Mosha në të cilën njerëzit janë më të lumtur në jetën e tyre
Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar...

2001 - Shtetet e Bashkuara nisin pushtimin e Afganistanit për të rrëzuar regjimin e talebanëve, aleatëve të Al-Kaedës
Një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja nis sulmet në Afganistanin e kontrolluar nga talebanët, përmes një fushate bombardimesh intensive nga forcat amerikane dhe britanike.
Mbështetja logjistike u ofrua nga vende të tjera, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Australinë dhe Kanadanë dhe më vonë nga rebelët anti-talebane të Aleancës Veriore.

I quajtur “Operacioni i Lirisë së Përhershme”, pushtimi i Afganistanit synonte të shkatërronte organizatën terroriste Al-Kaeda të drejtuar nga Osama bin Laden, e cila kishte bazat kryesore në këtë vend por edhe vetë qeverinë ekstremiste fundamentaliste talebane që po e sundonte vendin në mënyrë brutale që nga viti 1996.

Talebanët, që kishin imponuar versionin e tyre ekstremist të Islamit në të gjithë vendin, kryen abuzime të panumërta të të drejtave të njeriut kundër popullit të tij, veçanërisht grave, vajzave dhe komunitetit etnik hazar.

Disa javë para pushtimit, si Shtetet e Bashkuara po ashtu edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishin kërkuar që talebanët të dorëzonin Osama bin Ladenin për ndjekje penale.
Por talebanët u ofruan të gjykojnë bin Ladenin në një gjykatë islamike, ndaj SHBA nuk priti më dhe nisi pushtimin përmes një bombardimi ajror të bazave ushtarake të talebanëve dhe Al-Kaedës në Kabul, Kandahar, Jalalabad, Konduz dhe Mazar-e-Sharif. Avionë të tjerë të koalicionit dërguan ndihma humanitare për civilët afganë.
Më 12 nëntor, zyrtarët talebanë dhe forcat e tyre u tërhoqën nga kryeqyteti i Kabulit. Në fillim të dhjetorit, ra Kandahari, bastioni i fundit i talebanëve dhe lideri tyre Mullah Muhamed Omar u fsheh. Luftëtarët e Al-Kaedës u fshehën në rajonin malor Tora Bora, ku u përleshën me forcat afgane anti-talebane, të mbështetura nga trupat e Forcave Speciale të SHBA-së.

Njezët vite më vonë, më 15 gusht 2021, SHBA tërhoqi trupat e fundit nga ky vend dhe Kabuli ra sërish në duart e forcave talebane.
Gjatë këtij konflikti u vranë më shumë se 3.500 ushtarë të koalicionit të SHBA-së, dhe u plagosën mbi 20.000 të tjerë. Ndërkohë u vranë 69.000 forca afgane, 51.000 civilë dhe 51.000 luftërarë të Al-Kaedës dhe talebanë.
Ngjarje të tjera të rëndësishme:
1870 - Ministri francez i Punëve të Brendshme, Leon Gambeta, arratiset nga Parisi i rrethuar nga prusianët me një balonë me ajër të nxehtë, duke shkuar në selinë e qeverisë së përkohshme franceze në Turs.
1849 - Vdes shkrimtari i shquar amerikan Edgar Alan Po. Ai u gjet 4 ditë më herët në rrugët e Baltimorës në një gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Ende sot nuk dihen me saktësi shkaqet e vdekjes së tij.
1952 - Lindi në Leningrad, sot Shën Petersburgu, presidenti aktual i Rusisë Vladimir Putin. Ai u bë i njohur në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare në vitin 1999, kur u zgjodh kryeministër nga presidenti i asaj kohe Boris Jelcin, ndërsa një vit më vonë u bë president.
1985 - Katër terroristët palestinezë rrëmbejnë anijen italiane “Achille Lauro”, sapo kjo e fundit la portin e Aleksandrisë në Egjipt. Ata kërkuan që Izraeli të lirojë shokët e tyre të burgosur, dhe t’u lejonte hyrjen në një port sirian. Pas refuzimit të kërkesës terroristët e humbën toruan dhe vranë njërin nga pengjet. Më vonë ata u kapën dhe u dënuan me burg.
1940 - Trupat gjermane hyjnë në Rumani. Hitleri vendosi të pushtojë Rumaninë, si pjesë e strategjisë së tij për krijimin e një fronti të pandërprerë lindor, për të kërcënuar Bashkimin Sovjetik.
1944 - Në kampin nazist të përqëndrimit në Birkenau shpërthen një kryengritje e të burgosurve.
1976 - Hua Guofeng, kryeministër i Republikës Popullore të Kinës, zëvendëson të ndjerin Mao Ce Dunt si kryetar i Partisë Komuniste të Kinës./ Përshtatur nga CNA
Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar...
1973 - Lufta e Jom Kipur, çon në prag të konfliktit Sht...
A ka vërtet një komplot për të rrëzuar Xhorxhia Meloni...
2011 - Vdes themeluesi i “Apple”, Stiv Xhobs Stiv Xhobs, ...
Evropianët u tallën kur Donald Trump i quajti ata “keqbërë...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një sërë riorganizime...
Çdo vit, rreth 2.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe...
1957 - Bashkimi Sovjetik lëshon i pari në hapësirë sat...
Demografia Ella Bibiavava, drejtoreshë e Akademisë së Shke...
Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështj...
Presidenti amerikan Xho Bajden është një burrë familjar në...
1990 - Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkoh...
Po afron dhënia e Çmimeve Nobel për vitin 2023. Siç është ...
Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të va...
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit m...
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...