Shtypi i ditës, e martë, 25 qershor 2024/ Njihuni me titujt kryesorë të gazetave
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...

Ligji për regjistrin e llogarive bankare deri tani ka dështuar në qëllimin për të lehtësuar punën e institucioneve ligjzbatuese dhe të bankave.
Një nga qëllimet e ligjit ishte që institucionet të përfitonin akses apo të drejtë për informacion nga regjistri i llogarive të subjekteve, në mënyrë që të mos ishin të detyruar të dërgonin kërkesë te të gjitha bankat për të marrë informacionin e nevojshëm.
Por, burime nga sektori bankar shprehen se në praktikë nuk ka ndryshuar asgjë.
Institucionet dhe përmbaruesit gjyqësorë vazhdojnë të dërgojnë kërkesa në të gjitha bankat e sektorit, për të marrë informacion për llogaritë bankare të individëve apo subjekteve.
Bankat vazhdojnë të përballen me volume shumë të mëdha kërkesash për informacion nga institucione, si organet e prokurorisë, apo përmbaruesit gjyqësorë.
Për shkak të numrit të madh të kërkesave dhe afateve të shkurtra ligjore për kthimin e përgjigjeve, kjo praktikë ka krijuar probleme shumë të mëdha për bankat tregtare, që nuk kanë burime njerëzore të mjaftueshme për t’iu përgjigjur në kohë flukseve të tilla.
Për më tepër, megjithëse jemi në epokën e digjitalizimit, ligjërisht bankat nuk mund të kthejnë përgjigje në rrugë elektronike, por vetëm me dokumente me firmë dhe vulë fizike, proces që kërkon edhe më shumë kohë.
Ligji “Për regjistrin e llogarive bankare” hyri në fuqi në fillim të vitit 2021. Ky regjistër u krijua nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Informacioni i ruajtur në regjistër është konfidencial dhe i padisponueshëm për publikun e gjerë. Ligji përcakton se të dhënat e mbajtura në regjistër përbëjnë sekret bankar e profesional dhe duhen trajtuar e ruajtur si të tilla nga të gjitha autoritetet që kanë akses në to. Ato gjithashtu përjashtohen nga dispozitat e legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit. Regjistri elektronik në fjalë, megjithatë, nuk përmban të dhëna për gjendjen e llogarive, por funksionon vetëm si listë e llogarive bankare që zotëron çdo person apo subjekt.
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, ndërsa subjekteve të tjera të interesuara u garantohet e drejta e aksesit vetëm për ato të dhëna të regjistrit që janë të nevojshme për përmbushjen e detyrave të tyre funksionale.
Në këto institucione përfshihen Prokuroria e Përgjithshme, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Byroja Kombëtare e Hetimit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, drejtoritë e taksave dhe tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Niveli i aksesimit për institucionet e tjera do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit të Financave. Subjektet e tjera, si shërbimi përmbarimor gjyqësor shtetëror ose privat, institucionet financiare apo çdo autoritet publik tjetër, që legjislacioni i posaçëm i jep të drejtën për të pasur informacion në regjistër, nuk do të kenë akses direkt, por mund të marrin informacion vetëm duke paraqitur një kërkesë të argumentuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Por, në fakt, kjo dispozitë e ligjit duket se nuk funksionon, pasi përmbaruesit nuk marrin informacion paraprak për llogaritë bankare nga DPT, por vazhdojnë të dërgojnë kërkesa te të gjitha bankat e sektorit për t’u informuar për llogaritë e debitorëve dhe për të kërkuar, më tej, bllokimin e tyre./ Monitor.al
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht më s...
Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli ka dekla...
REAGIM I TË PËRNDJEKURVE POLITIKË DHE KOMUNITETEVE FET...
Dëgjojmë shpesh të flitet për teknologjinë më të re, a...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar statistikat e U...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka treguar disa nga ...
Reshjet e shiut dhe breshërit kanë përfshirë pasditen ...
Pas më shumë se 4 muaj, që nga dita kur u përfshi nga ...
Sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së janë marrë disa v...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se tashmë që PD...
Kreu i PD-së Sali Berisha, në mbledhjen e Kryesisë së ...
Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se Lulzim Basha dh...
Departamenti amerikan i Shtetit ka pbulikuar raportin ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin ...
Edvin Kulluri, sekretari i Bashës, tashmë i mbetur pa ...
Ish-ministri Saimir Tahiri ka dalë nga ambientet e SPA...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca i ka dhënë lam...
Këtë të hënë, drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, dhe kry...
Gykata e Posaçme e Apelit prishi këtë të hënë vendimin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...