “vrima e zezë” është Mariupoli, që mund të ketë pasur dhjetëra mijëra viktima gjatë rrethimit disa javor. Ne ndoshta nuk do ta dimë kurrë numrin e saktë. Gjithsesi, totali mbetet shumë më i ulët se ai i ushtrisë.
Profesore Lebanonva thotë gjëra të tmerrshme me qetësi të plotë kur flet për shifrat që janë mjeti i saj i punës. Por mërzitet kur duhet t’i vërë një emër asaj që lexohet në grafikë “shpopullimi”.
Nëse lufta përfundon në vitin 2025, ne vlerësojmë se në vitin 2033 do të ketë nga 26-32 milionë ukrainas. Ne nuk mund ta ngushtojmë këtë hendek, sepse përpara ka shumë të panjohura. Sa refugjatë dhe emigrantë do të kthehen nga jashtë? A do të ketë siguri dhe rimëkëmbje ekonomike? Këto variabla janë të paparashikueshëm dhe do të ndikojnë në zgjedhjet e grupeve të mëdha shoqërore.
Në vitin 1993, dy vjet pas shpërbërjes së BRSS, Ukraina kishte 52.3 milionë banorë. Sipas skenarit tuaj më të keq, 40 vjet më vonë, në vitin 2033 a mund të ketë ajo gjysmën e saj?
Ne po shkonim drejt asaj prirje edhe para luftës. Kishim vite që përjetonim rënie të lindjeve dhe shpopullim. Shkalla e lindshmërisë në vitin 2021 ishte vetëm 1.2 fëmijë për grua, dhe si për ta përkeqësuar situatën pati 3 milionë emigrantë. Nuk është se ju italianët, pa emigracion, do të ishit shumë më mirë. Kriza demografike po prek të gjithë Evropën, por lufta e ka kthyer në një tragjedi në vendin tonë. Në vitin 2022, lindshmëria ra në 0.9 fëmijë dhe vitin e ardhshëm pres të jetë 0.7. Më pas u shtuan refugjatët.
Që mund të rikthehen...
Fatmirësisht, sot ka më pak refugjatë në Evropë sesa 7 milionët që dëgjoj shpesh. Maksimumi kjo shifër është 4 milionë, të cilëve duhet t’u shtojmë 1.2 milionë që ndodhen në Rusi dhe 1 milionë të tjerë midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut. Problemi është se ato janë kryesisht gra dhe fëmijë dhe me burrat larg është e vështirë të mbetesh shtatzënë.
Po ashtu, është e vështirë të mendosh për lindjen e fëmijëve në një vend në luftë...
Vullneti ka rëndësinë e tij, por po kështu edhe tendencat statistikore. Grupmoshat më të dëmtuara nga luftimet janë pikërisht ato të moshës riprodhuese, dhe kjo do të sjellë pasoja serioze për kurbën demografike për dekadat e ardhshme. Numri i njerëzve midis moshës 20-64 vjeç do të bjerë me 15 për qind. Ndërsa ai i grave në moshën më pjellore midis 20-34 vjeç do të bjerë me 11 për qind. Me këto shifra nuk mund të dalim nga “dimri” demografik.
Pra nuk parashikoni asgjë pozitive?
Ukrainasit kanë një lidhje të fortë me atdheun e tyre. Në muajt e parë të luftës, 200.000 mijë burra që ishin jashtë shtetit u rikthyen enkas për të luftuar. Mund të pritet që me ardhjen e paqes do të rikthehen shumë nga refugjatët dhe emigrantët. Por ne duhet të kemi sukses në fitoren e periudhës së pasluftës.
Çfarë doni të thoni me këtë?
Që ne kemi nevojë për kushte sigurie dhe ekonomike që të mund të bindim të rikthehen shumica e 9 milionë ukrainasve që ndodhen aktualisht jashtë vendit. Ata janë thesari ynë kombëtar. 70 për qind e grave të arratisura kanë arsim të lartë, dhe përfaqësojnë ajkën e shoqërisë. Nëse lufta përfundon, pasiguria do të vazhdojë dhe do të jenë burrat e tyre ata që do t’u bashkohen jashtë vendit dhe jo anasjelltas. Për Ukrainën do të ishte një skenar i zymtë./ “Corriere della Sera” - Pështatur nga CNA
Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështj...
Presidenti amerikan Xho Bajden është një burrë familjar në...
1990 - Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkoh...
Po afron dhënia e Çmimeve Nobel për vitin 2023. Siç është ...
Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të va...
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit m...
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...