
KLSH ka publikuar një raport audimi performance të shoqërive publike në sektorin energjitik, ku ka konstatuar abuzimin rreth 9.4 milionë euro të KESH (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare) me kompaninë private, NOA Energy.
Auditimi për shkëmbimin e energjisë elektrike i përket periudhës së vitit 2021-2022 dhe lidhet me një kontratë që nuk përcaktonte oraret e shkëmbimit të energjisë.
Në kulmin e krizës energjitike, KESH i jepte energji kompanisë private “NOA Energy” në oraret e pikut, kur çmimi i energjisë është shumë herë më i lartë, dhe kompania private ia kthente korporatës shtetërore, pas mesnate, kur çmimi është shumë herë më i ulët.
Pra, sa më i lartë ishte çmimi i energjisë në orën e pikut, aq më shumë fitonte kompania private që merrte energji nga KESH-i, në këtë rast “NOA Energy”.
CNA.al e ka raportuar këtë skandal që në tetor të 2021-shit, për më tepër edhe SPAK ka marrë informacion në lidhje me këtë çështje.
Me raportin (raporti i plotë) e tanishëm të KLSH-së po reagojnë gazetarët, ndërkohë që në kohën kur CNA.al denoncoi skandalin të gjitha mediat heshtën. Edhe ndonjë media që publikoi denoncimin e CNA.al e fshiu më pas.
Denoncimi u bë asokohe nga CNA.al, por KLSH sot e vërteton me fakte se KESH dhe NOA kanë kryer 9,367,730 euro abuzime me kontratën e lidhur mes tyre.
“Nga auditimi rezulton se: Nga auditimi i evidencës dokumentare mbi nominimin dhe lëvrimin e sasisë së shkëmbyer midis KESH dhe subjektit tregtar N. E. informacion i marrë pranë OST. Mbi bazën e këtij informacioni grupi i KLSH referuar bursës HUPX sipas fashave orare të shkëmbimit midis KESH dhe subjektit tregtar N. E., përcaktoi çmimet e kuotuara në HUPX për të dyja drejtimet e shkëmbimit deri në Maj të vitit 2022.
Në tabelën nr.20 pasqyrohen transaksione/shkëmbime të energjisë elektrike, nga ku rezulton se KESH i ka lëvruar subjektit tregtar N. E. sasinë e energjisë elektrike jo në kushte të favorshme për te optimizuar portofolin financiar.
Mbi bazën e profilit dhe fashës së nominuar/lëvruar është përcaktuar çmimi sipas bursës hungareze HUPX, siç paraqitet në tabelën nr.20.
Në të gjitha shkëmbimet KESH ka kryer operacione që nuk e kanë favorizuar portofolin financiar të saj, pasi nëse shkëmbimet e sasisë do ‘ti konvertonim në vlerë financiare nga fillimi i tyre deri me datë 31.10.2022, rezulton që KESH të ketë një të ardhur të munguar në shumën 9,367,730 euro.
Në tabelën nr.24 paraqitet ecuria e shkëmbimeve të energjise elektrike midis KESH dhe shoqërisë tregtare N. E.
Gjetje:
Subjekti tregtar N. E. deri në fund të muajt shtator 2022 është debitor për sasinë 17,515 MWh.
Në bazë të kësaj marrëveshje kompania ka një fitim të munguar prej 9,367,730 euro në portofolin e vet financiar, pasi nëse sasia totale e shkëmbyer do të ishte shituar/blerë për optimizim në bazë të çmimeve referente në HUPX do të kishte një fitim prej 9,367,730 euro”, thuhet ndër të tjera në raportin e KLSH-së.
Gjithashtu, KLSH rekomandon që KESH t’i kërkojë NOA-s të kthejë menjëherë sasinë e energjisë elektrike të cilën e ka përfituar në mënyrë abuzive.
“Rekomandim:
3. Administratori i shoqërisë KESH Sh.A. të kërkojë nga subjekti tregtar N.E. kthimin e menjëhershëm të sasisë së energjisë elektrike prej 17,515 MWh si detyrim i mbetur i kësaj shoqërie kundrejt KESH-it”, theksohet në raport.
Pra, fakti është një dhe i vetëm, skandali KESH-NOA me shkëmbimin e energjisë, për të cilin edhe SPAK ka nisur verifikimet, tashmë është i konfirmuar dhe abuzimet kapin shifrën e rreth 9.4 milionë eurove./ CNA.al



Gazetari Mentor Kikia është shprehur se digjitalizimi ...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimi...
Ditën e sotme është mbajtur ceremonia për nisjen e pun...
Pastor Akil Pano ka zbuluar se në datën 18 shkurt ora ...
Dështon raundi i parë për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatë...
Komisioni i Etikës ka marrë vendimin për përjashtimin për ...
Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ka deklaruar se sot...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Lezhës ka...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur për foto...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje qyt...
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është larguar nga GJ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se ish-kryepr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbledhje me grupin parlamen...
Prodhuesi amerikan i makinave, Ford, njoftoi të martën "ha...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka vizituar së...
Sindikata Ver.Di ka paralajmëruar një grevë për të premten...
Sot në GJKKO është zhvilluar seanca paraprake për incenera...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, do të mbledhë grupin parlament...
Avokati Spartak Ngjela, që aktualisht vetëm titullin ka si...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka folur mbi skandalin e Mc...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...