Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Pas shpërthimit të skandalit të mjekëve të Onkologjikut, gazetari Muharrem Meko ka ndarë dy eksperiencat e tij të hidhura tek ky spital.
Gazetari tregon rastin e operacionit të bashkëshortes së tij ku iu desh që ilaçet t’i blinte në farmacitë ngjitur me spitalin pasi drejtoresha lekët e destinuara për ilacet i bënte rrush e kumbulla.
Rasti i dytë ishte vetë gazetari, të cilit ndonëse rezultatet e analizave i kishin dalë në rregull, për “siguri” njëri prej mjekëve e këshillonte të shkonte në Turqi për të bërë një skaner.
Rrëfimi i Muharrem Mekos.
E para, viti 2014...
Pas operacionit nën kujdesin e mjekut Agim Karaj, bashkëshortes time iu rekomanduan 4 seanca kimioterapie. Ok ...do t'i bënim pa asnjë diskutim!
Tek shefja e Pavionit Dr.Dhurata Koroveshi dhe përgjegjësja e repartit të Kimios, Dr.Flutura, vërtetë gjetëmdy engjëj të vërtetë, por "...kishin mungesë të kimikateve të duhura...", çka na detyronte t'i kërkonim në farmacitë ngjitur me murin e spitalit!
Një ditë të bukur Dr.Agimi më thotë: -O miku im...ti shkon e blen ilaçet që duhet të të sigurojë shteti, sepse zonja drejtoreshë, lekët e destinuara për këtë punë, po i bën rrush e kumbulla.
E aty për aty artikuloi shifrën prej rreth 500 milionë që kishin "ndërruar destinacion", nga medikamente për të sëmurët, në zyra luksoze për administratën, medemek!
Dhe shtoi më tej, kur zyrat e Q.S.U.T, ndoshta ishin më të mira nga të çdo institucioni, në Tiranë!
Pas ca muajsh drejtoresha u gradua lart, lart, madje, atë ditën e "gradimit" të saj i telefonoj doktorit, që ta uroja, por Dr. Gimi menjëherë e kuptoi arsyen e vërtetë dhe ma ktheu:
-Muharrem i dashur, po iki në Kanada...!
Për të vazhduar përmes një ofshame të dhimbshme e tepër dëshpëruese e që s'ishte e vështirë për ta kuptuar edhe së largu,vetëm ky vend s'bëhet!
Eksperienca e dytë, viti 2022!
Pas operacionit dhe qëndrimit tim rreth një muaj në spital, dola për t'u ndjekur në vijimësi nën kontrollin e mjekëve në Korçë, ndërkohe që me Dr.Aurel Jankon lidhjet ishin permanente!
Pas mëse 3 muajsh shkova në Tiranë, ku Dr.Reli në një konsultë me kolegë të tij dhe një kontrolli të imët me paisje 4HD, do të më drejtonte për tek Onkologjiku!
- Atje po të pret një kolegia ime- më tha ai ...është shkolluar në një nga universitetet më të mira të Nju Yorkut, madje autoritetet e atjeshme kishin dashur ta mbanin mjeke në Spitalin e Onkologjikut të Nju Jorkut, një nga më të mirët e botës por që vajza e kishte refuzuar sepse ëndërronte t'i shërbente atdheut të saj, Shqipërisë!
-Analizat të kanë dalë shumë mirë, -më thotë Doktoresha e re, por sidoqoftë do të shkosh t'iu nënshtrohesh edhe konsultave të specializuara, këtu në " Onkologjiku" dhe pastaj do më vish këtu!
Kështu bëra. Komisioni i parë, një mjek me emrin Blendi Kreka, djali i një mësuesi nga Korça, të cilin unë e njihja mirë, si i ati edhe i biri shumë, shumë njerëzor!
Ai pasi i kontrolloi të gjitha rekomandimet dhe lexoi me kujdes analizat përkatëse u drejtohet edhe anëtarëve të tjerë të komisionit: -Paska kaluar gjithçka...ka qenë veç një diçka e vogël, por gjithësesi, unë mendoj të bësh një kurë me katër gjilpëra (secila prej tyre zëvendësonte një seancë kimioterapie).
