EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Policia e Tiranës ka bërë publike rezultatet e operacionit antidrogë “Tentakulat”, për goditjen e veprimatarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës.
Drejtori i Policisë u shpreh se operacioni ka qenë i shtrirë në zona të ndryshme të kryeqytetit, madje edhe pranë gjimnazeve.
“Pas një hetimi disamujor, prokuroria dha urdhër ndalimin e 15 shtetasve, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Mes të arrestuarve është edhe një vajzë, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 persona.”- u shpreh ai.
Fjala e plotë:
Përshëndetje,
Jam sot këtu, për të bërë prezente për ju dhe nëpërmjet jush, për publikun, rezultatet e megaoperacionit policor antidrogë të koduar “TENTAKULAT”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe ambiente të ndryshme, kryesisht në lokale nate, por edhe në afërsi të disa shkollave.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative për disa shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në ambiente të ndryshme, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedim penal me këto vepra penale.
Pas një hetimi proaktiv disamujor, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka urdhëruar ndalimin e 15 shtetasve që ushtronin këtë aktivitet kriminal.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “TENTAKULAT”, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve dhe strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetasit:
-E. H. 24 vjeç, E. H. 23 vjeç, R. M., 41 vjeç, A. M., 25 vjeç, L. H., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, E. K., 30 vjeç, H. K., 25 vjeç, I. E., 26 vjeç, R. K., 61 vjeç, D. Z., 22 vjeç, K. P., 25 vjeç, A. S., 45 vjeç, K. B., 23 vjeçe dhe B. K., 37 vjeç.
Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në total:
• 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;
• 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;
• 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;
• shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;
• 5 peshore elektronike;
• 25 aparate celulare dhe
• 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.
Theksojmë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa, 52 kg cannabis sativa në formë çokollate.
Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në cilëndo fushë dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë./CNA.al
Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën për vendimin e s...
Monika Kryemadhi i ka hedhur poshtë zërat se dokumentet pë...
“Të njëjtat kompani, pra, Lumi-06, Elvis 03 Group dhe Elvi...
Ditën e djeshme në Kuvend u përdor një fjalor mjaft i papë...
Në Bukuresht, Rumani, u zhvillua në datën 9 nëntor forumi ...
“Një vajzë i prezanton djalin që dashuron familjes së saj,...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë p...
Shqyrtimi i projektligjeve dhe buxhetin e shtetit të vitit...
Kur Elon Musk bleu "Twitter"-in, Komisarja e BE-së që merr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pretendo...
Një vajzë, që pretendon se ka qenë dëshmitare okulare,...
Një vajzë, që pretendon se ka qenë dëshmitare okulare,...
Italia ka bërë një studim për ndërtimin e një ujësjell...
Qeveria i ka konfiskuar 20 mijë m² shoqërisë "Salillar...
Moderatorja Ori Nebiaj ka reaguar në lidhje me mandati...
Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-...
Ndryshimet klimatike janë tashmë realitet. Natyra ësht...
Seanca ndaj deputetit Ervin Salianji, i akuzuar për çë...
Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, ...
Në pikën kufitare të Kapshticës është sekuestruar një sasi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plahzin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...