Mbiçmim i lekut?/ Zëvendësministri i Ekonomisë sqaron situatën
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...

Pak ditë më parë mjeku reanimator Fitim Marku u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës, brenda ambienteve të Spitalit të Traumës.
Një person i infiltruar i ka ofruar një shumë parash prej 20 mijë lekësh të rinj, të cilat i dhanë policisë motivin për ta arrestuar.
Kamerat filmuan gjithë skenën, kur mjeku u mor ashtu siç ishte me pranga në duar dhe u fut brenda furgonit të policisë, për ta dërguar kështu në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Ky aksion policor mori një vëmendje të madhe në media dhe madje u kritikua si një ngjarje për të bërë "show". Më vonë ka reaguar Prokuroria, ku përmes një njoftimi zyrtar ka treguar se Fitim Marku nuk është i vetmi mjek i arrestuar.
Bëhet fjalë për 3 mjekë të cilët merrnin shuma të konsiderueshme parash, për t'u ofruar shërbimin pacientëve, për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.
Pas ngjarjes që mori përmasa shumë të mëdha, mjeku pësoi ishemi verebrale dhe u shtrua menjëherë në QSUT në shërbimin e neurologjisë. Ditët e para ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa aktualisht gjendja e tij është stabilizuar.
Pak ditë më parë ka qenë sindikata e punonjësve të shërbimit shëndetësor që reagoi mbi ngjarjen, ku kanë cilësuar se ky arrestim ka goditur gjithë personelin. Ata kanë shprehur se ndihen si të tradhtuar nga strukturat e spitalit, pasi sipas tyre arrestimi në praninë e kamerave nuk duhej bërë assesi, duke e cilësuar atë moment si një moment spektakli dhe me qëllim mediatizimin dhe jo për të çmontuar në thelb problematikën që ka shëndetësia shqiptare me korrupsionin.
Sakaq mjekut nga ana tjetër i është komunikuar vendimi i gjykatës, ku atij i është përcaktuar masa "arrest shtëpie". Shumë kolegë e kanë vizituar atë, e ndër ta ka qenë edhe mjeku Gent Stroni.
Ky i fundit gjatë një interviste për "Top Channel" ka shprehur se gjendja shëndetësore e Fitimit është normalizuar. Teksa foli për mënyrën si u arrestua miku i tij, mjeku infeksionist tha se atë ditë jeta e pacientit u vu në rrezik, për një "show".
“I gjithë opinioni mjekësor lë sistemin të bëjë punën e vet, pa i vendosur presion në vendimin e tyre. Por ajo që na dhemb e jemi të detyruar të flasim janë disa pika.
Nëse do flasim për Spitalin e Traumës, volumi te reanimacioni është shumë i madh. Merr edhe urgjencat e QSUT-së. Përveç urgjencat e Traumës, janë edhe ato të spitalit tjetër. Volumi është i madh, nis punën në 7 të mëngjesit dhe e mbyll në 6-7 të pasdites. Imagjinoni që ata bëjnë 10-12 operacione dhe mund të gabojnë profesionalisht. Spitali i Traumës është i vetmi që mbulon këtë lloj shërbimi dhe është shumëfishuar puna edhe nga QSUT.
Ndihemi të tradhtuar nga strukturat e spitalit. Mos harroni se policia, për aq kohë sa pati kohë të lajmëronte mediat për të bërë atë 'show', edhe struktura e spitalit duhet të ishte në dijeni. Gazetarët marrin leje për të hyrë në disa ambiente. Edhe sikur të mos kenë qenë në dijeni strukturat spitalore, mbajnë përgjegjësi.
Policët kanë hyrë në sallat e operacionit, aty ku ndalohet të hyhet pa rrobat përkatëse. Kanë hyrë sikur po arrestonin një kriminel të kërkuar ndërkombëtarisht. Akti i parë është hyrja e policisë në sallat që janë të konsideruara sterile. Asnjë i jashtëm nuk mund të hyjë aty, pasi ne e quajmë të shenjtë sterilitetin aty.
Nuk ka vënë në rrezik vetëm jetën e pacientit të intubuar që ndodhej në ato momente brenda, por edhe të tjerëve.
Fitim Marku kishte në dorë një pacient të intubuar, i cili ngeli në mëshirë të fatit. Nëse ky pacient do të ndërronte jetë, kush do mbante përgjegjësi. Do të ngelte ‘jetime’ përgjegjësia.
Këtu qëndron problematika jo vetëm e policisë, por edhe strukturave të spitalit që duhej të bënin zëvendësonin e mjekut që u arrestua dhe nuk ndodhi.
Marku u arrestua me uniformën e punës dhe është shkelje e të drejtave të punës të dalë nga salla me veshjen e uniformës. Ishte individuale, por përfshinte gjithë mjekët. Më e dhimbshme është fakti që e nxjerrin para kamerave këtë aksion, ku shkeli të drejtat e njeriut. Ky mjek është njeri, i cili ka disa të drejta që nuk duhet të shkelin. Mund të mos silleshin me këtë brutalitet. Unë nuk e di pse policia bëri këtë 'show'”, tha mjeku i njohur./CNA.al
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ësh...
Seanca dëgjimore në Komisionin e Sigurisë për sulmin kiber...
Gazetari Mentor Kikia ka folur sot lidhur me hakerat irani...
Hakerat iranianë kanë publikuar sot të dhënat e 115 mijë p...
E pretenduara konservatorja amerikane e lindur si Evis Kok...
Ditën e sotme, ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato, u par...
“Nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë mas...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ...
Mbështetësit e Lulzim Bashës, në Komisionin e Reformës Ter...
Me 2 vite shkollë dhe të futen në punë me vitin e 3-të si ...
Të gjithë e mbani mend bujën që bëri policja Anisa Kos...
Sindikata e punonjësve të universiteteve ka dalë në një de...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar sot për një rast ...
Grupi parlamentar i PD-së ka bërë gati propozimet që do t'...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me rrëmbimin e shtetasit...
Në përvjetorin e shkollës së Magjistraturës, ambasadorja Y...
Ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato...
Në kuadër të përvjetorit të shkollës së Magjistraturës, pr...
Ish-drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, është thirrur sot...
Është mbledhur ditën e sotme Komisioni i Posaçëm parlament...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...