"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Universiteti i Tiranës vijon të mbetet institucioni kryesor i arsimit të lartë në vend, duke qenë edhe këtë vit zgjedhja kryesore e maturantëve shqiptarë. Në një konferencë për shtyp, Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, prezantoi shifrat e reja të pranimeve, programet më të kërkuara dhe politikat mbështetëse të universitetit, duke e cilësuar rritjen e aplikimeve si një tregues të besimit gjithnjë e më të madh që të rinjtë kanë te UT.
Rritje e numrit të studentëve dhe programeve
Rektori Hoxha bëri të ditur se këtë vit priten mbi 11 mijë studentë në të tre ciklet e studimit. Nga rreth 20.200 maturantë në shkallë vendi, 60% kanë zgjedhur Universitetin e Tiranës, ndërsa në krahasim me vitin e kaluar janë 160 studentë më shumë që kanë preferuar këtë institucion.
“Ky është një tregues i qartë se studentët shqiptarë po e shohin gjithnjë e më shumë të ardhmen e tyre akademike te Universiteti i Tiranës. Programet tona janë të konsoliduara dhe të përditësuara me zhvillimet e kohës, duke garantuar arsim cilësor dhe mundësi të reja profesionale,” theksoi rektori.
Programet më të kërkuara dhe sfidat
Fushat që po shënojnë rritje këtë vit janë drejtësia, ekonomia, shkencat sociale, historia dhe filologjia. Gjithashtu, interes i lartë po vërehet në shkencat e natyrës dhe teknologjinë e informacionit, të cilat ofrojnë perspektivë të gjerë punësimi dhe kërkim të aplikuar.
Megjithatë, sfidë mbeten programet e mësuesisë, ku interesi është më i ulët, duke reflektuar një prirje të maturantëve për të zgjedhur fusha të tjera më të lidhura me tregun e punës.

Mbështetje financiare për studentët
Një nga pikat e forta të Universitetit të Tiranës janë bursat dhe lehtësitë financiare. Vetëm këtë vit akademik:
• 2668 studentë përfitojnë bursë mujore prej 10.000 lekësh,
• studentët e programeve me interes kombëtar përfitojnë bursë deri në 40.000 lekë,
• studentët e ekselencës janë të përjashtuar nga tarifat,
• studentët me notë mesatare 9 paguajnë vetëm gjysmën e tarifës së studimit.
Procesi i regjistrimit dhe ndërkombëtarizimi
Procesi i regjistrimit për këtë vit zhvillohet në dy raunde: i pari me 7 faza dhe i dyti me 5 faza, me fazën e parë që nis që nesër.
Paralelisht, Universiteti i Tiranës po forcon hapjen e tij ndërkombëtare. Ai është pjesë e 12 rrjeteve evropiane të arsimit të lartë dhe së fundmi është bashkuar në një aleancë me 8 universitete prestigjioze të Europës, duke ofruar mbi 20 programe në gjuhë të huaj dhe diploma të dyfishta në bashkëpunim me pesë universitete partnere.
Trajnimi i mësuesve dhe sfida e ligjit për arsimin e lartë
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve mbi procesin e trajnimit të mësuesve, rektori theksoi se UT ka marrë përsipër në mënyrë të konsoliduar përgatitjen dhe formimin e vazhdueshëm të mësuesve të arsimit parauniversitar, duke krijuar një lidhje më të ngushtë mes shkollës dhe universitetit.
Në lidhje me debatin për ndryshimin e ligjit për arsimin e lartë, Hoxha u shpreh se nuk është koha për një ligj të ri, por për një rishikim të tij pas një analize të plotë: “Ligjet nuk duhen shfuqizuar, por përmirësuar. Ligji për arsimin e lartë ka treguar se i ka rezistuar kohës dhe i është përgjigjur qëllimit për të cilin është miratuar, por pas 10 vitesh zbatim ka ardhur koha për amendime që t’i përgjigjen realitetit të ri të arsimit dhe zhvillimeve që ka përjetuar Shqipëria.”/CNA
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar p...
Autoriteti i Dosjeve, në bashkëpunim me Universitetin “Lui...
Kapitali Axhenda e Edi Ramës ka qenë e ngjeshur me takime d...
Këtë të enjte në Shkodër është mbajtur simpoziumi shk...
Vatra e zjarrit që u përhap mesditën e sotme në fshatin Br...
Ende asnjë “gjurmë” nga Erion Veliaj dhe Mero Baze. Kanë k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas akuzave të Pres...
Policia e Shtetit ka vijuar hetimet për parandalimin dhe g...
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetim...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndarë me të gji...
Duke nisur nga 1 janari i vitit 2026 bizneset do të duhet ...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë një d...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri në pronësi...
Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për Reformën e Tra...
Duke parë EuroBasket, pra Kampionatin Europian të Basketbo...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin ...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, përfaqësuesit e të cilit ...
Drejtori i Policisë Vendore Durrës, Vilson Bala, në një ko...
Festivali Ndërkombëtar i Artit, Gjon Mili International Vi...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhëna të reja në...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...