Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Kryemadhi: Nuk është një histori djegësash por histori mafjeje
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur n...

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër krimit të organizuar dhe Korrupsionit, njoftoi sot se Gjykata kishte pranuar kërkesën e saj për vënien nën sekuestro të kompanisë e cila kontrollon inceneratorin e Tiranës. Sipas prokurorisë dy sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të përfshirë dhe në ndërtimin e dy impianteve të tjerë të ngjashëm për trajtimin e mbetjeve, në Elbasan dhe Fier, rezultojnë të jenë “pronarët “de facto” të shoqërisë “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k, e cila ka fituar kontratën koncesionare “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vendepozitimeve ekzistuese, Tiranë”, si dhe janë pronarët “de facto” të shoqërisë mëmë të saj, të themeluar në Hollandë, “Integrated Energy B.V”, ndryshuar më pas me emrin “Geogenix B.V””.
Prokuroria e posaçme deklaron se “nga provat e marra gjatë hetimit ka rezultuar se, Zoto dhe Mërtiri kanë përdorur persona dhe shoqëri të tjera për të fshehur gjurmët si pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.” duke shpjeguar se “është evidentuar fakti se Zoto dhe Mërtiri, janë personat që kanë udhëzuar dhe kanë marrë vendimet në lidhje me shoqërinë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. dhe shoqërinë mëmë në Hollandë me emrin e mëparshëm “Integrated Energy B.V.”, aktualisht “Geogenix B.V.”.
Sipas prokurorisë, dy sipërmarrësit kanë përfituar po ashtu afro 4 milion euro duke përdorur fatura të flasifikuara tatimore. “Shtetasi Klodian Zoto është paraqitur dhe ka deklaruar fatura të falsifikuara për punime të kryera nëpërmjet shoqërisë tjetër të tij “Integrated Energy Services” sh.p.k., si nënkontraktor i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k. Në kohën e lëshimit të këtyre faturave të falsifikuara, provohet se aksionerë “de facto” kanë qenë shtetasit Zoto dhe Mërtiri”.
Në njoftimin e sotëm Prokuroria bën të ditur, se në sekuestro preventive, është vendosur dhe një sipërfaqe prej 611 m2 me vlerë 1 milion euro, e cila është në emër të shoqërisë “F.M.O”. Sipas prokurorisë “është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k”, dhe se blerja e pasurisë për llogari të kësaj kompania është realizuar përmes të ardhurave të siguruara nga përfitime të paligjshme.
Kontrata për ndërtimin e impiantit të trajtimit të mbetjeve të kryeqytetit, me kosto të investimit të parashikuar prej 128 milion euro (pa TVSH) u firmos nga kompania “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k dhe Ministria e Mjedisit, në vitin 2017. Por ende sot e kësaj dite, inceneratori nuk është ndërtuar. Kjo kontratë ka qenë në qendër të akuzave të shumta publike dhe politike. Opozita ka drejtuar gishtin, ndër të tjera, dhe ndaj drejtuesit aktual të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Vënia nën sekuestro është akti i parë i ndërmarrë nga drejtësia për rastin e Tiranës, ndërsa për Elbasanin dhe Fierin, hetimet janë mbyllur dhe çështjet janë drejt përfundimit dhe në Gjykatën e posaçme të shkallës së parë.
Po ashtu, është evidentuar fakti se shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri zotërojnë në mënyrë indirekte shoqërinë “F.M.O.” sh.p.k. Nga hetimi janë mbledhur prova se këta shtetas, duke shfrytëzuar perfitimet e paligjshme kanë blerë për llogari të subjektit “F.M.O.” sh.p.k., një pasuri të paluajtshme, me sipërfaqe 611 m2, me vlerë 1 000 000 Euro, e ndodhur në qytetin e Durrësit./VOA
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur n...
Një portal periferik hapur pak kohë më parë nga një prej gaz...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, ka hequr...
Vendimi i SPAK për vënien në sekuestro të inceneratorit të...
Festa e Birrës, festa më e madhe dhe më popullore e stinës...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar thirrjen e tij ndaj drej...
Pas shumë hetimesh, kallëzimesh, verifikimesh, sot SPA...
Demokrati, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK njoftoi për...
Vapa nuk ikën me gushtin dhe as ky i fundit nuk kalon në M...
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vetëm përmes protes...
Prokuroria e Posaçme sekuestroi këtë të martë inceneratori...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbled...
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-kryemi...
Të martën, SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës. Në ...
CNA ka denoncuar prej vitesh se megaaferën e inc...
CNA raportoi dy ditë më parë se SPAK është duke sekuestrua...
Në mbledhjen e së martës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ...
Nikoll Lesi njihet si një gazetar i suksesshëm, por në fak...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa dy të t...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...