Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Këtë të hënë, drejtori i RTSH-së, Alfred Peza, dhe kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, janë thirrur në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në një seancë dëgjimore për diskutimin e raportit të veprimtarisë 1-vjeçare të RTSH-së.
Peza dhe Bungo kishin detyrë që nëpërmjet një institucioni zyrtar, siç është Komisioni i Medias, të jepnin përgjigje se ku shkojnë taksat e shqiptarëve. Në vend të kësaj, dy zyrtarët e TV publik vendosën të krijonin një “mizaskenë”, me një debat që i ka kthyer Pezën e Bungon në qesharakë e sharlatanë të TV publik.
Pezës e Bungos nuk u mjaftuan abuzimet e kryera në RTSH, raporti kritik i KLSH-së, denoncimet e njëpasnjëshme për shkarkimet masive nga puna. Ata zgjodhën që këtë të hënë të bënin një debat shterpë me njëri-tjetrin. (Lexo këtu)
Leka Bungo bëri “parimorin” këtë të hënë duke i “kërkuar llogari” Pezës për shkarkimet masive nga puna.
Debati:
Bungo: Deklarata e drejtorit të përgjithshëm se gjatë 3 vjetëve e ka gjetur zero RTSH-në është jo vetëm jashtë logjike, është e incizuar.
Peza: 3 vjet?
Bungo: Po, po!
Peza: Si 3 vjet?
Bungo: Po, po, 3 vjet!
Peza: Unë nuk thashë fare.
Bungo: E përmende tani, e ke të incizuar. Ktheje mbrapsht!
Peza: Po ktheje pra, ktheje?!
Bungo: Ktheje mbrapsht! E ke të incizuar, siç ke të incizuar atë kur të kam thënë mos pusho njerëz nga puna se do fitojnë gjyqet e ti më ke thënë zero. Ti ke thënë s’ka fituar asnjë, unë po të jap dy emra që kanë fituar, njëri 30 milionë, tjetri 26 milionë.
Evis Kushi: Zoti Bungo faleminderit, po ia jap fjalën relatores.
Bungo: Atëherë Këshilli Drejtues paska qenë kot, erdhi ky të na shpëtojë ne?!
Peza: Jo, jo.
Bungo: Lëre humorin, si ai që bëhet Miss Shqipëria në Peqin! Lëre humorin!

Peza: Zoti kryetar, Miss Shqipëria mund të bëhet edhe në Elbasan…
Bungo: Jo, po në Peqin nuk bëhet.
Peza: Zoti kryetar, ju jeni dhe racist…
Bungo: Jo, unë jam humorist.
Është i njëjti kryetar i Këshillit Drejtues të RTSH-së, i cili nuk foli asnjëherë më parë për shkarkimet e punonjësve, edhe kur u hoqën nga puna shumë profesionistë. I njëjti kryetar, që nuk thirri asnjëherë Këshillin dhe të kërkonte shkarkimin e drejtorit Alfred Peza, për të gjitha shkeljet e kryera. Por çfarë bëri Leka Bungo asokohe? Vendosi të heshtë! Sot bën parimorin dhe vendos të flasë, duke ngritur dyshime se në fakt Leka Bungo po synon dhe lakmon pikërisht postin që sot mban Alfred Peza.
Kujtojmë se Leka Bungo shkoi në RTSH dhe u përplas fillimisht me ish-drejtorin Thoma Gëllçi, me stafin e tij, kërkonte ta drejtonte ai RTSH-në. Më pas u përplas me Enkelejd Jotin. Edhe në rastin e dytë, thjesht dhe vetëm kërkonte që ai të ishte drejtor i RTSH-së kurse personi që ishte emëruar në këtë detyrë të bënte noterin e Lekës. (Lexo këtu)
Me ardhjen e Pezës si drejtor i Përgjithshëm, prej kohësh në RTSH vijojnë largimet masive nga puna, njerëz me eksperiencë që punonin prej dekadash në RTSH janë larguar nga puna.
Por, Leka Bungo nuk ka thënë asnjë fjalë më herët, nuk ka pasur asnjë reagim të tij në publik për pushimet dhe dorëheqjet masive që po ndodhin në RTSH. (Lexo këtu)
Nuk reagoi edhe kur drejtori aktual shkarkon, i çon emërimet, etj.
Ky i riu nuk i hap telefonin, nuk i përgjigjet apo ka urdhëruar që askush të mos i ngrejë telefonin në RTSH Leka Bungos, dhe të mos i japë përgjigje apo raportime, pa folur për zyrat e protokollit dhe drejtorë të tjerë, të cilët shpesh Leka i përdorte për të marrë informacion para se të shkonte në detyrë Alfred Peza.

