Nga 1 janari bizneset duhet të menaxhojnë mbetjet/ Gjoba për shkeljet deri në 2 milionë lekë
Duke nisur nga 1 janari i vitit 2026 bizneset do të duhet ...

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndarë me të gjithë opinionin publik se i është bashkuar Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit për këtë vit akademik, duke u angazhuar në projekte kërkimore dhe në një cikël leksionesh me studentë, pedagogë dhe studiues, mbi rolin e marrëdhënieve SHBA-BE në konsolidimin e paqes dhe prosperitetit në Europën Juglindore.
Bushati e ka konsideruar si një eksperiencë të vyer, pasi do të ketë mundësinë të kontribuojë bazuar në përvojën e tij si dhe do të mësojë nga përvoja e të tjerëve.
“Universiteti i Harvardit është fuqia e mendimit dhe zemra e ideve novatore
Kam patur fatin të jem dy herë në Harvard. Si ministër, ku kam mbajtur një fjalë me studentët për sfidat me të cilat ndeshet Europa Juglindore, dhe më herët si pjesëmarrës i një programi ekzekutiv për negociatat.
Është nder dhe kënaqësi për mua, që kësaj radhe t’i bashkohem Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Universitetit të Harvardit për këtë vit akademik, duke u angazhuar në projekte kërkimore dhe në një cikël leksionesh me studentë, pedagogë dhe studjues, mbi rolin e marrëdhënieve SHBA-BE në konsolidimin e paqes dhe prosperitetit në Europën Juglindore.
Qendra për Marrëdhënie Ndërkombëtare, e themeluar në 1958 nga Henry Kissinger dhe Robert Boëie, është institucioni më i madh i kërkimit në Universitetin e Harvardit lidhur me marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ajo është pikë takimi e akademikëve dhe njerëzve të praktikës nga e gjithë bota, duke pasqyruar në këtë mënyrë një angazhim të hershëm për të lidhur në jetë studimet me praktikën. Kësisoj, e konsideroj një eksperiencë të vyer pasi jo vetëm do të kem mundësi të kontribuoj bazuar në përvojën time, por edhe të mësoj nga të tjerët”, shkruan Bushati.
Po ashtu ka dhënë dhe një qëndrim të tijin lidhur me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe se si ai ka ndikuar në rajonin tonë.
“Rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ka pësuar goditje të fortë si pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe konfliktit të ripërtërirë në Lindjen e Mesme. Për rajonin tonë, pasojat janë të qarta, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike dhe çështjet e pazgjidhura të shtetësisë. Mirëpo momenti aktual është tejet sfidues pasi ekspozon një hendek: nevoja për bashkërendim SHBA-BE në rajonin tonë vijon të jetë e madhe, ndërkohë që hapësira për bashkëpunim mes tyre duket se po ngushtohet. Ndaj është e rëndësishme të shqyrtohen politikat, instrumentet dhe modelet e bashkëpunimit SHBA-BE në Europën Juglindore, në funksion të një agjende transformuese dhe konsolidimit të projektit europian të rajonit”, ka theksuar Bushati./ CNA
Duke nisur nga 1 janari i vitit 2026 bizneset do të duhet ...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë një d...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri në pronësi...
Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për Reformën e Tra...
Duke parë EuroBasket, pra Kampionatin Europian të Basketbo...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin ...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, përfaqësuesit e të cilit ...
Drejtori i Policisë Vendore Durrës, Vilson Bala, në një ko...
Festivali Ndërkombëtar i Artit, Gjon Mili International Vi...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhëna të reja në...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Prej ditës së djeshme vijon aktive një vatër zjarri në zon...
Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për pr...
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i dy punonjësve të I...
Këshilltari i pavarur i Bashkisë së Korçës, Lazjon Petri, ...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, k...
Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit të Pyjeve, Orgest Cen...
Loti i tretë i aksit Qukës-Qafë Plloçë është drejt përfund...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Teologu i njohur Miron Çako ka shkruar sot lidhur me disa ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...