Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 6 tetor?
1973 - Lufta e Jom Kipur, çon në prag të konfliktit Sht...

Kjo pyetje e thjeshtë në pamje të parë, është studiuar gjerësisht gjatë dekadave të fundit, por nuk ka ende një përgjigje përfundimtare. Kohët e fundit një ekip hulumtuesish gjermanë ka hedhur dritë mbi këtë çështje në një përmbledhje gjithëpërfshirëse metaanalitike.
Dikush do të mendonte se mosha në të cilën shumica e njerëzve janë më të lumtur është kur ata janë të rinj, duken fizikisht më mirë, janë të fuqishëm, kanë pak ose aspak paaftësi fizike, dhe kanë më shumë kohë për të jetuar. Megjithatë, studiuesit në Universitetin e Ruhrit në Bohum, që e bazuan studimin e tyre të gjatë në 443 mostra unike me gjithsej 460.902 pjesëmarrës, gjetën një përgjigje të ndryshme.
“Ne u fokusuam tek ndryshimet në 3 komponentë qendrorë të mirëqenies subjektive, kënaqësinë nga jeta, gjendjet emocionale pozitive dhe gjendjet emocionale negative”,- shpjegon psikologia Suzan Byker. Ajo e publikoi studimin në revistën “Psychological Bulletin”.
Kënaqësia mbi jetën bie midis moshës 9-16 vjeç
Gjetjet e studimit të fundit, treguan se kënaqësia nga jeta binte ndërmjet moshës 9-16 vjeç, dhe pastaj rritej paksa deri në moshën 70 vjeçare Më pas u ulej sërish deri në moshën 96 vjeçare. Gjendjet emocionale pozitive, treguan një rënie të përgjithshme nga mosha 9-94 vjeç, ndërsa gjendjet emocionale negative u luhatën disi midis moshës 9-22 vjeç. Më pas ato ranë deri në moshën 60 vjeçare, dhe më pas u rritën përsëri. Autorët e studimit identifikuan ndryshime më të mëdha mesatare në gjendjet emocionale pozitive dhe negative sesa tek kënaqësia mbi jetën. Në përgjithësi, studimi tregoi një prirje pozitive gjatë një periudhe të gjatë të jetës, nëse e analizojmë nga prizmi i kënaqësisë nga jeta dhe gjendjet emocionale negative.
Hulumtuesit ia atribuojnë rënien e lehtë të kënaqësisë mbi jetën moshës 9-16 vjeçare, ndryshimeve në trupin dhe në jetën sociale që ndodhin gjatë periudhës së pubertetit. Kënaqësia rritet sërish që nga mosha e rritur e tutje. Ndjenjat pozitive priren të zvogëlohen nga fëmijëria deri në moshën madhore të vonë. Në moshën e rritur shumë të shtyrë, priren të përkeqësohen dhe jo përmirësohen të gjithë komponentët e mirëqenies subjektive.
“Kjo mund të lidhet me faktin se tek njerëzit shumë të moshuar, bie performanca fizike, shpeshherë përkeqësohet shëndeti dhe zvogëlohen kontaktet sociale, kjo e fundit edhe sepse bashkëmoshatarët e tyre vdesin”- tha Byker.
Studimi e vë theksin tek nevoja për të marrë në konsideratë dhe promovuar mirëqenien subjektive, me komponentët e saj të ndryshëm gjatë gjithë jetëgjatësisë. Gjetjet e këtij studimi mund të ofrojnë udhëzime të rëndësishme për zhvillimin e programeve të ndërhyrjes, veçanërisht ato që synojnë ruajtjen ose përmirësimin e mirëqenies subjektive në fund të jetës./Përshtatur në shqip nga CNA
1973 - Lufta e Jom Kipur, çon në prag të konfliktit Sht...
A ka vërtet një komplot për të rrëzuar Xhorxhia Meloni...
2011 - Vdes themeluesi i “Apple”, Stiv Xhobs Stiv Xhobs, ...
Evropianët u tallën kur Donald Trump i quajti ata “keqbërë...
Ne Kremlin po ngrihen dolli dhe festohet fitorja në zgjedh...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një sërë riorganizime...
Çdo vit, rreth 2.4 milionë njerëz në Britaninë e Madhe...
1957 - Bashkimi Sovjetik lëshon i pari në hapësirë sat...
Demografia Ella Bibiavava, drejtoreshë e Akademisë së Shke...
Në mesin e tensioneve në gjirin e konservatorët mbi çështj...
Presidenti amerikan Xho Bajden është një burrë familjar në...
1990 - Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ribashkoh...
Po afron dhënia e Çmimeve Nobel për vitin 2023. Siç është ...
Gjatë diskutimeve nëse Shtetet e Bashkuara duhet të va...
Policia e Kosovës dhe forcat e NATO-s në veriun e vendit m...
Aktualisht po jetojmë në kohëra të mbushura me ngjarje...
1869 - Lind “babai” i pavarësisë së Indisë dhe frymëzuesi ...
Sot, kur dikush akuzon një person tjetër për derdhjen e “l...
Vdekja për shkak të një sëmundjes të rëndë e Mateo Mesina ...
Në një seri intervistash të dhëna në fillim të këtij muaji...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...