CNA ka siguruar vendimin e zbardhur të gjyqtarit të Apelit të GJKKO-së, Engert Pëllumbi për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Shkalla e Dytë e Gjykatës së Posaçme ndër të tjera ka evidentuar edhe sjelljen e kryebashkiakut Veliaj, ku nga paraburgimi i Durrësit nëpërmjet rrjeteve sociale fyente dhe kanoste prokurorin e çështjes Ols Dado, si dhe gjyqtarin e çështjes në Shkallën e Parë, Erjon Banin. Në vendim theksohet se në disa postime të Erion Veliajt ka pasur statuse me përmbajtje kërcënuese ndaj këtyre zyrtarëve.
Në faqen 104 të dosjes, gjyqtari Pëllumbi i refereohet edhe një shkrimi të CNA-së, ku evidentohej gjuha linçuese e përdorur nga kryebashkiaku Veliaj ndaj prokurorit Dado dhe gjyqtarit Bani.
“Nga procesverbali për këqyrjen dhe marrjen e të dhënave nga burimet e hapura (interneti), i datës 01.03.2023, e mbajtur nga hetuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, fillimisht pasqyrohet një postim në faqen Facebook të personit nën hetim Erion Veliaj, i të njëjtës datë, ku ai hedh akuza rreth procesit të filluar kundër tij. Më tej vijon me një postim ku ky person nën hetim përdor shprehje ironike ndaj prokurorit Ols Dado. Vijon me postimin e datës 28.02.2025, në të cilin presoni nën hetim Erion Veliaj përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erjon Bani.
Më tej vijon një artikull i botuar në median online CNA, me titull "Nga fyerja te kanosja për Dadon dhe Banin", ku personi nën hetim Erion Veliaj, në një postim të datës 10.02.2025, përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më tej vijon një postim i datës 11.02.2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj përdor shprehje fyese ndaj prokurorit Ols Dado. Më pas postimet vijojnë në datat 19, 21, 22 dhe 23 Shkurt 2025, ku personi nën hetim Erion Veliaj vijon fyerjen por në një rast edhe kërcënim ndaj prokurorit Ols Dado", thuhet ndër të tjera në dosjen e zbardhur, ku gjyqtari i referohet CNA-së.

Lajmi për të cilën bëhet fjalë mban datën 23 Shkurt 2025: “Nga fyerjet, te kanosja për Dadon dhe Banin/ Veliaj rëndon situatën e tij penale”. Ky lajm është publikuar në faqen e cna.al si dhe në CNA TV. Në këtë material gazetarët e CNA-së kanë monitoruar të gjitha statuset e publikuara asokohe nga Veliaj, i cili ditë pas dite fyente dhe kërcënonte prokurorin Dado dhe gjyqtarin Bani.
Në materialin e CNA-së evidentohej se Erion Veliaj kishte bërë dhjetëra postime, sulme të hapura ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Theksohej në shkrim se këto kërcënime po i bënte nga burgu për persona të drejtësisë, teksa në këtë formë po tentonte të prishte provat dhe të intimidonte dëshmitarët.
Në këtë përfundim duket se ka dalë edhe gjyqtari i Apelit, Engert Pëllumbi, i cili vendosi të lërë në arrest me burg Veliajn, duke argumentuar ndër të tjera se kryebashkiaku për shkak të pushtetit që ka mund të intimidojë dëshmitarë dhe të prishë prova duke rrezikuar hetimin./ CNA
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka zbardhur të plotë vendimin ...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Programi i BERZH-it “SME Reboot”, i cili u prezantua sot n...
Në vendimin 114 faqesh të Apelit të GJKKO-së dhe gjyqtarit...
CNA ka siguruar vendimin e Apelit të Posaçëm të datës 13 M...
Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belin...
CNA pas publikimit të përgjimeve ndaj kryebashkiakut Erion...
Mercenari i Erion Veliajt, njeriun të cilin kryebashkiaku ...
Zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit dhe arsyetimi për re...
CNA do të sjellë të tjera detaje nga përgjimet në burgun e...
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka prezantuar disa risi n...
Ministria e Brendshme në Itali ka përgatitur listën me emi...
Sipërmarrësi Samir Mane i ftuar në emisionin “Opinion” u p...
Sipërmarrësi Samir Mane i ftuar në emisionin “Opinion” nga...
Gazetarja Ola Xama e ftuar në MCN TV ka folur për publikim...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar se Dritan Prençi është pr...
Gazetari Elvi Fundo ka folur sërish për përgjimet ndaj kry...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka njoftuar s...
GJKKO do të marrë vendim më 16 prill, ora 13:00, për 8 të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...