web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjergj Luca: Të lutem Shkodër Loce, bashkoju Dukagjinit tim!

18 Shkurt 2023, 17:35, Aktualitet CNA

Gjergj Luca: Të lutem Shkodër Loce, bashkoju Dukagjinit tim!

Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca ka përcjellë mesazhe shumë të forta për qytetarët e Shkodrës dhe politikës.

Biznesmeni i ka bërë thirrje që t’i bashkohen tubimit që do të mbahet në Shkodër për të kërkuar një të drejtë të ligjshme të tyre,për të lidhur 30 katundet e Dukagjinit deri në Theth.

Luca nënvizon se gjithsecili prej nesh duhet të dijë se ku i ka rrënjet e tij dhe të ndihmojë në zhvillimin e vendit të tij, duke ecur përpara dhe duke punuar.

Nga pamundësia për të marrë pjesë në një ftesë që më kanë bërë dukagjinasit e mi, në një tubim që do të bëhet në Shkodër për të kërkuar një të drejtë të ligjshme të tyre që kanë kaq vjet, 30 vjet demokraci që e kërkojnë ditë natë, për të lidhur 30 katundet e Dukagjinit deri në Theth , unë ndjej nga thirrja e rrënjëve të mia nga thirrja e gjakut tim që unë duhet të bëjë para jush një prononcim publik dhe t’i bashkohem atij tubimi në Shkodër.

Miq, Dukagjini është një nga pjesët më të shëndetshme dhe një nga rrënjët më të forta të historisë së Shqipërisë dhe unë nuk kam dëshirë që të bëj histori por ju që të gjithë e dini se çfarë ka përfaqësuar ai vend. Dukagjini ka filluar në Lezhë dhe ka mbaruar në kufi me shkjaun. Dukagjini ka luftuar non stop, pa qenë ai Dukagjin, ajo Shkodër, do ta kishin ngrënë qentë a e kuptoni.

Pa qenë ajo Shkodër, dukagjinasit nuk do të qytetëroheshin. Kështu unë i lutem shumë zotërinjve, qytetarëve të kahershëm të Shkodrës, gjtihë atyre njerëzve që i kanë hapur derën babait tim dhe e kanë marrë 5 vjeç dhe e kanë shkolluar dhe e kanë qytetëruar dhe im atë pastaj ka ecur përpara me genin e tij, me temperamentin e tij por edhe me formimin që i ka bërë Shkodra.I lutem ti bashkohen këtij tubimi.

I bëj thirrje qytetarëve të rinj që i kanë hapur dyert dukagjinasve pas 90, që i kanë dhënë çdo mundësi për të punuar, që kanë filluar jetën nga zero, të dalin në atë tubim .I bëj thirrej të gjithë qytetarëve se mbase ata dukagjinasit e vjetër, me rregullat e vjetra dhe me temperamentet e tyre  shpesh herë ua kanë sjellë në majë të hundës qytetareëve të dalin dhe ti bashkohen këtij tubimi dhe të bëhen që të gjithë bashkë për të kërkuar një të drejtë të ligjshme të 30-40 mijë dukagjinave që janë në Shkodër dhe rrethinat e Shkdorës që sot ndajnë jetën me shkodranët që ndajnë ëndrrat, punën, që bëjnë krushqi që jetojnë që të gjithë bashkë”, shprehet Luca.

Gjergj Luca: Të lutem Shkodër Loce, bashkoju Dukagjinit tim!

Më tej thirrjen e tij e ka vazhduar tek politika, duke këkruar që të lënë mënjanë përrallat dhe të lejojnë që vendi të ecë përpara dhe t'i bashkohen tubimit.

Me këtë rast i bëj thirrje politikës, politikës sonë, që t’i lejë përrallat, e djathtë dhe e majtë, ditën e hënë. I bëj thirrje Elisës, i bëj thirrje Tom Doshit, i bëj thirrje djalit së familjes së mirë Helidon Bushatit. I bëj thirrje djalit të babait të mirë, kryetarit të Bashkisë, Shkodër, djalit të Ali Spahisë, që Ali Spahia pjesën më të vështirë të jetës së vet e ka kaluar në ato gurë, e ka kaluar në ato shpate, e ka kaluar në shpatet e Dukagjinasve që mbase ia kanë bërë të lehtë dhe atij vetë për ta kaluar atë moment të internimit të tij dhe i kanë hapur shpirtin, shtëpinë, dhe kanë ndarë bukën dhe kripën me Ali Spahinë dhe t’i lejnë përrallat e politikës miq, t’i lejnë përrallat që na kanë sakatuar 30-40 vjet se nuk ka rrenë më të madhe në këtë vend që të djathtët e të majtët, cilët janë të djathtët dhe të majtët?

