web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shpërthen Gjergj Luca në “Allishverishi”: Politikanët shqiptarë janë horra, po ‘helmojnë’ rininë

3 Prill 2026, 20:32, Aktualitet CNA

Shpërthen Gjergj Luca në “Allishverishi”: Politikanët

Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, që vjen edhe si bashkëmoderues i poddcast-it “Allishverishi” që transmetohet çdo të premte në CNA TV, u ndal për pak çaste në një apel për të rinjtë.

Sipas Lucës, shqiptarët dhe veçanërisht të rinjtë, janë përballur vazhdimisht me një politikë të bazuar në gënjeshtra dhe politikanë që kanë zgjedhur një model të gabuar përballë të rinjve.

Luca theksoi se modeli më i mirë për të rinjtë e vendit është ai që bazohet te puna dhe e vërteta. 

“Jemi përballur me një politikë rrenëse, politikanë halabakë. Kanë zgjedhur model për të helmuar rininë. Të rinjtë tani mendojnë se nuk mund të bjënë karrierë. Mendoj se po i përzejmë me këtë llum politik dhe administrate. Deri sa të mbyll sytë, nuk do rend pa u gërthitur të rinjve që duan të ecin para: "Puna dhe e vërteta që del nga puna". Të gjithë këtyre horrave nuk u është bërë prova. Ne kërkojmë të vërtetën. Nuk kam hall as klikimet e as përrallat”,-tha Luca./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga