Çfarë janë ato të dhëna që janë publikuar sot nga hakerat?/ Si dhe pse gënjen policia
Hakerat kanë publikuar ditën e sotme në rrjetin e komuniki...

Partia e Lirisë ka denoncuar sot një vendim të marrë nga Prokuroria e Tiranës për të pushuar hetimet për dhunën e ushtruar nga civilët e infiltruar dhe policia ndaj qytetarëve në protesta.
Përmes një deklarate për mediat, Petrit Vasili, i ka bërë presion Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeprokurorit të Tiranës Arens Çela, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të marrin në shqyrtim këtë dosje dhe të vihen në shërbim të ligjit dhe qytetarëve.
Deklarata e plotë:
Sot Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin e turpshëm dhe skandaloz të pushimit të hetimeve lidhur me denoncimin e bërë nga ana jonë për dhunën e ushtruar nga civilët e paidentifikuar dhe nga policia mbi qytetarët. Është e qartë për të gjithë që shteti policor është vendosur mbi prokurorinë ndërkohë që duhet të ishte e kundërta, që prokuroria të kërkonte zbatimin deri në fund të ligjit dhe të mbronte qytetarët.
Të nderuar qytetarë po ju paraqis një prej videove të cilat u dorëzuan në prokurori e që tregon qartë dhunën kafshërore të individëve të paidentifikuar në shërbim të qëndrimit kriminal të policisë, gjithashtu ju duhet të shikoni sesi vetë policia përpiqet në mënyrë mafioze të fshehë dhunën kur thotë ‘Kujdes se ka gazetarë dhe media’. Këtë dhunë të tmerrshme të evidentuar qartë edhe nga mediat shqiptare, prokuroria e Tiranës jo vetëm nuk e heton por e rëndon aq shumë situatën e saj saqë guxon dhe ta mbyllë.
Prokuroria arrin deri aty, saqë këto veprime t’i quajë normale gjithashtu mbyll sytë edhe para individëve të paidentifikuar që ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve duke pasur armë zjarr në brez. Sjellja e prokurorisë është flagrante është në shkelje shumë të rëndë të ligjit, po aq sa policia që ka ushtruar dhunën.
Ndaj, i kërkoj sot publikisht Prokurorit të Përgjithshëm, Kryeprokurorit Tiranës, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të marrin në shqyrtim këtë dosje, të vihen në shërbim të ligjit dhe qytetarëve për të hequr këtë damkë turpi që u vendos mbi prokurorinë duke mbrojtur dhunën kriminale të evidentuar qartë e të konsumuar publikisht./ CNA.al

Hakerat kanë publikuar ditën e sotme në rrjetin e komuniki...
Të paktën dy emra gazetarësh kanë dalë sot në të dhënat e ...
Ditën e sotme janë publikuar të dhënat e personave të dysh...
Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal...
Deputeti Flamur Noka pas përfundimit të seancës së Komisio...
Hakerat kanë publikuar listën e personave të dyshuar të ma...
Gjykata e Apelit prej disa muajsh ende nuk ka marrë një ve...
Publikimi i të dhënave sensitive nga hakerat është komentu...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i ka bërë thirrje Gjykatë...
Pak ditë më parë mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua n...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ësh...
Seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për sulmin kiber...
Gazetari Mentor Kikia ka folur sot lidhur me hakerat irani...
Hakerat iranianë kanë publikuar sot të dhënat e 115 mijë p...
E pretenduara konservatorja amerikane e lindur si Evis Kok...
Ditën e sotme, ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, u par...
“Nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë mas...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Mbështetësit e Lulzim Bashës, në Komisionin e Reformës Ter...
Me 2 vite shkollë dhe të futen në punë me vitin e 3-të si ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...