Gjykata vendosi në favor të Metës/ Autoriteti i Dosjeve: E mësuam nga mediat, do e ankimojmë
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin për nisjen e ...

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha sot pagat e muajit maj do të merren ashtu siç ishin dhe shtesa e rritjes do të kompensohet në një moment të dytë, pasi të zbardhen plotësisht Vendimet e Këshillit të Ministrave.
Por për gazetaren Ola Xama kjo gjë përbën një skandal. Xama pretendon se qeveria po shtyn rritjen e pagave sepse nevojitet kohë që të rregullojnë koeficentët që ishin bërë gabim.
Në një status në rrjetet sociale, ajo pretendon se ekonomistët e disa institucioneve kanë dërguar shkresa në Ministrisë së Financave dhe në qeveri ku i thonin se koeficentët e rinj nuk rritnin pagat për të gjithë dhe në disa raste përmbysnin hierarkinë e nivelit të administratës. Kjo sipas gazetares është një gafë e përsëritur e ministrisë.
Deklarata e plotë:
Skandali me shtyrjen e rritjes së pagave.
Rritja e pagave u shty jo sepse “duan kohë që të zbardhen Vendimet e Këshillit të Ministrave”, por sepse nevojitet kohë që të rregullojnë koeficentët që ishin bërë gabim.
Nuk ka se si një vendim që del për të zbatuar ligjin të miratohet në parim dhe të kërkojë kohë të zbardhet. Parimi që pagat do të rriten dhe në çfarë mase, është miratuar në Kuvend bashkë me ligjin. VKM-ja ose do të llogaritë koeficentët për pagat sipas të gjitha kategorive dhe t’i hapë rrugë dhënies së shtesës, ose nuk miratohet fare. Nuk ka “do kohë të zbardhet”. Zbardhja sot është print: Ctrl+P.
Dje dhe sot, ekonomistët e disa institucioneve kanë dërguar shkresa në Ministrisë së Financave dhe në qeveri ku i thonin se koeficentët e rinj nuk rritnin pagat për të gjithë dhe në disa raste përmbysnin hierarkinë e nivelit të administratës. Një specialisti, në varësi të vjetërsisë i shkonte paga rreth 800 mijë lekë të vjetra, aq sa e një drejtori, dhe në disa institucione drejtuesve i dilte rroga më e ulët se e specialistëve apo shefave të sektorit.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë po bën gafa të përsëritura. Edhe në llogaritjen e efekteve buxhetore të rritjes së pagave të deputetëve, vlerëson se duhen afro 20 milion lekë (180 mijë euro), ndërkohë që kosto vetëm për një muaj është 205 mijë euro dhe në vit shkon 2.4 milion euro.
Kush i ka bërë llogaritë gabim duhet të dalë, të kërkojë falje dhe të dorëhiqet. Nuk ka pse del ministrja, kur stafi teknik bën gafa të rënda, ndërsa ka patur 6 muaj kohë të përgatitë aktet. Lapsuse mund të bëjë cilido institucion, por jo Ministria e Financave. Po të jetë në këtë nivel administrata rrezikojmë të dalim “me këpucë të kuqe”. Cilido zv/ministër që ka patur për detyrë nxjerrjen e akteve të pagave duhet t’i kërkojë falje Kuvendit që nuk arriti të zbatonte vullnetin e tij në kohë, administratës dhe qytetarëve. Ministria më pas të auditoje të gjitha aketet që ka kaluar në dorë ai person. Nuk mund të mbulohet me justifikime dhe shkelje kjo që ka ndodhur sepse është skandal. Shteti dhe Ministria e Financave nuk janë autoshkollë!/ CNA.al
Gjykata e Apelit la sot në fuqi vendimin për nisjen e ...
Biznesmeni Pëllumb Salillari është akuzuar nga opozita se ...
Autoriteti Rrugor Shqiptar shpalli kompaninë fituese të te...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për nisjen e het...
Presidenti Barjam Begaj ka pritur në Presidencë, homologen...
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ka deklar...
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka planifikuar të ...
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në viji...
Për të disatën herë vijojnë të zvarriten seancat gjyqë...
Sot maturantët testohen për njohuritë e gjuhës angleze...
Sot testohen maturantët në provimin e parë, atë të gjuhës ...
Qeveria ka miratuar një projektligj që përcakton kompetenc...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është takuar ditën...
Presidenja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen...
Ditën e djeshme, akademiku Artan Fuga publikoi një let...
Sot qeveria vendosi të riorganizonte ASA-n duke transferua...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimin e shkelj...
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekret...
Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sërish në p...
Lefter Maliqi ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK kundër K...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...