Skema piramidale e TXEX/ Apeli i policisë për qytetarët
Policia e Shtetit ka vijuar hetimet për parandalimin dhe g...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas akuzave të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për George Soros-in dhe djalin e tij.
Në një deklaratë për mediat, Berisha e ka quajtur një akt historik reagimin e presidentit.
“Në një akt historik, presidenti i SHBA-së akuzoi dje, bazuar në aktin ligjor të RICO-s, George Soros-in dhe djalin e tij, ekstremist të majtë, Aleksis Soros, si organizatë kriminale që kanë ushtruar një veprimtari intensive kundër rendit dhe sigurisë së SHBA.
George Soros-i dhe i biri i tij janë sot mbështetja kryesore e grupeve kryesore dhe ideologjisë marksiste dhe post-marksiste në SHBA dhe në botë.
Unë vij sot edhe për të rikujtuar se 8 vite më parë e kam shpallur Soros-in një monstër të njerëzimit. I kam kërkuar publikisht Senatit dhe Kongresit të SHBA-së që të ndalojnë me ligj veprimtarinë e tij kriminale, antidemokratike jashtë SHBA-së.
Të njëjtën kërkesë i kam paraqitur publikisht edhe Parlamentit Europian. Për Shqipërinë, e kam konsideruar dhe e konsideroj atë një armik të egër të demokracisë shqiptare.
E vërteta është se po në këtë fjalë publike, unë kërkova shpalljen e tij 'non grata'. Gjatë këtyre viteve ai përdori të gjithë fuqinë e tij politike, monetare kundër demokracisë në Shqipëri, në mbështetje të një organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama.
Por rikujtoj shqiptarët se Soros dhe i biri, pas Nju Jorkut, kryeqytetin e dytë më të rëndësishëm në botë kanë pasur Tiranën. Në Tiranë, ata, me investimet e tyre të pakufishme financiare, me lobimet e tyre kriminale, arritën të transformojnë rendin demokratik dhe Kushtetutën e vendit.
Për të konsoliduar pushtetin e krimit të Edi Ramës, George Soros, fondacioni i tij dhe i biri i tij, u angazhuan në të ashtuquajturat reforma që kishin vetëm një qëllim: monizmin dhe narkoshtetin në Shqipëri. Ata ndikuan shumë në administratën e Joe Biden, por ndikuan edhe në kancelari të tjera.
Ata u bënë mbështetje kryesore e dhunimit të zgjedhjeve dhe pranimit të zgjedhjeve të dhunuara pa u numëruar ende votat siç ishte rasti i vitit 2021. Ata u bënë mburojë e kanabizimit të plotë të vendit dhe më vonë hapjes së karteleve të drogës, më të fuqishme në Europë.
Shtoj këtu se ai dyshim i madh që ekziston për udhëtimet me çarter të Edi Ramës, 140 udhëtime në 2 vite, për të cilat ka indicie se janë transportuar para dhe drogë me valixhe diplomatike, dyshime shumë serioze ngrihen mbi vizitat 2-3-javore të viteve të fundit në Shqipëri të Aleksandër Soros-it. Se cili ka qenë motivi i tyre, por këto vizita me avion në dispozicion dhe fluturime, kanë pa asnjë diskutim dyshime të mëdha.
Unë jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve të gjithë veprimtarinë antishqiptare, antidemokratike të George Soros-it me veglën e tij Edi Rama në Shqipëri”, tha Berisha./ CNA
Policia e Shtetit ka vijuar hetimet për parandalimin dhe g...
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetim...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka ndarë me të gji...
Duke nisur nga 1 janari i vitit 2026 bizneset do të duhet ...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka bërë një d...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar disa pasuri në pronësi...
Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për Reformën e Tra...
Duke parë EuroBasket, pra Kampionatin Europian të Basketbo...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin ...
Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, përfaqësuesit e të cilit ...
Drejtori i Policisë Vendore Durrës, Vilson Bala, në një ko...
Festivali Ndërkombëtar i Artit, Gjon Mili International Vi...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhëna të reja në...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Prej ditës së djeshme vijon aktive një vatër zjarri në zon...
Përveç hetimit të ndërmarrë 2 vite më parë nga OLAF për pr...
Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i dy punonjësve të I...
Këshilltari i pavarur i Bashkisë së Korçës, Lazjon Petri, ...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, k...
Përgjegjësi i Sektorit të Menaxhimit të Pyjeve, Orgest Cen...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...