I arrestuar për shpërdorim detyre/ Apeli i Tiranës ndryshon masën për ish-sekretarin e Ministrisë së Financave
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekret...

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimin e shkeljeve që sipas tij janë bërë në zgjedhjet e 14 majit.
Në një deklaratë për mediat Berisha u shpreh se janë 547 mijë votues shëtitës si fantazma elektorale që votonin më shumë se një herë.
“Farsa elektorale kishte dimensionet e saj të shëmtuara, disa prej të cilëve janë edhe votuesit shëtitës.
Votuesit shëtitës u shfaqën si fantazma elektorale në zgjedhjet e 2015-ës, kur në një uzinë pa dyer e dritare dhe të braktisur prej vitesh në Kavajë, ishin regjistruar si vendbanimi 300 zgjedhës, ndërkohë që nuk kishte asnjë njeri.
Po në këtë kontekst, në qytetin e Durrësit, u gjetën votues të regjistruar në garazhe, kontejnerë në port e gjer te shatërvani në qendër të qytetit si adresë.
Më 25 prill 2021, në rrethin e Durrësit votuan 110 mijë zgjedhës. U konstatuan se 5470 zgjedhës nuk ishin të identifikuar nga makina e identifikimit të zgjedhësve.
Ajo që dëshmon në përdorimin e fortë të këtij kontingjenti votuesish shëtitës ishte 6 marsi i vitit 2022. Në Bashkinë e Durrësit votuan 67 mijë votues, pra numri pothuaj u përgjysmua. Por ajo që ndodhi në qytetin e Durrësit është se numri i zgjedhësve të paidentifikuar u dyfishua nga 5 mijë shkoi në 9600.
Po nga kjo analizë na rezultoi se në këtë qytet, 3900 emigrantë që rezultonin sa kishin votuar, asnjë prej tyre nuk kishte ardhur në Shqipëri.
Të gjitha këto sa fola më sipër për Durrësin, me të gjithë dokumentacionin, PD ia ka dërguar prokurorisë që bën pingpong nga prokuroria e Durrësit e SKAP-i.
Po këto në pamje të parë janë të shkuara. Jo. Në këto zgjedhje ne kemi dokumente se ky fenomen u shumëfishua. Në një emision investigativ të 'Piranjave', gjetën se një drejtor i Bashkisë së Tiranës, kishte regjistruar në katër apartamente false, rreth 20 qytetarë, të cilët nuk kishin banuar kurrë në apartamentet e tij, por kishin ardhur nga zona të ndryshme dhe kishin votuar për Erion Veliajn.
Fenomeni i zgjedhësve shëtitës është një fenomen që po studiohet me intensitet nga PD-ja. Dua të falënderoj 'Piranjat' për investigimin e shkëlqyer që bënë.
Ndërkohë ne kemi identifikuar se zgjedhës potencialisht shëtitës, janë në të gjithë vendin rreth 547 mijë vetë.
Këta zgjedhës po identifikohen bashki më bashki. Këta zgjedhës do identifikohen qendër pas qendre.
Një gjë është e sigurt, se investigimi i plotë i bërë për një adresë false në të cilën ishin të regjistruar 20 votues që nuk kishin banuar kurrë, është dëshmi flagrante, e pakundërshtueshme se Erion Veliaj, ka përdorur sipas analizës sonë, këtë proces antiligjor, antikushtetues, këtë krim elektoral në mijëra e mijëra raste të tjera.
Ndaj dhe unë në përputhje me zotimin solemn të PD-së, të mbrojtjes së votës, kërkoj mirëkuptimin dhe durimin e qytetarëve sepse do një punë shumë voluminoze identifikimi i zgjedhësve shëtitës për çdo bashki dhe ne do ta bëjmë atë dhe do ta paraqesim.
Manovra me listat e zgjedhësve është bërë së pari me përjashtimin e mbi 180 mijë zgjedhësve. Zinxhiri mund të shkojë deri në 200 mijë.
Në farsën e turpshme elektorale maj 2023 u përdorën fantazmat e zgjedhësve shëtitës apo zgjedhës që votonin në dy apo qendra votimi.
Ne do t'i shkojmë gjer në fund kësaj batërdie, kësaj farse të shëmtuar elektorale”, është shprehur Berisha./ CNA.al
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekret...
Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sërish në p...
Lefter Maliqi ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK kundër K...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në veri të...
Protestuesi i "5 Majit", Ivzi Hoxha, 62 vjeç, është dë...
Drejtori i ARRSH, Ervis Berberi, ka bërë me dije se pu...
Vehbi Bushati, u shkarkua sot nga detyra si drejtor i Poli...
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike...
Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar rrëzimin e president...
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është thirrur në SPA...
Punëtorët e inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën k...
Redjan Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me automjetin "Au...
Sot hapet gara formalisht për zgjedhjen e Drejtorit të...
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është paraqitur në ...
Është larguar nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës, Ve...
Mediat e huaja e kanë renditur Shqipërinë si një nga vende...
Credins Bank përgjatë viteve të fundit, mbështetjen e plot...
Kompania "Wizz Air" vijon me skandalet. Pasagjerët janë ir...
Presidenti Bajram Begaj ka dënuar ashpër keqpërdorimin e p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...