"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Kryetarja e komisionit të Turizmit, Ina Zhupa, është shprehur nga Saranda se menaxhimi i mbetjeve gjatë sezonit turistik mbetet një dështim i qeverisë, duke akuzuar se milionat e shpenzuara për “inceneratorët fantazmë” nuk kanë zgjidhur problemin në terren.
Ajo theksoi se, ndonëse Shqipëria prodhon më pak mbetje për frymë se mesatarja e BE-së, vendi përballet me nivele të larta ndotjeje.
Më tej shprehet se edhe situata në Sarandë rëndohet gjatë verës, kur popullata që duhet menaxhuar rritet deri në pesëfish, ndërsa infrastruktura dhe shërbimet e pastrimit mbeten të njëjta, duke sjellë, sipas saj, kosha të tejmbushur dhe imazhe që dëmtojnë rëndë turizmin.
Zhupa kërkoi të merren masa urgjente, investime reale në riciklim dhe mbështetje shtesë për qytetet turistike gjatë sezonit.
Reagimi i plotë:
Në Sarandë për të diskutuar për menaxhimin e mbetjeve në sezonin turistik.
Qeveria ende s’ka pranuar që dështoi me “incenerimin fantazmë”, që djeg vetëm paratë e shqiptarëve, dhe vazhdon të japë akoma para që nuk dihet ku shkojnë. Ndërkohë, ka rikthyer me ligj modelin e menaxhimit të integruar dhe riciklimit.
Në vitin 2024, Shqipëria gjeneroi 322 kilogramë mbetje urbane për frymë, shumë më poshtë se mesatarja e BE-së, 517 kilogramë. Pavarësisht se vendi ynë prodhon më pak mbetje për frymë se BE-ja dhe rajoni, është në nivele të larta ndotjeje sipas raporteve ndërkombëtare. Kjo tregon qartë dështimin në menaxhimin e mbetjeve.
Llogaritja e mbetjeve për banor varet drejtpërdrejt nga numri i popullsisë rezidente dhe dihet që Shqipëria ka pësuar një tkurrje të popullsisë, veçanërisht të moshave të reja që janë konsumatorët më aktivë. Ndaj edhe kemi një nivel më të ulët se mesatarja e BE-së dhe rajonit.
Sa i përket menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, duhet thënë se:
Saranda i dërgon mbetjet në landfillin e Bajkajt në Delvinë, me mjete të amortizuara që ndotin më shumë sesa pastrojnë.
Gjatë sezonit veror, qyteti përballet me një rritje deri në pesëfish të popullsisë, por menaxhimi i mbetjeve mbetet i njëjtë.
Kosha të tejmbushur në mes të ditës, grumbullime spontane mbetjesh në Ksamil dhe në gjithë qarkun, imazhe që bëhen virale dhe dëmtojnë rëndë reputacionin tonë.
Ky përbën një problem serioz për turizmin dhe duhet adresuar me efektivitet në përgatitje për hapjen e sezonit të ri. Turistët zgjedhin destinacione të pastra. Një qytet me mbetje në rrugë krijon menjëherë perceptimin e mungesës së standardeve. Imazhi në rrjetet sociale është vendimtar. Një foto me plehra shpërndahet më shpejt se çdo reklamë pozitive.
Saranda dhe çdo qytet turistik kanë nevojë për: menaxhim të diferencuar të mbetjeve, shtim të ndihmës dhe fondeve nga qeveria gjatë sezonit turistik, investim real në riciklim dhe ndarje në burim, si dhe modernizim të flotës së pastrimit. /CNA
Arqipeshkvi Metropolit i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragin...
Për të gjithë besimtarët orthodoksë, sot është e Shtuna e ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 13 ...
Bizneset dhe punonjësit në vendin tonë nuk janë duke e pre...
Gazetarja Anila Basha ka reaguar me tone të ashpra lidhur ...
Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërb...
Mijëra besimtarë katolikë janë mbledhur këtë mbrëmje në sh...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, që vjen edhe si bashkëm...
Drejtuesja e Faber Media & Production, Anxhela Faber ishte...
Seancat e shtyra nga Erion Veliaj me pretekste të njëpasnj...
Sot në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar ditën e sotme deklaratë...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në një takim të A...
Bordi i Transparencës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj raportoh...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në ...
Në takimin e sotëm me kryebashkiakët, kryeministri Edi Ram...
Një i paraburgosur ka ndërruar ditën e sotme në reanimacio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Intelektuali dhe antifashisti Llazar Zai Fundo, një figurë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...