"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...

Ditën e sotme bëhen plot 230 ditë nga gënjeshtra dhe mashtrimi publik i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt dhe ushtarit të tij mediatik, Mero Baze, mbi pretendimet dhe akuzat ndaj prokurorit Ols Dado.
Ndonëse kanë kaluar 230 ditë, as Veliaj dhe as gazetari i familjes së tij, Mero Baze nuk kanë publikuar asnjë fakt apo dokument që vërteton pretendimet për prokurorin Ols Dado, i cili sipas tyre ka kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe meqë ka marrë refuzimin e pretenduar nga Veliaj ka nisur hetimet ndaj kryebashkiakut.
Prej 230 ditësh, CNA ka kërkuar vazhdimisht që Mero Baze dhe Erion Veliaj të publikojnë dokumentin me firmën e Ols Dados për shtesë mbi lejen e ndërtimit dhe refuzimin me firmën e kryebashkiakut për këtë leje.
(Por dokumenti nuk ekziston, njësoj si inceneratori i Tiranës)
Ashtu siç e kemi theksuar edhe më herët, këto pretendime dhe akuza nuk janë asgjë tjetër përveç se një sulm ndaj drejtësisë. Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, pretendon konflikt interesi dhe prej më shumë se 7 muajsh nuk nxjerr asnjë dokument.
Ndërkohë, është i pandehur dhe i hetuar nga prokurori Ols Dado dhe e sulmon me padi administrative, se nuk ka mbaruar magjistraturën, kur gjyma e prokurorëve, ndoshta edhe më tepër se kaq nuk janë magjistratë.
Zdromsi gënjen publikisht për Ols Dadon, i cili ka kaluar procesin e vettingut dhe është bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa nga ana tjetër vetë Veliaj, në hetimet e para që ju bënë ju ngritën jo më pak se 13 akuza të rënda penale.
Më poshtë po sjellim pretendimet e Erion Veliajt dhe Mero Bazes:
Në pikën 135, Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erioni e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Pse nuk e nxjerr Veliaj dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmën e tij?
Mero Baze thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.

Pse nuk e vërteton Mero Baze te "Tema" e Veliajt? Pse nuk e publikon dokumentin me firmën e Ols Dados dhe refuzimin me firmë të Erion Veliajt?
Këto janë gënjeshtrat e thëna nga Veliaj dhe gazetari i familjes së tij Mero Baze në 230 ditë. E ndërsa e vërteta është një dhe e vetme, që Erion Veliaj ka konsumuar veprat e rënda penale: korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve penale, futjen e sendeve të ndaluara në qeli dhe fshehje pasurie.
Veliaj edhe pse ndodhet përballë akuzave dhe fakteve, ka frikë të përballet me drejtësinë dhe po vijon prej disa muajsh me taktikën e shtyrjeve të seancave gjyqësore. /CNA
Në vigjilje të Pashkës katolike, Arqipeshkvi i Tiranës dhe...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në bashkëbis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon ...
Kryetarja e komisionit të Turizmit, Ina Zhupa, është shpre...
Arqipeshkvi Metropolit i Shkodrës, Imzot Giovanni Peragin...
Për të gjithë besimtarët orthodoksë, sot është e Shtuna e ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i arrestuar për 13 ...
Bizneset dhe punonjësit në vendin tonë nuk janë duke e pre...
Gazetarja Anila Basha ka reaguar me tone të ashpra lidhur ...
Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e drejtuesve të shërb...
Mijëra besimtarë katolikë janë mbledhur këtë mbrëmje në sh...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca, që vjen edhe si bashkëm...
Drejtuesja e Faber Media & Production, Anxhela Faber ishte...
Seancat e shtyra nga Erion Veliaj me pretekste të njëpasnj...
Sot në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca gjyqësore...
Gazetari Mentor Kikia ka komentuar ditën e sotme deklaratë...
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në një takim të A...
Bordi i Transparencës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj raportoh...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...