Komisioni i dytë.
Në krye të tavolinës,një i njohuri im, madje i fëmijërisë time, por që po bënte sikur s'më njihte!
-Që të jesh fare, fare i sigurt, më drejtohet ai rëndë-rëndë, mirë është të shkosh në Turqi, të bësh një Pet Skaner atje!
- Po sikur ka edhe këtu Pet Skaner, mor doktor, ia kthej unë.
Heshti për një çast e pa i ngritur sytë,por i përqëndruar mbi flet-rekomandimin më thotë: - Unë për të mirën tënde, po të them dhe vijonte, -bileta kushton 900 EURO fjetja, ushqimin e ke të paguar etj etj!
-Hajde ikim-i them Lencës, ndërkohë që si me porosi përballë na shfaqet Doktor, Artan Bodeci, me të cilin njohjet kishin tjetër karakter, ai, sapo më pa erdhi drejt meje e më pyet se, çfarë kam?
Ja tregoj rekomandimin dhe i tregoj se "X" mjek më tha të shkoja për në Turqi.
Ma jep rekomandimin, më thotë Dr Tani, të shikojme edhe këtë të "rrezeve" se çdo të na thotë, e me të në dorë hyri në një zyrë aty ngjitur. As pesë minuta e ai del që atje me kartën e rekomandimit në dorë. Ky po na rekomandon që të bësh edhe disa seanca me rreze, mundësisht tek Hygeja ose edhe tek Amerikani, -më thotë ai!
- Zot na ruaj, -i them...po mua Dr .Fatjona më tha se me këtë diagnozë...e me këto analiza nuk ke nevojë për rreze...!?
U kthyem përsëri tek doktoresha dhe i tregova gjithçka. Ajo më pa drejt e në fytyrë e më kthehet: - Muharrem, Onkologjiku është kthyer në një han pa porta, ku s'merr vesh i pari të dytin, ku sidomos këta dy doktorë që po më thua, por që vetëm doktorë s'janë, janë bërë kasapët e Spitalit!
Ashtu e revoltuar tej mase u çua nga karrigia e mu drejtua: - Ai i delenxhiu i Turqisë, është lidhur me kompanitë e transportit ajror e ky maskarai tjetër, me Spitalet private!
- Nuk do të bësh asgjë tjetër përveçse atyre katër gjilpërave që të ka rekomanduar doktor Bledi,-ma preu shkurt.
Pas disa muajsh, mora vesh se ajo vajzë që mua në atë takim m'u duk si një meteor në qiellin e mjekësisë shqiptare, ishte larguar drejt Italisë. I gjeta numurin e telefonit, e mora për ta falenderuar!
Ajo gati, gati e mallëngjyer më përsëriste.
-Ika Muharrem...ika, sepse s'mund të përballoja unë atë gjendje katastrofike ku e kanë zhytur të papërgjegjshmit, Mjekësinë Shqiptare!/ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për skandalin...
Ministria e Jashtme e Greqisë ka kërkuar nga autoritet...
GjKKO ka dhënë vendimin për të akuzuarit për trafik të lën...
CNA shpesh ka denoncuar skandalet e kompanisë ajrore "...
Media e paguar nga inceneratorët, Top Channel përveçse...
Ditën e sotme është zbuluar një skemë mashtrimi e mjek...
Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu është “zgjuar” p...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka renditur disa nga ars...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër rekur...
Kryesia e PD-së ka hartuar projektrezolutën e cila pritet ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar sa i përket skandal...
Apeli i Posaçëm dënoi me dy vite burg kryetarin e zgje...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite bur...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka sharë tifozë...
Poeti Agim Doçi u përcoll këtë të martë për në banesën...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar në lidhje me lajme...
Ligji për regjistrin e llogarive bankare deri tani ka ...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht më s...
Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka dekla...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...