Kanë 30 vjet që vazhdon kjo përrallë. Në këtë vend ka punëtorë dhe legena, ka rrenacakë, hajna e të ndershëm. Nuk ka më të djathtë dhe të majtë por ka njerëz që duan që të bëhet ky vend që të eci përpara, duan që të jetojnë që të gjithë bashkë.

Përfitoj nga rasti pse jo ti bëj thirrje edhe një burri që mua mi ka nxjerrë ëndrrat prej varrit dhe bashkë me ëndrrat më ka nxjerrë edhe mua jashtë dhe më ka kthyer tek ëndrrat, më ka kthyer tek motivimi, më ka kthyer tek jeta, më kthyer tek puna.

I bëj thirrje atij njeriu pse do t’i ndash këta dukagjinas nga historia e tyre?

Pse do ti ndash këta dukagjinas nga fjalët e babës, nga fjalët e gjyshit, për ato maja, për ato shkrepa, për ato gurë që janë pëllëmbë e gjak për të ruajtur këtë vend. Pse do t’ia heqësh këtë mundësi këtyre njerëzve që t’i rrisin brezat siç më ka rritur mua im atë, duke më thënë duaj të bukurën, duaj zotin, beso mikun, mos rrej, mos vidh.

Unë në momente të vështira, kur ëndrrat e mia u futën në dhe, i jam kthyer Zotit atje ku kam tim atë, qiellit nalt dhe i kam thënë hej bab pse më ke mësuar të tillë, të më kishe mësuar ndryshe, të më kishe ushqyer ndryshe. Dhe ti mu mi ke nxjerrë këto ëndrra prej dheut dhe më ke rilind dhe ringjall mua që unë të eci përpara, të punoj. Jepua mundësinë këtyre njerëzve të shkojnë ku i kanë patur truallet e veta, ta tregojnë historinë e tyre, tu tregojnë fëmijëve shpirtin se çfarë kanë bërë të parët e tyre, jepua mundësinë dhe unë po të garantoj që gjithë këtij komuniteti të madh që nuk është në Shkodër por është në të gjithë botën, që bujtinën e parë, atje ku i kanë pasur rrënjët të parët e mi do ta bëj unë.

Nëse qeveria dhe politika na thotë po, do të bëjmë një rrugë në 30 katundet e Dukagjinit, një rrugë për turizmin, për historinë, një rrugë për të kujtuar ky popull se ku i ka rrënjët e vërteta të vetat.Ka 30 vjet që nuk dinë se ku ka rrënjët. Unë do të bëj bujtinën e parë miq. 

Gjithë ata burra të Dukagjinit që janë pafund që nga Ernest Koliqi, gjiganti i letrave shqipe, nga i vëllai që ka qenë kardinali i parë shqiptar në Romë, nga Martin Camaj e të tjerë pafund që unë nuk po rri po ndalem,por do të bëj një muzeum të madh bashkë me një vendpritje ku njerëzit të vijnë dhe të shohin atë histori dhe të shohin se si kanë jetuar ata njerëz dhe të hanë e pinë në një butjinë, të bëhen disa dhoma hoteli dhe pastaj të shkojnë tek katundi i dytë të njihen me bujtinën tjetër, te katundi i tretë, i katërt, i pestë i gjashtë. 

Unë po iu  garantoj miq që 30 katunde të Dukagjinit duhen mijëra metra për ti mbushur me njerëzit e mëdhenj e me burrat që ka nxjerrë ai vend se është një nga rrënjët dhe një nga pjesët më të mëdha, më të forta, më motivuese, të këtij vendi, të Shqipërisë tonë. Ju lutem miq dëgjojeni Dukagjinin. Ju lutem Shkodër, bashkoju i Dukagjinit!”, ka thënë biznesmeni./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga