Shkrirja e ASA-s/ Fuga: Ngrini flamurin në gjysmështizë, goditje vdekjeprurëse për kulturën
Ditën e djeshme, akademiku Artan Fuga publikoi një let...

Presidenja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha gjatë punimeve të Konferencën për Siguri Globale “Globesec”, që po mbahet në Bratislavë të Sllovakisë, se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të arrijnë pavarësinë energjetike nga Rusia dhe një përafrim më të ngushtë për të përshpejtuar anëtarësimin e tyre në Bashkimin Europian.
Duke folur në ditën e tretë dhe të fundit të Konferencës Vjetore të Sigurisë, në Bratislavë, Presidentja e Komisionit Europian tha se Ballkani Perëndimor ka mundësi të mëdha për furnizimet me energji, që të mos jetë e varur nga lëndët djegëse jo të ripërtëritshme ruse, mirëpo për këtë rajoni duhet të rrisë efektivitetin energjetik dhe të zgjerojë llojshmërinë e burimeve energjetike.
“Rajoni i Ballkanit Perëndimor ka mundësi të mëdha për furnizimet me energji, që të mos jetë i varur nga lëndët djegëse ruse. Për këtë duhet që të rrisë efektivitetin energjetik dhe të zgjerojë llojshmërinë e burimeve energjetike me ata partnerë që janë në të njëjtën linjë mendimi. Për t’i arritur këto, natyrisht, ka nevojë për më shumë investime dhe për zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Ballkani Perëndimor mund të arrijë pavarësinë energjetike nga Rusia dhe një përafrim më të të ngushtë për të përshpejtuar anëtarësimin në Bashkimin Europian”, tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
Zonja Von Der Leyen shprehu gatishmërinë e Bashkimit Europian për shtimin e fondeve në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit për anëtarësimin e tyre në union. Ajo tha se rajoni ka nevojë urgjente për investime dhe njoftoi një plan zhvillimi për Ballkanin Perëndimor, i cili sipas saj, do të bëjë të mundur, që qytetarët e këtyre vendeve të gëzojnë që sot disa nga përfitimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
"Këto investime do të përmirësojnë jetën e qytetarëve dhe do të zbusin rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Për këtë arsye duhet të shtojmë fondet dedikuar Ballkanit Perëndimor. Mendoj se ky plan me 4 pika është oferta e duhur për Ballkanin Perëndimor dhe në momentin e duhur, në këto kohë të trazuara”, theksoi Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
Zonja Von Der Leyen foli gjithashtu edhe për nevojën emergjente për të forcuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën duke njoftuar se është propozuar një Akt i ri për Prodhimin e Municioneve.
"Ukraina do të dalë më e fortë nga kjo luftë. Gjithnjë e më shumë njerëz po valëvisin flamuj evropianë në Moldavi dhe Gjeorgji, ku dëshira për një vend në Bashkimin Evropian po shtohet me vendosmëri. Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian po afrohen gjithnjë e më shumë. Ky moment duhet shrfrytëzuar për të krijuar një Evropë më të bashkuar", tha Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian.
Komisioni Europian ka njoftuar një plan prej më shumë se 500 milionë eurosh për të ndihmuar kompanitë europiane të prodhimit të armëve që të përmirësojnë teknologjinë e tyre, të hapin linja prodhimi dhe të trajnojnë personelin./ VOA
Ditën e djeshme, akademiku Artan Fuga publikoi një let...
Sot qeveria vendosi të riorganizonte ASA-n duke transferua...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimin e shkelj...
Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për ish-sekret...
Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë sërish në p...
Lefter Maliqi ka bërë një tjetër kallëzim në SPAK kundër K...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes së qeverisë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën në veri të...
Protestuesi i "5 Majit", Ivzi Hoxha, 62 vjeç, është dë...
Drejtori i ARRSH, Ervis Berberi, ka bërë me dije se pu...
Vehbi Bushati, u shkarkua sot nga detyra si drejtor i Poli...
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike...
Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar rrëzimin e president...
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është thirrur në SPA...
Punëtorët e inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën k...
Redjan Rraja ka mohuar që të ketë lidhje me automjetin "Au...
Sot hapet gara formalisht për zgjedhjen e Drejtorit të...
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është paraqitur në ...
Është larguar nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës, Ve...
Mediat e huaja e kanë renditur Shqipërinë si një nga vende...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...