Andis Harasani: Rama shkatërroi PS-në dhe PD-në
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, ka hequr...
Një portal periferik hapur pak kohë më parë nga një prej gazetarëve (nën hetim) bashkëpunëtor kryesor i Mirel Mërtirit, ka reaguar pas sekuestrimit nga SPAK të kompanisë të landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.
Në një shkrim me titull: SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës, duke marrë kompetencat e autoritetit kontraktor, fillojnë variantet dhe levizjet e reja mediatike, deri tek justifikimet dhe pyetjet.
Pasi deri dje luajtën me tezën se i sulmonte Tigri apo Monika Kryemadhi, pasi dështuan në betejën e tyre për të mbuluar në heshtje aferën e shekullit, me shantazhe, kërcënime dhe blerje mediash, tani nga papagajtë që i financojnë lëshojnë pyetje.
Sipas zëdhënësit të Mertirit të strehuar në Top News-in e televizionit kombëtar të inceneratorëve:
Në njoftimin e SPAK shmanget, me apo pa qëllim ky detaj duke lënë pa përgjigje dy pyetje:
E para, kush është autoriteti kontraktor në koncesionin e inceneratorit të Tiranës dhe çfarë përmbajnë raportet e njësive të mbikëqyrjes së zbatimit të kontratës për këtë incenerator?
Cili është halli i Mirelit, Bashkia e Tiranës apo ministritë e linjës?
E në rast se i drejtohet bashkisë ky duket si një kërcënim publik për dy institucione, ashtu sicc u kërcënua dhe u shit nga shokët e tij Arben Ahmetaj, ky mos është një paralajmërim për Veliaj?
Teoria pas meje të bëhet qameti, ose më shpëtoni se ju morra me vete sot duket më e freskët se kurrë.
Duhet të presim dhe pak që të shohim deri ku do shkojë Mireli dhe banda e tij mediatike, nuk ka asnjë çudi të nxjerë ndonjë biletë avioni apo hoteli për ndonjë tjetër personazh politik, pa përjashtuar foto me dreka e darka me eksponetë të rëndësishëm politikë në vend.
Më tej sqaron, i gjithë njoftimi rrotullohet rreth dy emrave, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Ai nuk thotë nëse procedura e zgjedhur për dhënien e këtij koncesioni është bërë në përputhje me ligjin, as që është e paligjshme dhe as përgjegjësit në rastin e dytë.
Më lart thekson: SPAK thotë se ka zbuluar pronarët realë të kompanisë koncesionare dhe citon Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Edhe tre kompanitë që janë vënë nën sekuestro, SPAK thotë se janë në pronësi të tyre.
Prokuroria e Posaçme i akuzon ata për falsifikim dokumentash dhe përfitim rimbursimi TVSH-je në shumën e 4 milionë eurove. Në fund, para sqarimit tradicional të njoftimeve të SPAK se gjithkush prezumohet i pafajshëm deri kur të shpallet fajtor, SPAK liston emra te tre kompanive të vendosura nën sekuestrim.
Ky është thelbi i njoftimit të prokurorisë së posaçme për këtë rast, që për dallim nga njoftime për akuza të ngjashme ku përfshihet korrupsioni nuk përmend asnjë autoritet shtetëror kontraktor, as autoritet shtetëror mbikëqyrës të kontratës dhe as përgjegjësitë e tyre.
Përpëlitjet janë normale sepse tani që kompania u sekuestrua nuk do marrin më para të paguhen media, pushime luksoze, chartera, jahte etj. por dhe jeta në Vjenë apo Tiranë.

SPAK ka thënë shumë pak nga mijëra faqe dosje hetimore për inceneratorin e Tiranës, hetim që përfshin jo vetëm pronarët, por është shumë më i gjerë.
Sot pas 6-të vite të kontratës koncesionarë në Tiranë, nuk ka incinerator, por edhe sikur të pranojmë tezën e kompanisë se duhet ndëruar deri në 2026, deri sot duhet të investoheshin gati 100 milionë euro ndërkohjë që kompania ka investuar vetëm 30 milionë sipas pretendimeve të saj, ndërsa sipas disa dokumentave flitet për vetëm 22 milionë euro investime.
Të ardhurat në 6 vite janë mbi 100 milionë euro dhe fitimi rreth 25, po pjesa tjetër ku shkoi?
Ka dhe shumë pyetje të tjera por atyre le t’ju përgjigjet SPAK, së bashku me telefonatat nga Vjenë që ndërtojë skenare e shkrime në Tiranë./ CNA
Ish-deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani, ka hequr...
Vendimi i SPAK për vënien në sekuestro të inceneratorit të...
Festa e Birrës, festa më e madhe dhe më popullore e stinës...
Kryeministri Edi Rama ka theksuar thirrjen e tij ndaj drej...
Pas shumë hetimesh, kallëzimesh, verifikimesh, sot SPA...
Demokrati, Belind Këlliçi ka reaguar pasi SPAK njoftoi për...
Vapa nuk ikën me gushtin dhe as ky i fundit nuk kalon në M...
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vetëm përmes protes...
Prokuroria e Posaçme sekuestroi këtë të martë inceneratori...
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në mbled...
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-kryemi...
Të martën, SPAK sekuestroi inceneratorin e Tiranës. Në ...
CNA ka denoncuar prej vitesh se megaaferën e inc...
CNA raportoi dy ditë më parë se SPAK është duke sekuestrua...
Në mbledhjen e së martës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ...
Nikoll Lesi njihet si një gazetar i suksesshëm, por në fak...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë ndërsa dy të t...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar punonjësin e ...
Hungaria këtë javë u bë i vetmi vend në Bashkimin Evropian...
Një drejtues mjeti ka tentuar të korruptojë punonjësin e p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...