
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj nxiti zyrtarët në Kosovë që të ndjekin rekomandimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara për procesin e dialogut me Serbinë.
“Ne nuk kemi nevojë për vetëizolim, kemi nevojë për miq dhe mbështetje”, tha Presidenti Begaj në një intervistë për Zërin e Amerikës duke shtuar se Shqipëria mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Zoti President, në fjalën tuaj në Asamble ju kërkuat njohjen e Kosovës, nga ato vende që nuk e kanë bërë ende. Megjithatë, Kosova po kalon tani një moment delikat. Kohët e fundit janë shtuar përplasjet mes Prishtinës dhe Brukselit pas kritikave të kryeministrit Albin Kurti ndaj ndërmjetësuesve europianë, ndërkohë që si BE ashtu dhe SHBA-të, duken të zhgënjyera nga qasja e Prishtinës? Ju si e shikoni situatën e krijuar?
"Unë në çdo takim që kam zhvilluar si kryetar i shtetit, me çdo partner ndërkombëtar, në çdo organizatë ndërkombëtare, kam shprehur nevojën e mbështetjes së Kosovës jo vetëm si mbështetje morale, por edhe në drejtim të njohjeve të reja.
Në fakt mbështetja e Kosovës është domosdoshmëri, domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin, për faktin që faktori shqiptar është një faktor i rëndësishëm për paqen, për sigurinë, mirëqenien dhe për zhvillimin e qëndrueshëm.
Faktori shqiptar e ka në ADN-në e vet frymën europiane dhe rrugëtimin euroatlantik.
Gjatë kohës që Shqipëria ka mbajtur pozicionin e vendit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara gjithmonë ka bërë thirrje në mbështetje të Kosovës dhe për njohje të reja të Republikës së Kosovës. Është detyrë e çdo qytetari, e çdo shtetari, që të mbështesin Kosovën.
Për të ardhur në situatën e tanishme, Shqipëria dhe unë në fjalën time dje në OKB, mbështesim fuqimisht dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, dialog i cili është i lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe i mbështetur fuqimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë partneri dhe aleati ynë strategjik.
Ne nuk kemi nevojë për vetëizolim, ne kemi nevojë për miq, për mbështetje. Kështu që duhet patjetër që çdo rekomandim i dhënë nga aleati ynë strategjik duhet të dëgjohet. Duhet të dëgjohet më së tepërmi nga politikanët e Kosovës, ata të cilët janë vendimmarrësit për këtë gjë. Do të këshilloja që, të gjithë politikanët e Kosovës, të gjithë shqiptarët, duhet të kuptojnë që ne kemi vetëm një busull, ajo busull duhet të na orientojë drejt rrugëtimit euroatlantik.", tha ai./ VOA
28-vjeçarja e cila po drejtonte mjetin që u përfshi në...
At Grigor Pelushi ka reaguar lidhur me një deklaratë t...
Ka ndërruar jetë i moshuari I cili u aksidentua pasdit...
Presidenti i Shipërisë, Bajram Begaj ka folur në një inter...
Një zjarr ka rënë në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë. Zja...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë ditën e so...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Korç...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen ...
Deputetja e Partisë demokratike, Flutura Açka, ka folur li...
Një person ka rënë në prangat e policisë, ndërsa 3 të tjer...
Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim pasi përplasi d...
Një zjarr ka rënë në një zonë ullishtesh në fshatin Kë...
Media gjigante "Washington Post" në një artikull bën m...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar keqazi faktin...
Në listën që ka përgatitur SPAK për t'u pyetur si dësh...
Ndërmarrjet e reja të ujësjellës-kanalizimeve të krijuara ...
Sot është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj ish-mini...
Sot gjatë konferencës me gazetarë ish kryeministri Sali...
Sot SPAK ka thirrur të merret si dëshmitar për dosjen "Gër...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...