Kur ishte drejtor dikush tjetër, që filloi një reformë “të vogël” në RTSH, Leka Bungo ulëriste ditë pas dite. Kur ikën i gjithë televizioni, u larguan drejtues, menaxherë, profesionistë, Leka Bungo heshti.
Si ka mundësi nuk flet kryetari i bordit, i cili në pjesë të madhe të tyre i ka në kompetencë emërimet dhe largimet nga detyra për shkak të atributeve që i jep statuti i RTSH-së Këshillit Mbikëqyrës. Nuk flet Leka Bungo! (Lexo këtu)
Nuk flet kur shifra për Festivalin e Këngës ndryshon nga 466 në 600 milionë lekë. Alfred Peza i ka krijuar rehati Leka Bungos. Nuk flet Leka Bungo kur hiqet nga puna nëna e një fëmije me autizëm. Nuk flet Leka Bungo kur 70 punëtorë largohen nga RTSH-ja. Ndërkohë këtë të hënë zgjodhi të mos heshtë, por sërish për interes personal. (Lexo këtu)

Është e padëgjuar që kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së dhe drejtori i Përgjithshëm të të njëjtit institucion të përplasen me njëri-tjetrin në një tjetër institucion ligjvënës, ku fokusi duhet të ishte te vizioni i përbashkët për çuarjen përpara dhe në lartësinë e duhur të një televizioni publik. Dashur pa dashur, vëmendja u përqendrua te debati Peza-Bungo, te marrëdhënia në dukje e afërt mes dy drejtuesve, por në fakt paska qenë më tepër një marrëdhënie se kush i zë postin kujt!
Shqiptarët sot nga ky debat më shumë se çdo gjë tjetër kuptuan se si një televizion publik nuk mund të ngrihet në nivelet që ia kërkon morali dhe detyra për llogaridhënie ndaj taksave të qytetarëve, nuk shkon dot në atë nivel, pasi është përfshirë kokë e këmbë në drejtim mediokër e pa vizion të sharlatanëve në krye të TV publik./ CNA
Gykata e Posaçme e Apelit prishi këtë të hënë vendimin...
Që nga emërimi në krye të RTSH-së, Alfred Peza ka krye...
3 drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Taulant Tus...
Studentë dhe pedagogë, të premten kanë zgjedhur Lorenc...
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqit...
SPAK-u ka zgjatur me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryemin...
Të dhënat e UNICEF për varfërinë ushqimore të fëmijëve...
Një debat i ashpër është regjistruar mes drejtorit të ...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ia ka numëruar një më nj...
Kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo, ...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë seancën plenare t...
Këtë të hënë është parashikuar që 3 komisione parlamen...
Poeti i njohur, Agim Doçi, ka ndërruar jetë në moshën ...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Operatorët e shërbimeve celulare përmirësuan performan...
Në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite ng...
Nisur nga fluksi shumë i madh i lëvizjes së automjetev...
Presidenti i Urdhrit të Mjekut Veterinar, Ervin Resuli...
Një lajm i hidhur është raportuar këtë të diel për bot...
Këtë fundjavë, Korça ka mirëpritur klube motoristës ng...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...