
Në qelitë e Burgut të Durrësit ndodhen të ndaluar disa persona të rëndësishëm publikë me akuza të rënda, ish-zyrtarë të lartë apo persona në detyrë, si Ilir Beqaj, Erion Veliaj, e të tjerë. Ditë më parë, më saktësisht më datë 1 prill, u emërua Drejtori i ri i Përgjithshëm i Burgjeve me firmën e Ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, i cili ka qenë në fakt dhe pastori që ka martuar Erion Veliajn me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.
Drejtori i ri i Burgjeve u emërua Adriatik Kupi. Ky i fundit është i njohur edhe si një nga mbështetësit e Erion Veliajt.
Ditën e djeshme raportohet të ketë ndodhur një incident, ku drejtori i Burgut të Durrësit, Edmond Llabani, i cili ka marrë detyrën pak kohë më parë, ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se Llabani e ka dhënë dorëheqjen pas disa ndërhyrjeve nga kreu i ri i burgjeve, ku i janë kërkuar të tolerojë takime me 4 apo 5 persona në ditë për “personalitete” apo të arrestuarit që vuajnë dënimin në këtë burg.
CNA ka mësuar se drejtori që la detyrën ka refuzuar që ta kthejë në ‘harem’ këtë burg dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen.
Telefona në qelitë e burgjeve, raki, whisky, takime pafund. Burgu i Durrësit po kthehet në një 'harem' menjëherë pas emërimit të Adriatik Kupit nga ministri Toni Gogu. Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë skanadal dhe institucionet ligjzbatuese duhet të hetojnë.
CNA ka mundur të sigurojë dhjetëra fakte, sipas së cilave, në orët e fundit në Burgun e Durrësit po bëhet nami. Flasin me telefona sikur të jenë në call center, rakia dhe uiski derdhen lumë, peshku, karkalecat ‘kërcasin’ ditë e natë, për të mos shtuar detaje të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe Ministri i Drejtësisë, dy ushtarë të padiskutueshëm të Erion Veliajt, po e kthejnë një nga institucionet e vuajtjes së dënimit në një ‘harem’ për qejfet e atyre që ndodhen brenda.
Çfarë është një institucion i vuajtjes së dënimit apo ku personat e ndaluar janë për qejf, ku ‘kërcet’ peshku, karkaleci, vera 1,000 euro shishja, rakia e ‘derdhur lumë’ apo Royal Salute Whisky 25 vjeçar. Këto janë asortimentet e brendshme përtej dhjetëra personave që hyjnë e dalin si në pronën e tyre, ndërkohë që zyrtarët po krijojnë skandalin e radhës për një shërbim politik ndaj zyrtarëve që ndodhen në qelitë e Burgut të Durrësit në pritje të dënimit nga gjykata./CNA
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër ka bllokuar 7,19...
Kjo e diel ka nisur me urime të shumta edhe nga politika m...
Këtë të diel, në Shqipëri dhe të gjithë botën festohet Pas...
Gjergj Luca dhe shpirti i tij i madh, në një ditë të madhe...
Besimtarë të shumtë katolikë janë mbledhur mbrëmjen e kësa...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh për të gjithë be...
Gazetari Poli Hoxha e cilësoi si absurd faktin që kryebash...
Ditën e sotme bëhen plot 230 ditë nga gënjeshtra dhe masht...
Në vigjilje të Pashkës katolike, Arqipeshkvi i Tiranës dhe...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ...
Kryetarja e komisionit të Turizmit, Ina Zhupa, është shpre...
Arqipeshkvi Metropolit i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragin...
Për të gjithë besimtarët orthodoksë, sot është e Shtuna e ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 13 ...
Bizneset dhe punonjësit në vendin tonë nuk janë duke e pre...
Gazetarja Anila Basha ka reaguar me tone të ashpra lidhur ...
Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërb...
Mijëra besimtarë katolikë janë mbledhur këtë mbrëmje në sh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...