web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit

4 Qershor 2026, 16:40, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botërore të peizazhit Dong Yugan, pasuesin e legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi peizazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit.

Rama tregoi se arkitekti sot prezantoi përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios së tij prestigjioze ndërkombëtare, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij.

Kryeministri thekson se forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë këtë projekt që nuk mund të sjellë pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellë një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën.

“JA NJERIU QË INVESTITORËT E ZVËRNECIT KANË KONTRAKTUAR PËR ARKITEKTURËN E PEJZAZHIT

Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e pejsazhit Dong Yugan, pasuesin e legjendarit Kungjan Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi pejzazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit.

Ai sot prezantoi përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios së tij prestigjioze ndërkombëtare, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij.

Nëse do të shihni më shumë nga krijimtaria e studios Turanscape.com do ta krijoni vetë ndjesinë e sigurisë së brendshme, se falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë Euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën, përkundrazi, do të sjellin një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën”, shkruan Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga