web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I prangosur, momenti kur Erion Veliaj del nga Gjykata Administrative

3 Prill 2026, 14:50, Aktualitet CNA

I prangosur, momenti kur Erion Veliaj del nga Gjykata Administrative

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë ambientet e Gjykatës Administrative me pranga në duar. Siç shihet edhe në pamje, Veliaj shoqërohet nga efektivët për në furgonin që do ta dërgojë sërish në qeli.

Veliaj, i cili nuk paraqitet në Gjykatën e Posaçme, duke vazhduar me taktikat e tij për shtyrje gjyqi dhe dy standarde ndaj drejtësisë, mori pjesë në seancën në Administrative. 

Kujtojmë se Administrativja shtyu për në 8 maj seancën për shqyrtimin e padisë së bërë ndaj prokurorit Ols Dado, ku kërkon pavlefshmërinë e emërimit të tij. /CNA





Lajmet e fundit nga