Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

SPAK-u ka dalë me një njoftim pas lajmeve në disa media në lidhje me një operacion të gjerë policor, apo raportimeve në media të ndryshme se kishte arrestime në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Fakti është që SPAK-u mohon të ketë pasur një operacion gjatë natës për aferën e inceneratorëve.
“Më lejoni t’ju informoj lidhur me lajmet e publikuara dje në disa nga mediat:
SPAK-u po vijon një sërë hetimesh për të luftuar korrupsionin dhe mbrojtjen e publikut. Nuk ka pasur asnjë operacion brenda natës dhe ju kërkojmë me mirësjellje të shmangni spekulimet që mund të dëmtojnë punën tonë.
Në momentin që do të kemi njoftime për të ndarë me median pa dyshim do të viheni në dijeni”, thuhet në njoftim.

CNA është një nga mediat që ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Ne raportuam dy javë më parë për kontrollin e banesave të një gazetari, për të cilin sot kemi mësuar se është arratisur nga Shqipëria. (Lexo këtu)
Pyetja është shumë e thjeshtë: Përse është larguar gazetari nga Shqipëria, pasi i kanë kontrolluar shtëpinë kur nuk ka një masë sigurie, apo kur nuk do të ndodhte gjë ndaj tij?
Gjithsesi, le të ndalemi te njoftimi i SPAK-ut.
Së pari, fakti është që CNA dje ka raportuar si shumë media të tjera, por në asnjë rast nuk ka thënë se ka një operacion arrestimesh.
Së dyti, CNA ka thënë masa sigurie. Kush nuk di ta bëjë diferencën le ta mësojë.
Masat e sigurisë janë të ndryshme, që nga detyrimi i paraqitjes, marrja e pasaportës, arresti i shtëpisë, e kështu me radhë, deri në burgosje.
CNA ka thënë masa sigurie, nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me çfarë kanë këto masa sigurie. Burimet tona deri atje na informuan dhe ne deri atje publikuam.
Çfarë lloj masash ka, deri ku shkojnë, kërkesat e prokurorit, vendimet e gjykatës, këto janë gjëra që janë brenda një zarfi, i cili do të hapet në një moment kur të vendosë gjykata, kur kanë vendosur prokurorët e SPAK-ut.

Këtë do ta mësojnë të gjithë, por kjo është vetëm çështje kohe, ashtu siç është çështje kohe e gjithë afera e inceneratorëve, që në fakt, në rast se do të kishin reaguar të gjithë si CNA vite më parë, dëmi i shqiptarëve nuk do të ishte 130 milionë euro, por do të ishin shumë më pak dhe hajdutët që mbushin xhepat me “fake news”-e apo me sulme ndaj prokurorëve, tashmë nuk do të ishin në arrati. (Lexo këtu)
Ne nuk i ndihmojmë dot, koha në këto vite ka qenë dëshmitari ynë më i mirë për të gjitha çështjet, edhe për dosjen “5D” që e mohuan, akuzuan të tjerët dhe shkuan deri në kallëzime, apo këta të inceneratorëve që hapën edhe gjyqe, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Gjermani. Koha gjithmonë na dha të drejtë. (Lexo këtu)

Tani ata që janë shqetësuar thjesht dhe vetëm të presin kohën, është ilaçi më i mirë për të gjitha.
SPAK-u është duke bërë detyrën, CNA është në mbështetje të plotë 24 orë, me këtë strukturë së cilës i japim një mbështetje maksimale që pas marrjes së drejtimit nga zoti Altin Dumani, pasi ka një diferencë të madhe kohore, pra midis periudhës që drejtohej nga Arben Kraja dhe asaj që drejtohet nga Altin Dumani. Për ne koha e Arben Krajës ka qenë koha më e keqe e SPAK-ut, për shkak se u copëtua dosja e inceneratorëve, u vonuan hetimet, ka dosje të tjera të mbyllura, të cilat nuk janë hetuar e kështu me radhë.
Sot jemi përballë faktit që SPAK-u, në gati një vit e gjysmë nën drejtimin e Altin Dumanit, ka një ritëm më të madh ka rezultate më të mëdha. (Lexo këtu)

Ne do të japim mbështetjen tonë, presim që të hapet zarfi dhe të shohim në fund deri ku do të shkojë çështja e inceneratorëve, kush janë përgjegjësit.
Për ata që duan të dinë informacione, përveç gazetarit Endrit Habilaj, të cilit i është kontrolluar shtëpia, janë kontrolluar dhe shtëpi të tjera, edhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të Mirel Mërtirit, janë në hetim shtetas të huaj, ka në hetim dhe personazhe publikë dhe ortakë të Mirel Mërtirit e të tjerë.
Koha le të jetë dëshmitari i të gjithë kësaj që ne po raportojmë./ CNA
Çdo vendim qeverie apo institucioni dhe çdo marrëveshj...
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është liruar nga n...
Shqiptarët janë ata që përjetojnë më shumë trishtim, stres...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Pas hetimeve të thelluara të SPAK për aferën e incener...
Avokati Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me skandalin...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se protest...
Mesditën e kësaj të marte iu dha lamtumira dhe u përco...
Kreu i PD-së, Sali Berisha sonte ka sjellë në vëmendje...
Enkelejd Alibeaj, pak ditë më parë, njoftoi largimin e...
Pas shpërthimit të skandalit të mjekëve të Onkologjiku...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për skandalin...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka kërkuar nga autoritet...
GjKKO ka dhënë vendimin për të akuzuarit për trafik të lën...
CNA shpesh ka denoncuar skandalet e kompanisë ajrore "...
Media e paguar nga inceneratorët, Top Channel përveçse...
Ditën e sotme është zbuluar një skemë mashtrimi e mjek...
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është “zgjuar” p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur disa nga ars...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër rekur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...