LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë tha kreu i SHISH në Komisionin e Sigurisë për sulmet kibernetike?/ Flamur Noka shfaqet i nervozuar

3 Tetor 2022, 14:38, Aktualitet CNA

Çfarë tha kreu i SHISH në Komisionin e Sigurisë për

Deputeti Flamur Noka pas përfundimit të seancës së Komisionit të Sigurisë, është prononcuar për mediat lidhur me hakërimin dhe nxjerrjen e të dhënave nga hakerat. Ai shprehet se hakerat iranianë dhe rusë kanë në dorë çdo të dhënë të qytetarëve shqiptarë, si dhe ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence.

Noka më tej shprehet se në sistem kanë ndërhyrë hakera qeveritarë, me qëllim asgjësimin e të dhënave.

 “Kjo qeveri dhe kjo mazhorancë nuk njeh limit. Kërkojnë të mos kenë dijeni deputetë të opozitës për gjëra që kanë dijeni sot vende dhe shërbime jo mike. E gjitha rrotullohet rreth faktit se shqiptarët nuk duhet të informohen dhe nuk duhet të kenë transparencë sa i përket cenimit të sigurisë kombëtare. Drejtori i komanduar i SHISH nuk tha asnjë gjë. U konfirmua që është hakeruar sistemi TIMS dhe MEMEX i policisë së shtetit që cenon rëndë sigurinë kombëtare”, tha ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga