Korça hap dyert për Festivalin Ndërkombëtar të Video-Arteve “Gjon Mili”
Festivali Ndërkombëtar i Artit, Gjon Mili International Vi...

Drejtori i Policisë Vendore Durrës, Vilson Bala, në një konferencë për mediat, ka dhënë njoftimin zyrtar mbi arrestimin e ish-kryeinspektorit të IMT-së, Ardian Halili.
Bala u shpreh se Halili ka shpërdoruar dhe abuzuar me detyrën gjatë kohës që ka qenë kryeinspektor duke ndërtuar pa leje në një sipërfaqe 5600 metra katrorë.
Objektet pa leje ishin ndërtuar në vitet 2018-2021 pikërisht në kohën kur Halili ka qenë në detyrë si kryeinspektor.
Bala tha se hetimet vazhdojnë, si dhe aksioni për lirimin e hapësirave publike.
"Jam sot këtu, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Rendin Çlirim Nela dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Durrës Algert Gjonaj, për të bërë me dije veprimet e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera shtetërore që i ngarkon ligji për parandalimin e ndërtimeve pa leje, evidentimin e atyre që janë ndërtuar më parë pa leje, kapjen dhe arrestimin e pronarëve apo administratorëve që kanë kryer apo guxojnë të kryejnë ndërtime pa leje.
Në këtë kuadër, strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H.
Në vijim të punës për lokalizimin e ndërtimeve pa leje, identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës, gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe ato të IKMT-së, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në subjektin e tij “Sent Michele Rezidencë”.
Shtetasi A. H. e ka ndërtuar këtë objekt, i cili përbëhet nga 11 kabina tip garsoniere, një godinë 2-katëshe, një fushë minifutbolli dhe një pishinë, në një sipërfaqe toke prej 5,600 m², gjatë kohës kur ai ka ushtruar funksionin e Kryeinspektorit të IMT-së në Bashkinë Durrës dhe konkretisht gjatë viteve 2018-2021.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ndërtimi i këtij objekti pa leje ka filluar prej vitit 2018 e në vijim.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për veprat penale: "Ndërtim i paligjshëm me qëllim përfitimi", "Korrupsion i zyrtarëve të lartë" dhe "Shpërdorim i detyrës".
Ky rast është dëshmia më e qartë sesi zyrtarë të shtetit, duke shpërdoruar detyrën shtetërore, kanë abuzuar me qëllim përfitimin, në këtë rast të ndërtimit në kundërshtim me çdo ligj e rregull.
Shkelja e syrit, apo bërja palë me abuzuesit, apo më keq akoma, të ndërtosh vetë pa leje kur je në detyrë për të parandaluar këtë vepër penale, do marrë fund njëherë e mirë në qarkun Durrës.
Në këtë frymë të zbatimit të ligjit, është duke vijuar aksioni për lirimin e hapësirave publike. Koordinimi i veprimeve mes strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, IMT-së dhe IKMT-së po jep rezultate çdo ditë në këtë drejtim.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, në telegramin e dërguar për strukturat e Policisë në qarqe, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve të strukturave të Policisë për parandalimin e ngjarjeve kriminale, evidentimin dhe dërgimin para ligjit të të gjithë atyre që tentojnë të kryejnë ndërtime pa leje, të zaptojnë hapësira publike, atyre që shkaktojnë zjarrvënie, ndotje akustike apo që bllokojnë qarkullimin e automjeteve të emergjencës.
Përfitoj nga rasti të ftoj qytetarët e qarkut Durrës të denoncojnë pranë strukturave të Policisë çdo paligjshmëri, në cilëndo fushë që ajo do shfaqet, çdo neglizhencë apo shpërdorim të detyrës nga punonjës policie apo të kujtdo institucioni shtetëror që ka për detyrë të ofrojë shërbim qytetarëve dhe të zbatojë ligjin, duke i garantuar se reagimi i strukturave të Policisë do jetë i menjëhershëm, konform ligjit, ndaj çdo shqetësimi që do adresohet nga ata", tha Bala. / CNA
Festivali Ndërkombëtar i Artit, Gjon Mili International Vi...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhëna të reja në...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Prej ditës së djeshme vijon aktive një vatër zjarri në zon...
Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për pr...
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i dy punonjësve të I...
Këshilltari i pavarur i Bashkisë së Korçës, Lazjon Petri, ...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, k...
Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit të Pyjeve, Orgest Cen...
Loti i tretë i aksit Qukës-Qafë Plloçë është drejt përfund...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Orga...
Teologu i njohur Miron Çako ka shkruar sot lidhur me disa ...
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në një zonë mb...
Historiani Auron Tare ka reaguar sot lidhur me qëndrimet e...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) po ...
Alfred Cako, i njohur për teoritë e tij konspirative, ka n...
Që prej arrestimit të tij në tetor të 2024, ka pasur një s...
Ditën e sotme u arrestua nga policia në fshatin Shetaj në ...
Erion Veliaj dhe vegla e tij Mero Baze vijojnë mashtrimin ...
Policia ka arrestuar shtetasin A.H., 55 vjeç, banues në Ti...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...