E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “lotëve të krokodilit”, është duke thënë me fjalë të tjera, se ky i fundit po shfaq një pikëllim të rremë apo të pasinqertë.
Por si lindi kjo frazë kaq e famshme?
Përgjigja ndaj kësaj pyetje na rikthen tek një mit i çuditshëm mesjetar, që bazohet tek një udhëtim mbi të cilin është lexuar gjerësisht, dhe që më vonë u çimentua në historinë e letërsisë përmes veprave të shkrimtarit anglez Uilliam Shekspir.
U ndesh për herë të parë tek vepra “Udhëtimet e Sër Xhon Mandevil”
Rrënjët e kësaj fraze, na rikthejnë në shekullin e XIV-të, dhe lidhen shumë me rrëfimin jashtëzakonisht popullor të “Udhëtimeve të Sër Xhon Mandevil”. Ky udhëtim, i bazuar tek aventurat e kalorësit trim në Azi, shërbeu si një thesar zbulimesh mahnitëse, por më shumë edhe për rrëfime të trilluara.
Një rast i tillë ishte përshkrimi i detajuar i krokodilëve, si gjarpërinj që derdhin lot trishtimi, ndërsa vrasin dhe konsumojnë pa mëshirë gjahun e tyre. Ky lloj portretizimi tentoi të shtonte një element pendese në natyrën e kësaj kafshe grabitqare. Mandevil shkroi plot imagjinatë: ”Këta lloj gjarpërinjsh, i vrasin njerëzit dhe i hanë duke qarë, dhe nuk kanë gjuhë që të mund të shprehen”. Edhe pse magjepsës, ky përshkrim është shkencërisht i pasaktë. Krokodilët kanë në fakt gjuhën e tyre. Dhe ndërsa ata mund të derdhin lot, kjo nuk ka asnjë lidhje me emocionet. Gjithsesi, ky tregim arriti të gërshetohet në strukturën e historisë letrare, duke i magjepsur lexuesit me një përzierje të veçantë tmerri dhe ndjeshmërie, të nxitur pikërisht nga imazhi i krokodilëve që qanin.
Nga Shekspiri në gjuhën moderne
Miti i krokodilit që qante rrugëtoi nëpër kohë, dhe la gjurmën e tij të fortë tek veprat e mjeshtrit të fjalës dhe letërsisë Uilliam Shekspir. Pikërisht përmes dramave dhe komedive të tij të shkëlqyera të shekullit XVI-të, “lotët e krokodilit” evoluan nga një përrallë mesjetare, në një idiomë të njohur gjerësisht që portretizon trishtimin e shtirur.
Tek “Otello”, një nga dramat e tij të famshme, kjo shprehje u përdor për të treguar vajtimet e shtirura, duke i dhënë idiomës një spektër më të gjerë përdorimi. Me kalimin e shekujve,
ky term është bërë një pjesë e njohur e gjuhës angleze dhe jo vetëm, i përdorur për të përshkruar shfaqje të pasinqerta të emocioneve. Historia e kësaj shprehjeje të famshme, përbën një shembull se si tregimet imagjinare, mund të krijojnë fraza që përcjellin në gjuhën e përditshme sjelljen dhe emocionet njerëzore./ Pershtatur nga CNA
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Vrasja në Kanada në qershor të këtij viti e Hardep Sing Ni...
Gjatë 6 dekadave të fundit, asnjë pjesë e integrimit evrop...
Një konflikt i vjetër që vijon prej disa dekadash në Kauka...
Termi “kult” ngjall imazhe të forta në mendjet tona, duke ...
1938 - Nënshkruhet Pakti i Mynihut midis Gjermanisë, Franc...
Historia shpesh është e mbushur me mite dhe legjenda të ci...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në lidh...
Gjatë viteve të fundit rëndësia e sistemeve ajrore pa ekui...
Falë mendimit, krijimeve apo ideve të tyre, njerëzimi që n...
1934 - Lind aktorja franceze më famë botërore Brixhit ...
Një mori titujsh kryesorë në mediat javët e fundit në ...
Një konflikt i pazgjidhur, është gjithmonë si një minë me ...
Kur të largohet nga detyra presidenti Vladimir Putin - cil...
Stresi, ndjenja e pakënaqësisë dhe mungesa e mirënjohj...
1928 - Anglezi Aleksandër Fleming zbulon penicilinën 95 v...
Ballkani Perëndimor, pra vendet e ish-Jugosllavisë që mbet...
1540 - Themelohet Urdhri Jezuit Në Romë, Papa Pali II mir...
Hidratimi i tepërt është një gjendje e karakterizuar nga k...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...