web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I qelbet mendja/ Mero Baze: Protestuesit janë budallenj

29 Qershor 2026, 10:41, Aktualitet CNA

I qelbet mendja/ Mero Baze: Protestuesit janë budallenj

Sulmet e vazhdueshme ndaj protestuesve, me gjuhe fyese dhe linçuese deri duke i quajtur psikopatë, janë sinjali i shqetësimit të madh që ka pushteti i mercenarëve mediatikë të pushtetit dhe përfituesit e Rilindjes, nga pagesa aferash, përfitues koncesionesh, të cilët janë kthyer në biznesmenë dhe përfitues të dhjetëra miliona eurove pasuri në vila, apartamente dhe hotele.

Protesta mund të ketë shumë diskutime, për rrymat, partitë e vogla, interesat dhe këdo tjetër aty që shkon me porosi apo inat, por edhe vërteta është që shumica janë njerëz të lirë, familjarë që shkojnë me fëmijë, të rinj dhe qytetarë, të cilët janë të mërzitur, të ngarkuar plot mllef nga pushteti 13-vjeçar i Rilindjes, ku një nga arsyet që i bën të jenë kundër qeverisë janë edhe fytyra si Mero Baze.

Në shkrime përpiqet të thotë se ata janë linçues dhe shajnë, vetë shkruan janë psikopatë, mediokër dhe budallenj. Mos vallë Mero na del i tillë duke pasur të njëjtën qasje me segmente të caktuara të protestës, të cilat mund të jenë nën kontroll dhe shërbim të pushtetit pikërisht për t’i dhënë “ushqimin e duhur”, Merove dhe të mjerëve që më shumë sesa hallin se ju ikën Rama, kanë hallin e miliona eurove pasuri. Sa për Ramën, nuk e ka shumë merak, përkundrazi është bashkuar me dhjetëra të tjerë në “skuadrën” e pushkatimit pas burgosjes së Erion Veliajt.

Mero shkruan: Psikopatët që marrin mikrofonin, broçkullat që këpusin duke i quajtur ide, keqpërdorimet fetare dhe deri tek deliret në emër të popullit. Po Mero, në emër të kujt shkuan? Apo të miliona eurove dhe përfitimeve që ka marrë nga pushteti duke punësuar edhe qentë e macet me soj e sorollop ç’ka në fis. Kjo meritë e Rilindjes dhe faj i protestuesve “psikopatë”, në fakt, një vizitë e kapërcimeve të Meros nga Saliu te Rama, i quajtur terrorist nga kolegët, është më pranë së vërtetës së psikopatisë. Por kjo duhet vërtetuar, megjithëse tashmë në pleqërinë e vetminë e shpejtë nuk i bëjnë dot derman këshillat.

I quan psikopatë individët e lirë, disa prej tyre dikur miq të ngushtë të Meros dhe shërbëtorë të pushtetit të Rilindjes, por duhet të hanin aty me Bazen, jo t’i qëndronin përballë pagatorit të tij.

“Budallëku shpeshherë është gjëja më historike në këtë vend”, shkruan Mero. Këtu nuk gënjen, budallallëqet më të mëdha dhe idiotësitë më spektakolare i ka shkruar ai, që, edhe pse ka ndryshuar veshjet, qelb erë njësoj si dikur në korridoret e PD-së. Sepse Meros i qelb mendja./CNA





Lajmet e fundit nga